Postimi ne facebook : Të Allahut jemi, dhe tek Ai do të kthehemi. Me dhimbje të thellë dhe pikëllim të madh ju njoftojmë ndarjen nga jeta të prindit tonë, mixhës tonë të dashur, mësuesit Izaim Arifi. Ai ishte jo vetëm një prind i përkushtuar dhe i dashur, por edhe një edukator i palodhur që la gjurmë të pashlyeshme në jetën e shumë brezave. Me urtësinë, përkushtimin dhe dashurinë për dijen, ai kontribuoi në formimin e shumë nxënësve, duke qenë shembull i ndershmërisë dhe humanizmit. Kujtimi për të do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat tona. Do ta kujtojmë përherë me krenari dhe mall të pashuar. I lutemi Zotit të Madhërishëm, ta fal, mëshirojë dhe shpërblej atë me xhenet. Varrimi do të bëhet nesër ( E enjte ), pas namazit të drekës.

