Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ante Markoviq – kryeministri i fundit i Jugosllavisë, që ofronte prosperitet në kohën kur nacionalizmi po e çonte vendin drejt luftës

28 Nëntor, 2026

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2030!

27 Nëntor, 2026

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

27 Nëntor, 2026

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

27 Nëntor, 2026

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

27 Nëntor, 2026

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

27 Nëntor, 2026

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

27 Nëntor, 2026

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

27 Nëntor, 2026

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë, hajdutët erdhën nga Shkupi përmes rrugës së vjetër

27 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 28 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Kumanova larg standardeve për parkingje, qyteti në kaos të përditshëm

Suad AvdiuBy Suad Avdiu2 Maj, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Mungesa e parkingjeve në Kumanovë, veçanërisht në zonën qendrore të qytetit krijon vazhdimisht kaos. Veturat parkohen në trotuare dhe vende të palejuara, duke bllokuar këmbësorët dhe rënduar trafikun. Si pasojë, qytetarët humbin kohë duke kërkuar parking, ndërsa fëmijët detyrohen të ecin në rrugë, duke rrezikuar sigurinë e tyre, shkruan Portalb.mk. 

Si shumë qytete në vend, edhe Kumanova përballet me mungesë të parkingjeve në qytet. Kjo situatë krijon revoltë te qytetarët.

Ismet Latifi, banor i Kumanovës për Portalb.mk, tha se shoferët në Kumanovë vazhdimisht kanë probleme me gjetjen e parkingut, ndërsa ky problem shtohet edhe më shumë me ardhjen e verës, pasi edhe mërgimtarët kthehen nga diaspora.

“Institucionet duhet të gjejnë një zgjidhje sa më shpejtë dhe të krijojnë më shumë vende parkimi, pasi kaosi urban është bërë përditshmëri në qytet”, theksoi Latifi.

Përveç parkingjeve publike, në qytet ka dhe parkingje private, por të njëjtat përsëri nuk janë të mjaftueshme për ta përballuar fluksin e lartë të veturave dhe për të përmbushur kërkesat e qytetarëve.

Nga ana tjetër, autoritetet shtetërore arsyetohen se janë duke punuar në përpilimin e projekteve për ndërtimin e parkingjeve të reja në qytet.

Drejtori i NP “Kumanova Parking”, Andreja Maxhovski, për Portalb.mk deklaroi se duke pasur parasysh nevojën e qytetit për vend-parkime të reja, bashkë me Komunën e Kumanovës është duke u planifikuar ndërtimi i vend-parkimve të reja si në qendër të qytetit ashtu edhe në periferi.

“Për momentin janë duke u përgatitur projekte të reja për ndërtimin e hapësirave të reja për parkim dhe shtimin e kapaciteteve të vend-parikimeve. Derisa për momentin në menaxhim të NP Kumanova Parking kemi rreth 560 vend-parkime. Ne e dimë se me afrimin e sezonit të verës dhe ardhjen e diasporës në vendin tonë, shtohen veturat dhe kërkesa për parking rritet, për të anashkaluar sadopak tollovinë në qytet ne kemi vendosur ta lehtësojmë mënyrën e pagesës së parkingut dhe me vendosjen e tabela të reja kemi vendosur QR code përmes së cilave mund të kryhet mënyra e pagesës së parkingut”, tha Maxhovski.

Kujtojmë se numri minimal i vend-parkimeve për ndërtesat e amvisërive dhe ndërtesave të administratës shtetërore, rregullohet përmes Rregullores mbi standardet dhe normat për planifikimin urban. Sipas kësaj rregullore, parashikohet se për çdo amvisëri të ketë një vend-parkimi. Ndërsa sa i përket administratës shtetërore, parashikohet që për çdo pesë të punësuar të ketë një vend parkimi. Sipas kësaj rregullore, Kumanova funksionon me më pak se gjysmën e kapacitetit të vend-parkimeve të kërkuara për qarkullim normal të komunikacionit.

Ndryshe, Kumanova përballet edhe me “deponi” të veturave të vjetra që ndodhen në hapësirat prapa objektit të Gjykatës Themelore pranë Stacionit Policor në Kumanovë, të cilat ende nuk janë larguar, pavarësisht se vitin e kaluar nga Inspektorati Komunal u zotuan se do ta pastrojnë atë hapsirë nga veturat e braktisura. 

Më 23 tetor 2025 Komuna e Kumanovës ofroi largimin falas të automjeteve të dëmtuara. Fillimisht, periudha promocionale nga 25 tetori deri më 28 nëntor 2024 synonte të ofronte shërbimin pa pagesë, por sipas ‘Kumanovo-Parking’, interesimi ishte i ulët.

Lexuar: 60

Lajme te ngjashme

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë, hajdutët erdhën nga Shkupi përmes rrugës së vjetër

VLEN: Edhe Tirana e konfirmoi se gjuha shqipe po avancon, propaganda e BDI-së mbetet pa treg

Lajmet e fundit

Ante Markoviq – kryeministri i fundit i Jugosllavisë, që ofronte prosperitet në kohën kur nacionalizmi po e çonte vendin drejt luftës

28 Nëntor, 2026

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2030!

27 Nëntor, 2026

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

27 Nëntor, 2026

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

27 Nëntor, 2026

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

27 Nëntor, 2026

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

27 Nëntor, 2026

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

27 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.