Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Haradinaj: Në vend se t’i kryente autostradat në Kosovë, Kurti shkon në Maqedoni për përurim projektesh

27 Gusht, 2026

Qindra turistë të zhdukur nga përmbytjet në Nepal, mes tyre britanikë dhe amerikanë

27 Gusht, 2026

Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni

27 Gusht, 2026

Donjeta Sadiku siguron medaljen e parë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026

27 Gusht, 2026

Bill Gates për inteligjencën artificiale: Është mjeti më i rrezikshëm i shpikur ndonjëherë

27 Gusht, 2026

Lea Ypi fiton Çmimin Hannah Arendt për Mendim Politik

27 Gusht, 2026

Abdixhiku: Kemi diskutuar emra konkretë për Presidentin, jemi një hap përpara

26 Gusht, 2026

Kur “analisti” bëhet armë propagande: kush po e shiste Kosovën nga studiot televizive?

26 Gusht, 2026

Spiuni serb Sheholli, në komunikime del edhe një person nga Maqedonia

26 Gusht, 2026

Forca të shumta mobilizohen për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit pas rrëshqitjes së dheut

26 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 27 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Në Maqedoni ka rreth 100 mijë të prekur nga sëmundjet e rralla, kërkohet qasje më e shpejtë në trajtim

Suad AvdiuBy Suad Avdiu31 Maj, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Procedurat e gjata dhe të ngadalshme burokratike e bëjnë edhe më të vështirë jetën e personave me sëmundje të rralla në Maqedoni.

Personeli mjekësor dhe shoqatat kërkojnë që shteti ti lehtësojë procedurat, nga përcaktimi i diagnozës deri te marrja e terapisë, për çka ndonjëherë presin edhe me vite.

„Së pari duhet që ai ilaç të regjistrohet, pacienti të diagnostikohet, pastaj kjo të konfirmohet para së gjithash në institucionin ku është diagnostikuar, më pas te komisioni për sëmundje të rralla, pastaj te Fondi të ndahen mjetet, e më pas tenderët. Kjo është një procedurë e gjatë administrative. Duhet të bëhet diçka që kjo procedurë administrativisht të shkurtohet. Keni situata kur për shkak të një pacienti, ndonjë kompani nuk paraqitet në tender, sepse nuk i leverdis. Shteti duhet ta zgjidhë atë problem, të gjendet mënyrë për zgjidhjen e problemeve të tilla”, deklaroi Velibor Tasiq, Mjek.

Mjekët thonë se pacientëve duhet t’u mundësohet terapi e rregullt dhe e plotë me ato barna që janë të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave.

„Nuk mund t’ia ndërprisni terapinë një pacienti dhe ta dëmtoni seriozisht, ndërsa në atë rast shteti ka investuar shumë para, i ka shkaktuar dëm pacientit dhe praktikisht i ka hedhur ato”, tha Zoran Guçev – mjek.

Në vitin 2025 buxheti për sëmundjet e rralla ishte 1 miliard e 250 milionë denarë, ndërsa për këtë vit ai është më i vogël për 170 milionë denarë. Ndërkohë është vendosur një model i ri për furnizim trevjeçar me barna.

„Mendoj se furnizimi trevjeçar me barna do ta largojë atë pasiguri që pacientët, familjet dhe shoqatat me padurim e prisnin se si do të kalojë tenderi, a do të ketë barna, a do të ketë mungesa. Me këtë mënyrë të financimit, ky model do të ndihmojë që të mos ketë pasiguri dhe të kemi furnizim të vazhdueshëm me barna dhe materiale për këta pacientë”, theksoi Zllate Stojanovski, kryetar i Komisionit për sëmundje të rralla.Në Maqedoni vlerësohet se ka nga 90.000 deri në 110.000 persona me sëmundje të rralla, por në regjistrin e sëmundjeve të rralla janë të regjistruar 1093 pacientë, prej të cilëve 240 janë fëmijë të moshës deri në 14 vjeç./Alsat.mk.

Lexuar: 27

Lajme te ngjashme

Kur “analisti” bëhet armë propagande: kush po e shiste Kosovën nga studiot televizive?

Spiuni serb Sheholli, në komunikime del edhe një person nga Maqedonia

Orhan Kurtishi: Nis asfaltimi i rrugës në lagjen “Kiro Fetak”, zgjidhet një problem i kahershëm

Bakiu: Për autostradën Shkup–Bllacë mund të falet një gabim, por jo dështimi i përsëritur për dekada!

Daut Beqiri: Dy ngjarje të rëndësishme, mesazhe për lidhje dhe vlera që bashkojnë

Hyn në fuqi “shporta shkollore”, qytetarët: 15% nuk mjafton

Lajmet e fundit

Haradinaj: Në vend se t’i kryente autostradat në Kosovë, Kurti shkon në Maqedoni për përurim projektesh

27 Gusht, 2026

Qindra turistë të zhdukur nga përmbytjet në Nepal, mes tyre britanikë dhe amerikanë

27 Gusht, 2026

Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni

27 Gusht, 2026

Donjeta Sadiku siguron medaljen e parë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026

27 Gusht, 2026

Bill Gates për inteligjencën artificiale: Është mjeti më i rrezikshëm i shpikur ndonjëherë

27 Gusht, 2026

Lea Ypi fiton Çmimin Hannah Arendt për Mendim Politik

27 Gusht, 2026

Abdixhiku: Kemi diskutuar emra konkretë për Presidentin, jemi një hap përpara

26 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.