Bashkimi Demokratik ka bërë të ditur se nënkryetari Bujar Osmani do të udhëtojë drejtë Brukselit në një vizitë dyditore, shkruan TV21. Siç ka bërë të ditur BDI, Osmani pritet të takohet me përfaqësues të Komisionit Evropian, Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të BE-së, si dhe me eurodeputetë ku në fokus të diskutimit do të jenë perspektiva evropiane të vendit dhe zhvillimet e fundit në vend.
“Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, do të qëndrojë në një vizitë dyditore pune në Bruksel, ku do të zhvillojë një sërë takimesh me përfaqësues të Komisionit Evropian, Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të BE-së, si dhe me eurodeputetë.
Në këto takime do të hapen çështjet që lidhen me perspektivën evropiane të vendit, por edhe zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë me përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe cenimin e parimeve themelore të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit”, njoftoi BDI.

