Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Të shtunën në Kojnare të Kumanovës, hapet Tregu i parë i veturave në rajon

19 Maj, 2026

Zv.ministri i Arsimit në RMV: Studentët do ta japin provimin në gjuhën shqipe

19 Maj, 2026

Ibrahimi: Jo Ali, nuk ke të ardhme

19 Maj, 2026

BDI: Presion dhe terror skandaloz e brutal ndaj Prokurorisë nga VMRO-ja

19 Maj, 2026

Interesimi i madh i mërgatës për zgjedhjet e qershorit, Maliqi: Vota e tyre vulos rezultatin (VIDEO)

19 Maj, 2026

Lushtaku paralajmëron padi ndaj Kurtit: Mjaft më!

19 Maj, 2026

Rritet numri i fëmijëve që vuajnë nga ankthi në RMV

19 Maj, 2026

Selami: VLEN-i s’ka “takat” të përballet me VMRO-në

19 Maj, 2026

27 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës

19 Maj, 2026

LSDM: Qeveria po i ikën standardeve dhe reformave evropiane

19 Maj, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 19 Maj
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Çmimet shtrenjtohen më shumë, rritja e pagave po zhvlerësohet nga inflacioni i lartë

Suad AvdiuBy Suad Avdiu19 Maj, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ditën e sotme, rritja e pagave po zhvlerësohet nga inflacioni i lartë tregojnë të dhënat e INSTAT. Edhe pse paga nominale mesatare ka kapërcyer kufirin e 86,000 lekëve në tremujorin e fundit 2025 vlera reale e saj ka mbetur shumë pas, për arsye se paga reale për të njëjtën periudhe ishte vetëm 72,225 lekë, 14,759 lekë më e ulët ose 17 % më pak se nominalja.

Paga reale mesatare mujore bruto është indeksuar me inflacionin (2020=100) nga INSTAT. Kjo do të thotë se me rreth 86 mijë lekë, një shqiptar blen sot të njëjtat mallra që në vitin 2020 i blinte me rreth 72 mijë lekë.Ndonëse pagat e qytetarëve janë rritur në vlerë monetare, fuqia e tyre blerëse po bie me hapa të shpejtë. Në tremujorin e fundit të 2025 hendeku ndërmjet pagës reale dhe asaj nominale ishte -17% dhe ka pësuar zgjerim vitin e kaluar.

Në fillim të vitit 2023 kjo diferencë ishte më e ulët, me vetëm 12 %. Duke qenë se baza e krahasimit është viti 2020 çdo tremujor reflekton inflacionin e akumuluar duke e rritur me tej hendekun ndërmjet pagës reale dhe asaj nominale.

Këto të dhëna tregojnë se standardi i jetesës po përballet me presion, pasi pagat më të larta nuk kanë arritur të neutralizojë shtrenjtimin e jetesës, duke e lënë konsumatorin me një fuqi blerëse dukshëm më të dobët se në fillim të dekadës.

Rritja e çmimeve po ecën me një hap shumë më të shpejtë sesa rritja e të ardhurave.

Një faktor tjetër është vonesa e reagimit të tregut të punës. Ndonëse punëdhënësit po rrisin pagat nominale për të mbajtur stafin, këto rritje shpesh janë nuk arrijnë të kompensojnë plotësisht shtrenjtimin e jetesës që ka ndodhur muajt e mëparshëm.

Gjithashtu, politikat fiskale luajnë një rol negativ përmes fenomenit ku rritja nominale e pagës e kalon individin në një fashë më të lartë tatimore, duke bërë që një pjesë e mirë e rritjes të shkojë për taksa, ndërkohë që fuqia blerëse reale vazhdon të tkurret.

Goditjet e njëpasnjëshme në zinxhirët e furnizimit dhe paqëndrueshmëria e monedhës kanë bërë që vlerësimi real i parasë të pësojë rënie.

Diferenca ndërmjet pagës reale dhe asaj nominale po thellohet edhe për shkak se rritja e tyre nuk erdhi nga produktiviteti në ekonomi, por nga presionet e fuqisë punëtore. Rritja e pagave me vendime e stimuloi edhe me shume rritjen e çmimeve duke e ulur në vërtetë vlerën reale të pagave./ Monitor

Lexuar: 67

Lajme te ngjashme

Të shtunën në Kojnare të Kumanovës, hapet Tregu i parë i veturave në rajon

Zv.ministri i Arsimit në RMV: Studentët do ta japin provimin në gjuhën shqipe

Ibrahimi: Jo Ali, nuk ke të ardhme

BDI: Presion dhe terror skandaloz e brutal ndaj Prokurorisë nga VMRO-ja

Rritet numri i fëmijëve që vuajnë nga ankthi në RMV

Selami: VLEN-i s’ka “takat” të përballet me VMRO-në

Lajmet e fundit

Të shtunën në Kojnare të Kumanovës, hapet Tregu i parë i veturave në rajon

19 Maj, 2026

Zv.ministri i Arsimit në RMV: Studentët do ta japin provimin në gjuhën shqipe

19 Maj, 2026

Ibrahimi: Jo Ali, nuk ke të ardhme

19 Maj, 2026

BDI: Presion dhe terror skandaloz e brutal ndaj Prokurorisë nga VMRO-ja

19 Maj, 2026

Interesimi i madh i mërgatës për zgjedhjet e qershorit, Maliqi: Vota e tyre vulos rezultatin (VIDEO)

19 Maj, 2026

Lushtaku paralajmëron padi ndaj Kurtit: Mjaft më!

19 Maj, 2026

Rritet numri i fëmijëve që vuajnë nga ankthi në RMV

19 Maj, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.