Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Kërkohej në Maqedoni, arrestohet në Ferizaj

25 Gusht, 2026

Do të mbyllen 16 shkolla fillore në Maqedoninë e Veriut, shtatori do të fillojë me rreth tre mijë nxënës më pak

25 Gusht, 2026

“Më 16 shtator presim fitoren e dytë të Kosovës”, qytetarët presin lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

25 Gusht, 2026

VLEN: CILI PROKUROR I KA OFRUAR MARRËVESHJE GRUBIT?

25 Gusht, 2026

Ajaz Emini, shqiptari nga Kumanova, i cili brenda njё muaji mbajti dy uniforma: Atё amerikane dhe atё të UÇK-së!

25 Gusht, 2026

Ali Ahmeti rrëfen bisedën që ka pasur me Adem Jasharin (Video)

25 Gusht, 2026

Nga 26 gushti nis aplikimi për racionin e subvencionuar studentor

25 Gusht, 2026

Nikolloski: Korridori 8 do të ndërtohet deri në Qafë Thanë, po kërkojmë trasenë adekuate

25 Gusht, 2026

QMK: 29 zjarre brenda 24 orëve, tre janë ende aktiv

25 Gusht, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

25 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 25 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Gjuha shqip nuk është kërcënim për shtetin, por pasuri e tij

Suad AvdiuBy Suad Avdiu22 Maj, 2026 Maqedoni Pa Komente5 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Shkruan: Valbona Emini

Çështjet e identitetit gjuhësor, kulturor, historik e tradicional janë vlera që duhen respektuar, ruajtur dhe trashëguar.

– Regjistrimi dhe hapja e kursit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në një ndër institucionet shtetërore në Itali, më dha një ndjesi krenarie po aq sa më kujtoi realitetet e ndryshme me të cilat gjuha shqipe po përballet sot.

Ndërkohë që në Itali, Austri, Gjermani, Zvicër, Amerikë por jo vetëm, po mundësohet institucionalisht mësimi i gjuhës shqipe duke e trajtuar si vlerë dhe jo çështje numrash, e kundërta po ndodh në Maqedoninë e Veriut, ku shqiptarët që kanë pasur rol të rëndësishëm shtetforumes dhe gjuhën shqipe e kanë gjuhën e tyre amë, po trajtohen si numra dhe po kushtëzohen institucionalisht për ta përdodur atë.

Jemi të vetëdijshëm që kemi të bëjmë me realitete të ndryshme, por në thelb hapja e kurseve të gjuhës shqipe, përtej propozimit dhe përpjekjeve individuale është tregues i vlerësimit dhe gatishmërisë shtetërore në shërbim të ndërveprimit kulturor dhe respektimit të ndërsjelltë ndëretnik.

Njohja e gjuhës dhe kulturës së një populli nuk varfëron dhe dëmton askënd, përkundrazi është aset i shtuar që ia shton vlerat një vendi po aq sa pasuron shpirtin, mendjen dhe nxit qasje të reja ndaj elementeve të përbashkët e të ndryshëm njëkohësisht.

Njohja është një proces që lidhet ngushtë me ekzistencën dhe perceptimin që i shemb muret e ndarjes dhe paragjykimeve. Përmes procesit njohës arrin të kuptosh gjuhën dhe kulturën po aq sa botën dhe shpirtin e një populli. Gjuha kthehet në një urë ndërvepruese në funksion të bashkëpërfshirjes dhe jo distancimit, sepse gjuha në vetvete i shërben komunikimit, mirëkuptimit dhe jo përçarjes.

Për këtë arsye më vjen keq që shqiptarët e Maqedonisë së Veriut po përballen me një proces që nuk i ngjan atij njohës dhe as bashkëveprues, por nxit kufizim që përkthehet në mohim, një përpjekje dashakeqëse që nuk përkon me kohët që po jetojmë.

Ndaj e ndjej më shumë se kurrë të sjell në vëmendje se çështjet e identitetit gjuhësor, kulturor, historik, tradicional janë vlera që duhen respektuar, ruajtur dhe trashëguar si domosdoshmëri për një bashkëjetesë në harmoni mes qytetarëve të një vendi.

Tentativa për lëkundjen e shqipes në Maqedoninë e Veriut po tregon përpëlitjen ekzistenciale politike. Një politikë që i frikësohet një komuniteti etnik është e lëkundur dhe e pasigurt në komunitetin e vet. Por sado në krizë të jetë ajo, nuk duhet t’i nxisë qytetarët e vet kundër njëri-tjetrit, përkundrazi duhet të përforcojë marrëdhëniet e tyre për të bashkëvepruar dhe jetuar në harmoni me vlerat e përbashkëta dhe unike të tyre.

Kufizimet nuk nuk duhet të përdoren si zgjidhje të ngërçeve politike, as mohimi dhe gjuha diskriminuese pasi ato vetëm nxisin paqëndrueshmërinë shoqërore dhe kthehen në thirrje që mund të pasojnë në akte agresive të cilat rrezikojnë përshkallëzime deri në luftë civile.
Duhet të kuptojmë që lufta apo agresioni masiv ndodh më shpejt sesa ne mund ta mendojmë, nëse nuk i identifikojmë dhe parandalojmë në kohë faktorët e riskut.

