Sot pata kënaqësinë të vizitoj Shkollën Fillore Komunale “Jeronim de Rada” në Çerkez, me rastin e shënimit të ditës së patronatit të shkollës.
Me këtë rast, i urova drejtoreshës Rrezarta Jahiji, stafit mësimdhënës dhe nxënësve për këtë ditë të rëndësishme, duke u dëshiruar suksese të vazhdueshme në rrugëtimin e tyre edukativo-arsimor.
Gjatë vizitës, biseduam për kushtet në të cilat zhvillohet procesi mësimor, përkushtimin e mësimdhënësve, si dhe sfidat me të cilat përballet shkolla në përditshmëri. Institucionet arsimore meritojnë mbështetje të vazhdueshme, sepse ato janë themeli i zhvillimit të shoqërisë sonë.
Urime edhe njëherë për ditën e shkollës dhe suksese të mëtejshme për të gjithë!/Televizioni News

