Postimi i tij ne facebook : Deklarata ime për TV Shenja lidhur me problemin e kahershëm të objektit të gjimnazit “Sami Frashëri” në Kumanovë nuk është thjesht një reagim i radhës, por një qëndrim i qartë dhe i përgjegjshëm ndaj një padrejtësie që ka zgjatur me dekada. Si këshilltar komunal, kam qenë i angazhuar drejtpërdrejt edhe në mandatin e kaluar për të shtyrë përpara zgjidhjen e këtij problemi jetik për nxënësit shqiptarë të Kumanovës. Kjo nuk është vetëm një çështje infrastrukturore, por një çështje dinjiteti, barazie dhe e drejte për arsim në kushte të denja. Sot, më shumë se kurrë, mbetet detyrim i yni institucional dhe moral që të mos lejojmë zvarritjen e mëtejshme të këtij procesi. Nxënësit tanë meritojnë më shumë se premtime. Ata meritojnë veprime konkrete dhe zgjidhje përfundimtare!
deklarata e plotë per TV SHENJA :https://www.facebook.com/reel/1648011956531925

