Ish-kryeministri dhe deputeti aktual i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski thotë se propozimi francez është zgjidhje e mirë dhe është një propozim i ekuilibruar dhe se nuk rrezikon identitetin maqedonas.
“Nuk besoj se duhet të heqim dorë nga asgjë nga historia jonë në kuadër të komisionit Historik apo të ndonjë komisioni tjetër. Duhet t’i përmbahemi qëndrimit që kemi për historinë tonë. Askush nuk mund ta ndryshojë pikëpamjen maqedonase për historinë. Askush nuk mund ta prekë identitetin tonë, sepse ky është identiteti ynë. Askush nuk mund të na ndalojë të jemi maqedonas. Nuk mund ta vënë përsëri veton sepse kjo nuk është pjesë e kornizës negociuese”, tha Kovaçevski në “Samo Vistina” në “Kanal 5”.

