Ylber Limani ka reaguar ndaj përpjekjes për vendosjen e tabelave vetëm në gjuhën maqedonase, duke theksuar se përdorimi i gjuhës shqipe është obligim kushtetues dhe ligjor në Republika e Maqedonisë së Veriut.
Ai deklaroi për Televizioni News se ka ndërhyrë për të ndaluar vendosjen e tabelave pa përfshirjen e gjuhës shqipe, duke u thirrur në Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe Amendamentin V të Kushtetutës.
“Sot pata nderin dhe përgjegjësinë qytetare të reagoj ndaj një veprimi që e vlerësoj si në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ligji obligon institucionet shtetërore dhe publike që, krahas gjuhës maqedonase, të përdorin edhe gjuhën shqipe në shenjat dhe komunikimin zyrtar”, deklaroi Limani.
Ai shtoi se respektimi i barazisë gjuhësore nuk është çështje dëshire personale, por detyrim kushtetues dhe ligjor, duke nënvizuar se institucionet duhet të veprojnë në përputhje me rendin juridik dhe parimet e barazisë./Televizioni News

