Kryetari i Çairit të Shkupit dhe një nga liderët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, ka zhvilluar sot një takim në Bruksel me eurodeputetin me prejardhje nga Kosova, Adnan Dibrani, i cili përfaqëson Suedinë në Parlamentin Evropian.
“Sot në Bruksel, kafenë e mesditës e pimë me Adnan Dibranin, eurodeputetin me prejardhje nga Kosova, që përfaqëson Suedinë në Parlamentin Evropian.
Në një takim vëllazëror, biseduam për zhvillimet në rajon, procesin e integrimit evropian, dhe sfidat që na presin në periudhën që vjen.
Gjithmonë vlen kur diskutimet zhvillohen me njerëz që e njohin rajonin nga afër dhe janë pjesë e vendimmarrjes në nivel evropian”, shkroi Mexhiti.(INA)

