Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Gjermania vendos: Trupat ushtarake gjermane mbeten në Kosovë!

25 Prill, 2026

Ibrahimi: Asgjë nuk është e rastësishme dhe mos më thoni se nuk e kemi ditur!

25 Prill, 2026

Turqit dominojnë investimet e huaja: Çdo e 14-ta kompani e re në Maqedoni ёshtë me kapital turk

25 Prill, 2026

Edhe Haradinaj refizon ofertën e Vetëvendosjes për presidentin

25 Prill, 2026

Privohet nga liria 58 vjeçari nga Shkupi, dyshohet se e ka përdhunuar një 13 vjeçare

25 Prill, 2026

Ali Ahmeti, konvokoi mbledhjen e tretë të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm

25 Prill, 2026

Kurtishi: Brenda dy apo tre muajve do të fillojë rinovimi total i objektit të Postës së Kumanovës Drejtori i përgjithshëm i Postave të Maqedonisë,

25 Prill, 2026

Afera me botoks të falsifikuar: Paraburgim për 6 persona, të tjerët në arrest shtëpiak dhe me masa kujdesi

25 Prill, 2026

Qeveria do të blejë njëqind automjete të reja të ndihmës së shpejtë në vlerë prej 7.5 milionë euro

25 Prill, 2026

Reformat mungojnë, por jo dhe optimizmi i RMV-së: Vendit i kërcënohet humbja e miliona eurove për dështimin drejt BE-së

25 Prill, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 25 Prill
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Afera me botoks të falsifikuar: Paraburgim për 6 persona, të tjerët në arrest shtëpiak dhe me masa kujdesi

Suad AvdiuBy Suad Avdiu25 Prill, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Mbrëmë vonë, Gjykata Penale caktoi masën e paraburgimit efektiv për gjashtë persona të dyshuar për botoksin dhe fillerët e falsifikuar që u janë injektuar pacienteve në Maqedoninwë e Veriut. Katër persona iu caktua masa e arrestit shtëpiak, ndërsa nëntë të tjerë morën masa kujdesi, transmeton Portalb.mk.

Rrjeti është nën hetim për dyshime se ka kontrabanduar botokse dhe fillerë që në Maqedoni konsiderohen si ilaçe dhe mjete mjekësore, pa i regjistruar në Agjencinë për Ilaçe dhe Mjete Mjekësore, pa etiketa, deklarata dhe kontrolle përkatëse. Kjo është bërë me ndërmjetësimin e një doganieri, i dyshuar për marrje ryshfeti, dhe më pas këto produkte janë përdorur tek gra në Maqedoni që kanë kryer ndërhyrje estetike. Botokset dhe fillerët janë nga markat “Revolax” dhe “Dysport”.

Deri tani, Ministria e Shëndetësisë nuk ka dalë me rekomandime për pacientet që janë trajtuar me këto produkte të falsifikuara, as nëse duhet të bëjnë analiza të caktuara.

Ndërkohë, vitin e kaluar në Bullgari pati një skandal me botoks të paregjistruar nga Turqia, ku 12 gra përfunduan të shtruara në spital. Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu e përshëndeti aksionin dhe u bëri thirrje pacientëve të përdorin vetëm shërbime nga ofrues të licencuar, megjithëse disa nga mjekët e arrestuar janë pikërisht të tillë – të licencuar dhe të punësuar në klinika shtetërore universitare të dermatologjisë.

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit njoftoi se si rezultat i një hetimi disa mujor është goditur një grup kriminal i organizuar. Pas kontrolleve në Shkup, Strumicë dhe Manastir, janë arrestuar 14 persona, përfshirë mjekë nga spitali “8 Shtatori” dhe Klinika e Dermatologjisë, si dhe pronarë ordinancash private dhe bashkëpunëtorë të tyre.

Ekziston dyshim i bazuar se personat janë të përfshirë në vepra penale si “bashkim kriminal”, “shkelje e të drejtave të pronësisë industriale”, “përdorim i paautorizuar i firmës së huaj” dhe “marrje ryshfeti”. Në kallëzim përfshihen edhe gjashtë kompani.

Gjatë vitit 2026, shtatë të dyshuar formuan dy grupe kriminale me qëllim përfitimi të paligjshëm, duke përdorur kompani si mbulesë për aktivitetet e tyre. Ata siguruan produkte të falsifikuara nga Serbia, Koreja dhe Turqia, të cilat i futën ilegalisht në vend për t’i shpërndarë dhe përdorur tek persona të tjerë.

Në hetim është përfshirë edhe një doganier që dyshohet se ka marrë ryshfet për të lejuar hyrjen e këtyre produkteve pa kontroll.

Hetimi përfshin edhe familjarë të disa të dyshuarve, të cilët, edhe pse në dijeni për aktivitetet ilegale, kanë ndihmuar në ruajtjen dhe shpërndarjen e produkteve të falsifikuara.

Lexuar: 65

Lajme te ngjashme

Ibrahimi: Asgjë nuk është e rastësishme dhe mos më thoni se nuk e kemi ditur!

Turqit dominojnë investimet e huaja: Çdo e 14-ta kompani e re në Maqedoni ёshtë me kapital turk

Privohet nga liria 58 vjeçari nga Shkupi, dyshohet se e ka përdhunuar një 13 vjeçare

Ali Ahmeti, konvokoi mbledhjen e tretë të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm

Kurtishi: Brenda dy apo tre muajve do të fillojë rinovimi total i objektit të Postës së Kumanovës Drejtori i përgjithshëm i Postave të Maqedonisë,

Qeveria do të blejë njëqind automjete të reja të ndihmës së shpejtë në vlerë prej 7.5 milionë euro

Lajmet e fundit

Gjermania vendos: Trupat ushtarake gjermane mbeten në Kosovë!

25 Prill, 2026

Ibrahimi: Asgjë nuk është e rastësishme dhe mos më thoni se nuk e kemi ditur!

25 Prill, 2026

Turqit dominojnë investimet e huaja: Çdo e 14-ta kompani e re në Maqedoni ёshtë me kapital turk

25 Prill, 2026

Edhe Haradinaj refizon ofertën e Vetëvendosjes për presidentin

25 Prill, 2026

Privohet nga liria 58 vjeçari nga Shkupi, dyshohet se e ka përdhunuar një 13 vjeçare

25 Prill, 2026

Ali Ahmeti, konvokoi mbledhjen e tretë të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm

25 Prill, 2026

Kurtishi: Brenda dy apo tre muajve do të fillojë rinovimi total i objektit të Postës së Kumanovës Drejtori i përgjithshëm i Postave të Maqedonisë,

25 Prill, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.