Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ish ministri i Bujqësisë Nikollovski, merret në pyetje nga policia

12 Maj, 2026

Patrioti Hoxhë Osman Musliu kandidat në listën e Vetëvendosjes

12 Maj, 2026

Presidenti Begaj takim me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Maqedonisë së Veriut

12 Maj, 2026

Policia kap “vrasësin” serb në Shkup, “po përgatiste një vrasje me pagesë”

12 Maj, 2026

VLEN: Decentralizimi zë vend parësor në programin tonë

12 Maj, 2026

Kaos financiar në Gjykatën e Kumanovës

12 Maj, 2026

“Një gjuhë për dhimbjen”, reportazhi për kosovarin Nazmi Kadriu nominohet për çmimin më prestigjioz të gazetarisë në Zvicër

12 Maj, 2026

VLEN me vizion të ri për decentralizimin dhe pushtetin lokal

12 Maj, 2026

Qindra familje në Francë ngrenë padi kundër TikTok nën dyshimet për “abuzim”

12 Maj, 2026

Aksident tragjik në Maqedoni, një person humbi jetën

12 Maj, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 12 Maj
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Kaos financiar në Gjykatën e Kumanovës

Suad AvdiuBy Suad Avdiu12 Maj, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Enti Shtetëror për Revizion ka publikuar raportin për revizionin e raporteve financiare dhe revizionin e pajtueshmërisë në Gjykata Themelore Kumanovë, ku janë konstatuar një sërë dobësish dhe parregullsish në menaxhimin financiar, evidencën e mjeteve dhe funksionimin administrativ të institucionit, transmeton Portalb.mk.

Sipas raportit, regjistrimi i mjeteve dhe detyrimeve nuk është kryer në përputhje me rregullat e përcaktuara, ndërsa një pjesë e mjeteve të luajtshme janë nxjerrë dhe ruajtur te një subjekt juridik privat pa evidencë adekuate, pa kontratë dhe pa kushte për mbrojtje. Për shkak të kësaj, nuk ka qenë i mundur riregjistrimi dhe identifikimi i tyre.

Revizorët kanë evidentuar edhe kushte të papërshtatshme për ruajtjen e dokumentacionit në hapësirat e bodrumit, si dhe dobësi në zbatimin e procedurave të prokurimit publik.

Një nga çështjet më serioze lidhet me depozitat gjyqësore. Në raport theksohet se nuk janë ndërmarrë aktivitete për harmonizimin e gjendjes kontabël me gjendjen faktike të mjeteve monetare dhe detyrimeve mbi bazën e depozitave gjyqësore. Depozitat përfshijnë periudhën nga viti 1999 deri në vitin 2024, por nuk është përcaktuar statusi i lëndëve nëse janë të përfunduara apo të papërfunduara.

Gjithashtu, është konstatuar se nuk ekziston evidencë elektronike për mjetet monetare dhe sendet e konfiskuara, ndërsa regjistri aktual mbahet vetëm në formë të shkruar dhe nuk përditësohet me kohë. Sipas raportit, nuk është kryer as shqyrtim i plotë i operacioneve me mjetet e depozitave nga viti paraprak.

Revizorët kanë konstatuar edhe se kryetari i gjykatës nuk ka realizuar dy herë në vit shqyrtimin e plotë të punës materiale dhe financiare, siç parashihet me rregullat përkatëse.

Në raport janë theksuar edhe disa dobësi sistemore, përfshirë mungesën e dispozitave për përcaktimin e pagave të punonjësve teknikë dhe ndihmës në gjykata, mungesën e kuadrit në njësinë për punë materiale-financiare dhe mosplotësimin e pozitës së udhëheqësit të kësaj njësie.

Po ashtu, revizioni ka evidentuar se nuk është përcaktuar forma dhe përmbajtja e formularëve për evidencën e depozitave gjyqësore, si dhe ekzistojnë mospërputhje në rregullativën ligjore dhe nënligjore lidhur me pronësinë e sendeve të depozituara që vjetërsohen pas dhjetë vitesh nga dorëzimi i tyre.

Enti Shtetëror i Revizionit në raportin për revizionin e raporteve financiare dhe revizionin e pajtueshmërisë në Ministrinë e Çështjeve Evropiane për vitin 2024, ku janë evidentuar disa mangësi dhe dobësi në menaxhimin financiar dhe administrativ të institucionit.

Lexuar: 245

Lajme te ngjashme

Ish ministri i Bujqësisë Nikollovski, merret në pyetje nga policia

Presidenti Begaj takim me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Maqedonisë së Veriut

Policia kap “vrasësin” serb në Shkup, “po përgatiste një vrasje me pagesë”

VLEN: Decentralizimi zë vend parësor në programin tonë

VLEN me vizion të ri për decentralizimin dhe pushtetin lokal

Qindra familje në Francë ngrenë padi kundër TikTok nën dyshimet për “abuzim”

Lajmet e fundit

Ish ministri i Bujqësisë Nikollovski, merret në pyetje nga policia

12 Maj, 2026

Patrioti Hoxhë Osman Musliu kandidat në listën e Vetëvendosjes

12 Maj, 2026

Presidenti Begaj takim me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Maqedonisë së Veriut

12 Maj, 2026

Policia kap “vrasësin” serb në Shkup, “po përgatiste një vrasje me pagesë”

12 Maj, 2026

VLEN: Decentralizimi zë vend parësor në programin tonë

12 Maj, 2026

Kaos financiar në Gjykatën e Kumanovës

12 Maj, 2026

“Një gjuhë për dhimbjen”, reportazhi për kosovarin Nazmi Kadriu nominohet për çmimin më prestigjioz të gazetarisë në Zvicër

12 Maj, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.