BDI-Dega Likovë ka njoftuar për zgjedhjen e Florentin Murtezit në krye të nëndegës së kësaj partie në fshatin Opaj, raporton Televizioni News.
Në kuvend ka qenë i pranishëm edhe kryetari i degës së BDI-Dega Likovë, Avni Saliji.
Postimi i plotë:
Sonte u mbajt Kuvendi i Nëndegës së fshatit Opaj të BDI – Dega Likovë, ku për kryetar u zgjodh Florentin Murtezi, një i ri me perspektivë dhe jurist i diplomuar.
Kjo zgjedhje është dëshmi se po vendosim themelet e një strukture politike të fortë dhe të besueshme, që do të jetë zëri i vërtetë i qytetarëve dhe do të dijë të artikulojë e të realizojë nevojat e tyre.

