Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Rama takon ambasadorin e SHBA në NATO

24 Prill, 2026

Kurti me videomesazh: Nëse s’i marr 80 deputetë sërish shkojmë në zgjedhje, PDK e LDK po sillen më keq se Limaj

24 Prill, 2026

U mbajt promovimi i librit “Krimi i organizuar në kontekst rajonal dhe ndërkombëtar”, me autor Rijad Bejtulla.

24 Prill, 2026

Mexhiti: VLEN si parti do të udhëhiqet nga unë dhe Bilall Kasami

24 Prill, 2026

Vdekja tragjike në Gjakovë – punëtori bie nga kati i 6 pasi u godit nga krani, ky është kranisti i arrestuar, ndalohet për 48 orë

24 Prill, 2026

Ngjarje e rëndë në Haraçinë: Nxënësi plagoset me thikë në shkollë, dërgohet në spital

24 Prill, 2026

Shkrumbohet investimi 10-vjeçar i Azemin Arifit nga Sllupçani

24 Prill, 2026

Mexhiti: Rikonstruimi i qeverisë do të bazohet në performancë dhe rezultate

24 Prill, 2026

Kurti: Nëse s’i marr 80 deputetë sërish shkojmë në zgjedhje, PDK e LDK po sillen më keq se Limaj!

24 Prill, 2026

Rama telefonatë me Kryeministrin e Holandës, çfarë u diskutua

24 Prill, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 25 Prill
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Mexhiti: Rikonstruimi i qeverisë do të bazohet në performancë dhe rezultate

Suad AvdiuBy Suad Avdiu24 Prill, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Njëri nga liderët e VLEN, Izet Mexhiti, ka folur edhe për procesin e pritshëm të rikonstruimit të qeverisë, duke theksuar se vlerësimi i kuadrove duhet të bazohet në performancë dhe rezultate konkrete.

Ai theksoi se analizat po bëhen në mënyrë objektive dhe pa ndikime emocionale apo politike. “Po bëhen analiza pa emocione dhe pa kualifikime të tjera, më e rëndësishmja është performanca dhe rezultatet. Ka kuadro të mira dhe të dëshmuara”, deklaroi Mexhiti.
Sipas tij, rikonstruimi i qeverisë është një proces normal, në të cilin pritet të ketë ndryshime në përbërje. “Është e natyrshme që në çdo rikonstruim një pjesë e kuadrove të zëvendësohet”, tha ai.

Mexhiti shtoi se fillimisht duhet të përcaktohen parimet mbi të cilat do të realizohet ky proces, ndërsa VLEN shpreh gatishmërinë për të kontribuar me kuadro të përgatitura. “Duhet të përcaktohen parimet e rikonstruimit, dhe si VLEN jemi të gatshëm të ofrojmë kuadro të mirëpërgatitura që do të jenë vlerë e shtuar për Qeverinë”, u shpreh ai.

Mexhiti: VLEN sjell risi në udhëheqje me modelin e dy bashkëkryetarëve

Njëri nga liderët e VLEN, Izet Mexhiti, në një paraqitje për televizionin Sitel, ka shpalosur modelin e ri organizativ dhe drejtues që pritet të zbatohet në kuadër të subjektit politik pas transformimit të tij në parti të vetme.

Sipas tij, VLEN do të aplikojë procedura të reja demokratike në udhëheqje, përfshirë modelin e kopresidencës, i cili është i pranishëm në disa vende evropiane. “Po vendosim procedura të reja demokratike të qeverisjes, siç është kopresidenca, që ekziston në BE, në Gjermani dhe në shtete të tjera evropiane, si dhe në Kosovë. Tani kjo do të zbatohet edhe tek ne”, deklaroi Mexhiti.

Ai bëri të ditur se në krye të partisë do të jenë dy bashkëkryetarë. “Unë dhe Bilall Kasami do të jemi kopresidentë, ndërsa sekretar i përgjithshëm do të jetë Bekim Sali. Nënkryetarë do të jenë Bekim Qoku dhe Mimoza Musa”, tha Mexhiti.

Mexhiti theksoi gjithashtu se një grup punues është duke përgatitur platformën politike dhe ideologjike të partisë, duke synuar një qasje më të strukturuar dhe tematike. “Grupi punues po punon intensivisht në platformën ideologjike. Risi është se nuk do të përshtatemi sipas partnerëve të qeverisjes, por do të kemi një orientim të qartë”, tha ai. Sipas tij, VLEN do të pozicionohet si një subjekt politik me orientim qendër të djathtë, duke synuar konsistencë ideologjike dhe qasje të qëndrueshme në skenën politike.

Lexuar: 59

Lajme te ngjashme

U mbajt promovimi i librit “Krimi i organizuar në kontekst rajonal dhe ndërkombëtar”, me autor Rijad Bejtulla.

Mexhiti: VLEN si parti do të udhëhiqet nga unë dhe Bilall Kasami

Ngjarje e rëndë në Haraçinë: Nxënësi plagoset me thikë në shkollë, dërgohet në spital

Shkrumbohet investimi 10-vjeçar i Azemin Arifit nga Sllupçani

Minsitrja e Arsimit Janevska paralajmëron skandale tjera: Do të habitet gjithë opinioni

VLEN për Korridorin 8: Ky projekt nuk ndalet dhe nuk është pronë e askujt

Lajmet e fundit

Rama takon ambasadorin e SHBA në NATO

24 Prill, 2026

Kurti me videomesazh: Nëse s’i marr 80 deputetë sërish shkojmë në zgjedhje, PDK e LDK po sillen më keq se Limaj

24 Prill, 2026

U mbajt promovimi i librit “Krimi i organizuar në kontekst rajonal dhe ndërkombëtar”, me autor Rijad Bejtulla.

24 Prill, 2026

Mexhiti: VLEN si parti do të udhëhiqet nga unë dhe Bilall Kasami

24 Prill, 2026

Vdekja tragjike në Gjakovë – punëtori bie nga kati i 6 pasi u godit nga krani, ky është kranisti i arrestuar, ndalohet për 48 orë

24 Prill, 2026

Ngjarje e rëndë në Haraçinë: Nxënësi plagoset me thikë në shkollë, dërgohet në spital

24 Prill, 2026

Shkrumbohet investimi 10-vjeçar i Azemin Arifit nga Sllupçani

24 Prill, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.