Një 49-vjeçar nga Kumanova ka raportuar gjatë fundjavës se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij.
Sipas informacioneve nga Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë, rasti është paraqitur më 26 prill 2026, rreth orës 04:50.
“Një burrë 49-vjeçar nga Kumanova ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij A.S.”, njoftojnë nga policia.
Nga autoritetet bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit./Kumanovski Muhabeti

