Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ante Markoviq – kryeministri i fundit i Jugosllavisë, që ofronte prosperitet në kohën kur nacionalizmi po e çonte vendin drejt luftës

28 Nëntor, 2026

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2030!

27 Nëntor, 2026

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

27 Nëntor, 2026

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

27 Nëntor, 2026

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

27 Nëntor, 2026

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

27 Nëntor, 2026

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

27 Nëntor, 2026

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

27 Nëntor, 2026

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë, hajdutët erdhën nga Shkupi përmes rrugës së vjetër

27 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 28 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

SHGM publikoi draft-tekstin e ri të Kodit të Gazetarëve të RMV-së, ftohen punonjësit e mediave të japin komente

Suad AvdiuBy Suad Avdiu5 Maj, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë publikoi draft-tekstin e ri të Kodit të Gazetarëve, i përbërë nga tetëmbëdhjetë nene. Shoqata fton punonjësit e mediave të ndajnë komentet dhe mendimet, duke dhënë kështu një kontribut të rëndësishëm për përmirësimin e versionit aktual të punës, transmeton Portalb.mk.

Komentet mund të dërgohen në e-mail: contact@znm.org.mk deri më 18 maj, me shënimin “KOMENTE DHE MENDIME PËR KODIN”.

Procesi i hartimit është ende në zhvillim, me konsultime të tjera të planifikuara për harmonizimin përfundimtar të tekstit të Kodit.

“Njëkohësisht ju njoftojmë se për këtë temë do të mbahet një ngjarje publike më 11 maj në ora 11:00 në Europe House. Procesi i ndryshimit dhe plotësimit të Kodit të Gazetarëve zhvillohet si një iniciativë gjithëpërfshirëse dhe shumëfazore, me qëllim avancimin e standardeve etike në gazetari dhe përshtatjen e tyre me sfidat bashkëkohore mediatike. Ndryshimet përfshijnë dy pjesë: rishikimin e dispozitave ekzistuese dhe vendosjen e rregullave të reja që i përgjigjen epokës digjitale dhe formave të reja të raportimit”, thonë nga SHGM.

Ata shtojnë se në kuadër të punës së deritanishme janë bërë ndryshime të rëndësishme në disa pjesë të Kodit. Është ndryshuar Preambula, ndërsa korrigjime janë bërë në nenet 1, 4, 6, 8, 10, 12, 14 dhe 17, me qëllim sqarimin dhe forcimin e standardeve profesionale dhe etike. Po ashtu, janë bërë ndryshime edhe në dispozitat përfundimtare. Si hap i rëndësishëm drejt modernizimit, janë shtuar edhe tre nene të reja që kanë të bëjnë me përdorimin e mjeteve të inteligjencës artificiale në gazetari, çështjet që lidhen me mbledhjen e fshehtë të të dhënave dhe raportimin për rastet e vetëvrasjeve dhe tentativave për vetëvrasje. Në versionin aktual, Kodi etik përbëhet nga tetëmbëdhjetë nene.

Download

Procesi nuk kufizohet vetëm në ndryshime tekstuale, por bazohet edhe në një konsultim më të gjerë me komunitetin e gazetarëve. Në këtë drejtim janë organizuar disa punëtori dhe takime konsultative me gazetarë, redaktorë dhe punonjës mediatikë nga pjesë të ndryshme të vendit, ku janë mbledhur propozime praktike dhe përvoja nga terreni.

Si pjesë e mbështetjes analitike për reformën, janë përgatitur edhe dy dokumente të rëndësishme që trajtojnë sfidat aktuale etike dhe ofrojnë udhëzime për modernizimin e standardeve gazetareske. Ato fokusohen në luftimin e dezinformatave, gjuhës së urrejtjes, mbrojtjen e grupeve të cenueshme, verifikimin e fakteve dhe ndikimin e teknologjive të reja në profesionin e gazetarit.

Pritjet nga ky proces janë krijimi i një Kodi më të qartë, më të kuptueshëm dhe më të zbatueshëm, i cili do t’u ndihmojë gazetarëve në punën e përditshme. Pritet forcimi i profesionalizmit dhe etikës në raportim, përballje më e mirë me sfidat digjitale dhe teknologjitë e reja, si dhe rritje e besimit të publikut në media përmes informimit më cilësor dhe të verifikuar. Në këtë drejtim, mbështetja nga Civica Mobilitas është thelbësore për përfundimin me sukses të procesit dhe për krijimin e një Kodi bashkëkohor dhe funksional, i cili do të shërbejë si mjet bazë në praktikën gazetareske.

Grupi punues i përbërë nga përfaqësues të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Institutit Maqedonas për Media dhe Këshillit për Etikë në Media, gjatë procesit ka zhvilluar takime ku janë marrë parasysh edhe shembuj nga kode të tjera etike në rajon dhe në Evropë. Hartimi ka filluar në korrik të vitit 2024, ndërsa Kodi i ri pritet të promovohet në gjysmën e dytë të vitit 2026.

Lexuar: 64

Lajme te ngjashme

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë, hajdutët erdhën nga Shkupi përmes rrugës së vjetër

VLEN: Edhe Tirana e konfirmoi se gjuha shqipe po avancon, propaganda e BDI-së mbetet pa treg

Lajmet e fundit

Ante Markoviq – kryeministri i fundit i Jugosllavisë, që ofronte prosperitet në kohën kur nacionalizmi po e çonte vendin drejt luftës

28 Nëntor, 2026

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2030!

27 Nëntor, 2026

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

27 Nëntor, 2026

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

27 Nëntor, 2026

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

27 Nëntor, 2026

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

27 Nëntor, 2026

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

27 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.