Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Gazetarët në Ballkan përballen me kërcënime gjithnjë e më serioze

13 Maj, 2026

Gati 87% të derivateve të naftës vitin e kaluar Maqedonia e ka importuar nga Greqia

13 Maj, 2026

Ekspertët në Maqedoni: Dezinformatat po bëhen kërcënim kryesor

13 Maj, 2026

Deputetja e BDI-së Ajdari në Zvicër takon kryetarin e Këshillit Kombëtar të Parlamentit Federal të Zvicrës

13 Maj, 2026

U kap një ujk në lagjen Kozle të Shkupit

13 Maj, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

13 Maj, 2026

Ish ministri i Bujqësisë Nikollovski, merret në pyetje nga policia

12 Maj, 2026

Patrioti Hoxhë Osman Musliu kandidat në listën e Vetëvendosjes

12 Maj, 2026

Presidenti Begaj takim me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Maqedonisë së Veriut

12 Maj, 2026

Policia kap “vrasësin” serb në Shkup, “po përgatiste një vrasje me pagesë”

12 Maj, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 13 Maj
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Ekspertët në Maqedoni: Dezinformatat po bëhen kërcënim kryesor

Suad AvdiuBy Suad Avdiu13 Maj, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Çështjet e kulturës së sigurisë, rezistencës demokratike dhe politikave moderne të sigurisë ishin në fokus të Konferencës së Dytë Shkencore “National Security Cultures – A View from the Balkans”, e cila u mbajt dje në Shkup, në organizim të Fondacionit “Friedrich Ebert” – zyra në Shkup. Konferenca hapi debat mbi rolin e faktorëve kulturorë, politikë dhe institucionalë në përballjen me sfidat moderne të sigurisë, veçanërisht në kushte të paqëndrueshmërisë gjeopolitike, kërcënimeve hibride dhe polarizimit në rritje të shoqërisë, transmeton Portalb.mk.

Në panelin e parë me temë “Security Culture as a Framework of National and Supranational Security Policies and Practices”, profesorë dhe ekspertë nga rajoni diskutuan mbi nevojën për një qasje më të gjerë ndaj sigurisë, ku edukimi, mendimi kritik dhe bashkëpunimi rajonal luajnë rol kyç.

Profesori kroat Sinisha Tataloviq theksoi se kultura e sigurisë nuk mund të kuptohet e izoluar nga proceset globale politike dhe shoqërore. Sipas tij, universitetet dhe qendrat kërkimore kanë përgjegjësi të krijojnë mendim kritik dhe kulturë dialogu, sepse pa këto elemente politikat e sigurisë rrezikojnë të mbeten vetëm masa reaktive afatshkurtra.

Nga ana tjetër, profesori Nenad Markoviq paralajmëroi se frika, pasiguria dhe perceptimi i rrezikut po përdoren gjithnjë e më shpesh për mobilizim politik në Ballkan. Ai nënvizoi se narrativat antimigrante, ndjenjat kundër pakicave dhe teoritë e frikës ndikojnë drejtpërdrejt në kulturën e sigurisë dhe në polarizimin shoqëror.

Profesoresha Ana Çupeska theksoi se siguria në epokën digjitale nuk është më vetëm çështje teknike, por një element thelbësor për ruajtjen e demokracisë dhe vetë esencës njerëzore. Sipas saj, nevojitet një platformë gjithëpërfshirëse që do të lidhë dimensionin e sigurisë me atë politik dhe kulturor.

Profesoresha Vanja Rokviq vuri në dukje se shtetet po investojnë gjithnjë e më shumë në armatim dhe kapacitete ushtarake, ndërsa më pak në sigurinë njerëzore, shëndetësinë, arsimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Ajo ngriti dilema nëse politikat e sigurisë po udhëhiqen nga nevojat reale apo nga interesat ekonomike të industrisë ushtarake.

Në panelin e dytë, kushtuar “Security Culture and Democratic Resilience”, profesorët dhe studiuesit diskutuan mbi ndikimin e teknologjisë, dezinformatave dhe manipulimit të opinionit publik në dobësimin e demokracive moderne.

Profesori Aleksandar Spasov theksoi se kërcënimet moderne të sigurisë nuk manifestohen më vetëm përmes forcës ushtarake, por edhe përmes manipulimit me informacionin, dezinformatave dhe thellimit të ndasive shoqërore. Ai përmendi si shembuj përpjekjet për destabilizim gjatë procesit të Marrëveshjes së Prespës, debatet rreth integrimeve evropiane dhe ndikimin e agresionit rus ndaj Ukrainës në perceptimin publik ndaj Perëndimit.

Lexuar: 52

Lajme te ngjashme

Gazetarët në Ballkan përballen me kërcënime gjithnjë e më serioze

Gati 87% të derivateve të naftës vitin e kaluar Maqedonia e ka importuar nga Greqia

Deputetja e BDI-së Ajdari në Zvicër takon kryetarin e Këshillit Kombëtar të Parlamentit Federal të Zvicrës

U kap një ujk në lagjen Kozle të Shkupit

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Ish ministri i Bujqësisë Nikollovski, merret në pyetje nga policia

Lajmet e fundit

Gazetarët në Ballkan përballen me kërcënime gjithnjë e më serioze

13 Maj, 2026

Gati 87% të derivateve të naftës vitin e kaluar Maqedonia e ka importuar nga Greqia

13 Maj, 2026

Ekspertët në Maqedoni: Dezinformatat po bëhen kërcënim kryesor

13 Maj, 2026

Deputetja e BDI-së Ajdari në Zvicër takon kryetarin e Këshillit Kombëtar të Parlamentit Federal të Zvicrës

13 Maj, 2026

U kap një ujk në lagjen Kozle të Shkupit

13 Maj, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

13 Maj, 2026

Ish ministri i Bujqësisë Nikollovski, merret në pyetje nga policia

12 Maj, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.