Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Aksion i madh i policisë në Shkup: 113 motoçiklistë të sanksionuar për shkelje të rregullave të trafikut

2 Maj, 2026

VLEN: BDI sot mbron një projekt që drejtorët e saj kanë kërkuar të shkëputet!

2 Maj, 2026

BDI: Edhe pas tre ditësh nuk ka përgjigje për MEPSO

2 Maj, 2026

Bukuroshja me origjinë nga Sanxhaku emërohet këshilltare në kabinetin e Kryeministrit Kurti

2 Maj, 2026

E sulmoi gruan dhe 2 fëmijë e tij të mitur

2 Maj, 2026

Albin Kurti njofton ndërtimin e Xhamisë te Ura e Ibrit të cilën serbët e dogjën në luftë

2 Maj, 2026

Mexhiti: 2 Maji mbetet një nga momentet më domethënëse të historisë sonë

2 Maj, 2026

Ali Ahmeti kujton 2 Majin: “Karadaku simbol i lirisë dhe qëndresës”

2 Maj, 2026

Veturat regjistrohen me kushte të reja. Ja cilat!

2 Maj, 2026

E ndalojnë me dhunë veturën, e rrahin keq shoferin kumanovar

2 Maj, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 2 Maj
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

BDI: Edhe pas tre ditësh nuk ka përgjigje për MEPSO

Suad AvdiuBy Suad Avdiu2 Maj, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Bashkimi Demokratik për Integrim e konsideron krejtësisht të papërgjegjshme heshtjen e vazhdueshme të Burim Latifit, i cili edhe pas tre ditësh nuk ka dhënë asnjë sqarim për opinionin lidhur me dëmin prej rreth 6 milionë eurosh që i ka shkaktuar shtetit.

Është e papranueshme që në një çështje kaq serioze, që lidhet me menaxhimin e mjeteve publike dhe përgjegjësinë institucionale, të mungojë transparenca dhe llogaridhënia. Opinioni publik ka të drejtë të dijë pse është ndërprerë kontrata me kompaninë e parë dhe cilat kanë qenë arsyet reale për një vendim të tillë.

Po ashtu, kërkojmë përgjigje të qarta se pse për të njëjtën çështje është lidhur kontratë me një kompani tjetër nga Banja Luka, për të cilën në publik ekzistojnë dyshime për afërsi me struktura politike nga Republika Serpska dhe Millorad Dodikun. Nëse këto pretendime janë të sakta, atëherë lindin dilema serioze për procesin e përzgjedhjes dhe për interesin publik që është ndjekur.

Sipas informacioneve të bëra publike, vendimi i organeve për zgjidhjen e kontesteve (DAB) ka rezultuar me një dëm financiar për shtetin në vlerë prej rreth 6 milionë eurosh. Kjo e bën edhe më urgjente nevojën që përgjegjësit të dalin para qytetarëve dhe të japin sqarime të plota.

BDI vlerëson se Burim Latifi ka për obligim të drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve të shpjegojë:

* pse është prishur kontrata me kompaninë e parë,
* mbi çfarë baze është lidhur kontrata e re me një kompani të afërt me Millorad Dodikun,
* dhe si ka ardhur deri te dëmi financiar prej miliona eurosh.

Transparenca dhe përgjegjësia janë detyrim. Heshtja në këtë rast vetëm sa rrit dyshimet dhe dëmton besimin e qytetarëve në institucionet shtetërore. Gjithashtu ftojmë prokurorinë publike të hetojë këtë rast, gjithashtu edhe Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Përgjegjësia ekziston dhe institucionet pa hezitim duhet të veprojnë.

Lexuar: 56

Lajme te ngjashme

Aksion i madh i policisë në Shkup: 113 motoçiklistë të sanksionuar për shkelje të rregullave të trafikut

VLEN: BDI sot mbron një projekt që drejtorët e saj kanë kërkuar të shkëputet!

E sulmoi gruan dhe 2 fëmijë e tij të mitur

Mexhiti: 2 Maji mbetet një nga momentet më domethënëse të historisë sonë

Ali Ahmeti kujton 2 Majin: “Karadaku simbol i lirisë dhe qëndresës”

Veturat regjistrohen me kushte të reja. Ja cilat!

Lajmet e fundit

Aksion i madh i policisë në Shkup: 113 motoçiklistë të sanksionuar për shkelje të rregullave të trafikut

2 Maj, 2026

VLEN: BDI sot mbron një projekt që drejtorët e saj kanë kërkuar të shkëputet!

2 Maj, 2026

BDI: Edhe pas tre ditësh nuk ka përgjigje për MEPSO

2 Maj, 2026

Bukuroshja me origjinë nga Sanxhaku emërohet këshilltare në kabinetin e Kryeministrit Kurti

2 Maj, 2026

E sulmoi gruan dhe 2 fëmijë e tij të mitur

2 Maj, 2026

Albin Kurti njofton ndërtimin e Xhamisë te Ura e Ibrit të cilën serbët e dogjën në luftë

2 Maj, 2026

Mexhiti: 2 Maji mbetet një nga momentet më domethënëse të historisë sonë

2 Maj, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.