Ka ndërruar jetë nëna e dëshmorit të kombit, Beqir Sadiku, nga fshati Sllupçan i Komunës së Likovës.
Beqir Sadiku ishte një ndër luftëtarët e njohur shqiptarë, i cili mori pjesë në tri luftëra çlirimtare – në radhët e UÇK-së në Kosovë, UÇPMB-së në Luginën e Preshevës dhe UÇK-së në Maqedoni, (përcjell) Televizioni News
Lajmi për ndarjen nga jeta të nënës së dëshmorit ka pikëlluar familjarë, bashkëluftëtarë dhe shumë qytetarë nga rajoni i Likovës dhe më gjerë, të cilët e kujtojnë me respekt sakrificën e familjes Sadiku për çështjen kombëtare.
Ekipi i Televizionit News: Ngushëllime familjes Sadiku.


