Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Vuçiqi paralajmëron Kurtin: Do të hakmerremi ndaj jush, pas veprimit të sotëm në Zveçan

28 Maj, 2026

MAQEDONIA E VERIUT PO ZBRAZET: Vitin e kaluar në 147 shkolla nuk u regjistrua asnjë fillorist

28 Maj, 2026

Jurisprudenca, s’ka akoma zgjidhje konkrete

28 Maj, 2026

Taravari: Rama dhe Kurti t’i ftojnë liderët e partive shqiptare nga Maqedonia për t’i vendosur „vijat e kuqe“

28 Maj, 2026

Ndërron jetë në Mekë haxhiu Adnan Arifi nga Piroku, varroset në tokën e shenjtë

28 Maj, 2026

Ali Ahmeti mori pjesë në tubim përkujtimor për Fehmi e Xhevë Lladrovcin

28 Maj, 2026

Mungesa e shqiptarëve në pozita udhëheqëse, Toshkovski thotë se në MPB para përkatësisë etnike rëndësi ka profesionalizmi

28 Maj, 2026

Hapet aplikimi për 100 eurot e sektorit jo-publik, afati deri më 5 qershor

28 Maj, 2026

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Ulqin, Mali i Zi, ku një 46-vjeçar nga Kosova ka vrarë partneren e tij 36-vjeçare.

28 Maj, 2026

Rexhepi: Mickoski kishte premtuar ndryshime kushtetuese për gjuhën shqipe

28 Maj, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 29 Maj
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

MAQEDONIA E VERIUT PO ZBRAZET: Vitin e kaluar në 147 shkolla nuk u regjistrua asnjë fillorist

Suad AvdiuBy Suad Avdiu28 Maj, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Emigrimi masiv i familjeve të reja dhe rënia drastike e natalitetit po ndikojnë zymtë në zbrazjen e vendit, duke goditur drejtpërdrejt sistemin arsimor dhe duke lënë pa asnjë nxënës qindra objekte shkollore anembanë Maqedonisë së Veriut, përcjell INA.

Kjo ka bërë që vetëm vitin e kaluar në 147 shkolla të vendit, kryesisht periferike të mos ketë asnjë fillorist të regjistruar në klasë të parë. Megjithatë, ministrja e Arsimit, Vesna Janevska thotë se mësimdhënësit po mbajnë vendet e tyre të punës.

“Qeveria po bën përpjekje përmes politikave dhe masave konkrete që të gjithë mësimdhënësit t’i mbajnë vendet e tyre të punës, përkundër faktit se numri i nxënësve ka rënë ndjeshëm në vitet e fundit, ndërsa vitin e kaluar në 147 shkolla periferike nuk u regjistrua asnjë nxënës. Ndër të tjera, për këtë arsye po vendosim mësimin me një ndërresë dhe qëndrimin e zgjatur në shkolla, me qëllim që mësimdhënësit të kenë aktivitete shtesë, fond të plotë të orëve dhe të marrin pagë të plotë. Në këtë proces po na ndihmojnë partnerët tanë të mëdhenj, UNICEF-i dhe Banka Botërore”, theksoi ministrja Janevska.

Në një periudhë prej pak më shumë se 20 vitesh, numri i nxënësve është zvogëluar për 28%, ndërsa në të njëjtën periudhë numri i mësimdhënësve është rritur për 46%.

“Si rezultat i kësaj, mesatarja nacionale ra nga 18 nxënës për mësimdhënës në 11.4 nxënës për mësimdhënës, krahasuar me mesataren e OECD-së që është 15 nxënës për mësimdhënës”, theksoi Janevska, duke shtuar se për shkak të kësaj gjendjeje, rreth 90%, e në disa komuna edhe deri në 100% e mjeteve për arsim shkojnë për paga, gjë që lë hapësirë minimale për investime në infrastrukturë, pajisje dhe zhvillim profesional.(INA)

Lexuar: 68

Lajme te ngjashme

Jurisprudenca, s’ka akoma zgjidhje konkrete

Ndërron jetë në Mekë haxhiu Adnan Arifi nga Piroku, varroset në tokën e shenjtë

Mungesa e shqiptarëve në pozita udhëheqëse, Toshkovski thotë se në MPB para përkatësisë etnike rëndësi ka profesionalizmi

Rexhepi: Mickoski kishte premtuar ndryshime kushtetuese për gjuhën shqipe

Zv.ministri Admir Shabani fton të rinjtë të aplikojnë në Akademinë Ushtarake: Mundësi që nuk duhet humbur

Mickoski: Në Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat përqindjet nuk janë të rëndësishme, por cilësia

Lajmet e fundit

Vuçiqi paralajmëron Kurtin: Do të hakmerremi ndaj jush, pas veprimit të sotëm në Zveçan

28 Maj, 2026

MAQEDONIA E VERIUT PO ZBRAZET: Vitin e kaluar në 147 shkolla nuk u regjistrua asnjë fillorist

28 Maj, 2026

Jurisprudenca, s’ka akoma zgjidhje konkrete

28 Maj, 2026

Taravari: Rama dhe Kurti t’i ftojnë liderët e partive shqiptare nga Maqedonia për t’i vendosur „vijat e kuqe“

28 Maj, 2026

Ndërron jetë në Mekë haxhiu Adnan Arifi nga Piroku, varroset në tokën e shenjtë

28 Maj, 2026

Ali Ahmeti mori pjesë në tubim përkujtimor për Fehmi e Xhevë Lladrovcin

28 Maj, 2026

Mungesa e shqiptarëve në pozita udhëheqëse, Toshkovski thotë se në MPB para përkatësisë etnike rëndësi ka profesionalizmi

28 Maj, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.