Orhan Kurtishi në një intervistë për emisionin “1 +1” në TVM 2 ka paralajmëruar se brenda dy apo tre muajve do të fillojë rinovimi total i objektit të Postës kryesore të Kumanovës. Këtë si risi, ai madje e ka shpalosur për herë të parë para opinionit. “Këtë e them për herë të parë këtu, për shkak se jemi vonuar. E kemi projektin të gatshëm dhe tani duhet të fillojnë punimet dhe besoj se do të jetë një nga objektet më moderne që do të kemi në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, ka thënë drejtori Kurtishi.