Në debatin e ngritur në Maqedoninë e Veriut dallohen qartë 2 nga 10 faktorët e riskut që mund të prodhojnë më tej dhunë masive, luftë madje edhe gjenocid. Është e dukshme që në këtë problematikë kemi të bëjmë së pari me: *klasifikimin në ‘ne’ dhe ‘ata’, faktor që sjell përçarje, distancim dhe mosidentifikim të njërës palë me tjetrën dhe së dyti me diskriminim ku pjesa dominuese mohon ose kufizon të drejtat e pjesës tjetër më pak dominuese.

Ndaj një shtet i qendrueshëm që të parandalojë këtë risk duhet të ndërtojë marrëdhënie të drejta mes qytetarëve të vet në funksion të demokracinë dhe stabilitetit shoqëror. Të shmangë konfuzionet kushtetuese me ‘20%’ dhe të identifikojë qartë rolin, vlerat dhe pozicionin që i takon shqiptarëve dhe gjuhës shqipe.

Përtej faktorëve të riskut, çdo politikë në Maqedoninë e Veriut duhet të kuptojë se gjuha shqipe nuk është thjesht një element apo një objekt arbitrar i vendosur gabimisht diku. Gjuha shqipe është e gjallë dhe jeton si pjesë e shpirtit, identitetit, historisë, kulturës, traditës, përfaqësimit dhe dëshmon se ekzistenca e një numri aq të lartë shqiptarësh nuk është rastësore në ato troje, por është autoktone. Ndaj përpjekja për deformimin e kësaj të vërtete deformon gjithë identitetin kombëtar e vlerat shtetërore.

Prania e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut është fakt historik e kjo prani nuk zhbëhet nga përpjekjet kufizuese të së drejtës për ta folur, shkruar e për t’u përfaqësuar zyrtarisht me këtë gjuhë.
Madje mosrespektimi dhe devijimi i marrëveshjeve të bëra mes komuniteteve në atë vend përbën vepër penale dhe bie ndesh me lirinë, demokracinë dhe vlerat kombëtare e ndërkombëtare.

Përpjekja për shurdhimin e një zëri që kumbon, është përpjekje që kamuflon të vërtetën po aq sa rrezikon paqen në vend e rajon. Ndaj krizat dhe kompleksitetet e identitetit kombëtar duhet të kapërcehen sa më shpejt, duke u pozicionuar si duhet krah njëri-tjetrit për të bashkuar meritat, vlerat dhe trashëgiminë e gjithësecilës etni.

Përmes kurseve të gjuhës shqipe sjell edhe njëherë në vëmendje se çdo mësim i gjuhës shqipe kudo ku ka shqiptarë por jo vetëm është një gjurmë e shtuar shqiptare që në këtë moment delikat i tregon botës se në çdo përpjekje për krasitje gjuhësore, degë të tjera më të shëndetshme dhe më të forta do të çelin sërish.
Shqipes së krasitur ndër vite, rrënjët askush s’ja ka shkulur dot sepse rrënjët janë të shtrira në histori e gjurma është e vjetër po aq sa populli që e flet atë.

Lexuar: 18

Lajme te ngjashme

Kërkohej në Maqedoni, arrestohet në Ferizaj

Do të mbyllen 16 shkolla fillore në Maqedoninë e Veriut, shtatori do të fillojë me rreth tre mijë nxënës më pak

VLEN: CILI PROKUROR I KA OFRUAR MARRËVESHJE GRUBIT?

Ajaz Emini, shqiptari nga Kumanova, i cili brenda njё muaji mbajti dy uniforma: Atё amerikane dhe atё të UÇK-së!

Ali Ahmeti rrëfen bisedën që ka pasur me Adem Jasharin (Video)

Nga 26 gushti nis aplikimi për racionin e subvencionuar studentor

Lajmet e fundit

Kërkohej në Maqedoni, arrestohet në Ferizaj

25 Gusht, 2026

Do të mbyllen 16 shkolla fillore në Maqedoninë e Veriut, shtatori do të fillojë me rreth tre mijë nxënës më pak

25 Gusht, 2026

“Më 16 shtator presim fitoren e dytë të Kosovës”, qytetarët presin lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

25 Gusht, 2026

VLEN: CILI PROKUROR I KA OFRUAR MARRËVESHJE GRUBIT?

25 Gusht, 2026

Ajaz Emini, shqiptari nga Kumanova, i cili brenda njё muaji mbajti dy uniforma: Atё amerikane dhe atё të UÇK-së!

25 Gusht, 2026

Ali Ahmeti rrëfen bisedën që ka pasur me Adem Jasharin (Video)

25 Gusht, 2026

Nga 26 gushti nis aplikimi për racionin e subvencionuar studentor

25 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.