Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Shtrenjtohen cigaret, çmimi i Marlboros në “hava”

22 Gusht, 2026

84 ditë revoltë! Shqiptarët nuk heqin dorë, edhe sot para Kryeministrisë

22 Gusht, 2026

Ministri Hoxha takon drejtuesit e institucioneve dhe të zgjedhurit shqiptarë të Luginës së Preshevës

22 Gusht, 2026

Edhe një rast vdekjeje nga ethet e Nilin Perëndimor, gjithsej pesë të vdekur deri më tani

22 Gusht, 2026

VLEN: BDI-ja dy dekada ishte në pushtet, por nuk ia ka haberin ligjeve

22 Gusht, 2026

Hekurudhat në degradim, rrugët në letër! Zekolli: Me Kosovën për katër vite lidhemi me autostradë

22 Gusht, 2026

“Ka me t’ju q* gjuhën e nënës”-Arian Agushi përplaset me komentuesin për shkak të Hashim Thaçit

22 Gusht, 2026

Heroi Ibrahim Çela u drejtohet shqiptarëve: Më duhet ndihma juaj, më pret operimi i katërt!

22 Gusht, 2026

Masa për mbështetjen fiskale në funksion të rritjes së konsumit

22 Gusht, 2026

Incidenti me himnin, Meta: Nuk ka lidhje me Mickoskin, për ne Pusteci është prioritet

22 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 22 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

“Negociatat me BE-në në ritmin e duhur”, Kuko: Synimi për anëtarësim deri në 2030 mbetet realist!

TV NewsBy TV News23 Prill, 2026 Rajoni Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Deputetja socialiste Romina Kuko është shprehur optimiste për ecurinë e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, duke theksuar se procesi po zhvillohet në ritmin e duhur për të përmbushur objektivin e anëtarësimit deri në vitin 2030.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus me moderator Roland Zilin, Kuko sqaroi se krahasimet me vendet e tjera të rajonit, si Mali i Zi, nuk duhet të krijojnë panik, pasi këto vende kanë nisur negociatat shumë më herët.

Sipas saj, Shqipëria, edhe pse i ka hapur negociatat në vitin 2022, ka arritur të përmbyllë procedurat e prezantimit të kapitujve dhe po vijon punën në përputhje me kërkesat e Komisionit Europian.

Ajo hodhi poshtë pretendimet e opozitës për një bllokim të procesit, duke theksuar se negociatat vijojnë normalisht dhe se institucionet shqiptare janë në komunikim të vazhdueshëm me Brukselin.

Kuko u shpreh se situata aktuale gjeopolitike e favorizon procesin e integrimit të Shqipërisë, pasi Perëndimi ka interes strategjik për të mbajtur Ballkanin Perëndimor brenda orbitës së tij.

INTERVISTA E PLOTË:

Si  mund ta konsiderojmë ecurinë e deritanishme të negociatave? A është në ritmin e duhur për të përmbushur objektivin e anëtarësimit brenda vitit 2030?

Romina Kuko: Sigurisht. Në radhë të parë unë dua të bëj një sqarim sepse këto ditë ka filluar një kakofoni shumë e madhe lidhur me lajmin e Malit të Zi për hartimin e marrëveshjes së anëtarësimit. Unë dua të specifikoj që Mali i Zi i ka hapur negociatat në vitin 2012, ndërsa Shqipëria i ka hapur vetëm në vitin 2022 dhe brenda këtyre viteve ka mbyllur të gjithë procedurën e prezantimit të kapitujve. Nuk do të doja që të kishim këtë panikun e konkurrencës rajonale. Negociatat kanë kërkesat e tyre nga vendet anëtare dhe nga Komisioni Europian, të cilat përmbushen nga Shqipëria në aspektin ligjor, por edhe politik. Jam shpresëplotë se do të kemi lajme shumë të mira nga mbledhja e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, e cila do të zhvillohet në fillim të majit.

Opozita thotë nga ana e saj se procesi në fakt është bllokuar për shkak të qasjes së qeverisë suaj ndaj korrupsionit, duke thënë se edhe raporti IBAR nuk është miratuar që nga muaji shkurt. Sa e vërtetë është kjo sipas jush?

Romina Kuko: Nuk kemi absolutisht as edhe një bllokim të procesit. Ekipet negociatore vazhdojnë punën, ka kontakt të përditshëm nga ministritë e linjës me Brukselin, ka hartim dhe miratim legjislacioni të përjavshëm. Jemi në fazën e pyetjeve dhe përgjigjeve që kërkon Brukseli. Jam shumë e habitur se si dikush nga opozita e thotë me një farë kënaqësie se negociatat janë bllokuar, pasi integrimi në BE i takon gjithë shqiptarëve dhe nuk duhet shijuar një “bllokim imagjinar” si goditje për kundërshtarin politik

Cilët janë disa nga kapitujt kryesorë që mbeten më sfiduesit për qeverinë dhe për parlamentin, duke patur parasysh dhe faktin që tashmë pas hapjes pritet verifikimi në terren dhe për mbylljen e tyre apo jo?

Romina Kuko: Tani përdoret një metodologji tjetër ku negociohet sipas një grupi kapitujsh. Grupi i parë i kapitujve që quhen “themeloret” (fundamentals) është shumë i rëndësishëm, pasi ka të bëjë me rendin, sigurinë publike, pra kapitujt 23-24, taksat dhe aspektet e tjera. Ka kapituj ku kërkesat e Brukselit janë shumë të mëdha, siç është siguria ushqimore se bëhet fjalë për tregun e përbashkët, dhe mjedisi, që kap një gamë shumë të madhe dhe është kapitull i vështirë. Këta janë kapituj që garantojnë demokratizimin, si liria, drejtësia, gjyqësori dhe siguria ekonomike

Sa na favorizon situata gjeopolitike në këtë proces në këto momente?

Romina Kuko: Na favorizon shumë sepse tani janë duke u ndarë edhe njëherë zonat e influencës në botë. Jemi në një multipolaritet ku shtetet e mëdha konkurrojnë për zona influence dhe Perëndimi nuk mund të ketë luksin ta lërë Ballkanin Perëndimor të rrëshkasë drejt Lindjes, ashtu siç ndodhi pas Luftës së Dytë Botërore. Besoj se do të kemi një proces sa sfidues për shkak të kërkesave, aq edhe të lehtësuar nga rrethana gjeopolitike.

/vizionplus.tv

Lexuar: 18

Lajme te ngjashme

84 ditë revoltë! Shqiptarët nuk heqin dorë, edhe sot para Kryeministrisë

Ministri Hoxha takon drejtuesit e institucioneve dhe të zgjedhurit shqiptarë të Luginës së Preshevës

Heroi Ibrahim Çela u drejtohet shqiptarëve: Më duhet ndihma juaj, më pret operimi i katërt!

Incidenti me himnin, Meta: Nuk ka lidhje me Mickoskin, për ne Pusteci është prioritet

Arrestohen tre persona në Leposaviq Vodhën 12 mijë euro, 40 mijë dinarë dhe dy zinxhirë ari

Një fitore që shkruan histori!

Lajmet e fundit

Shtrenjtohen cigaret, çmimi i Marlboros në “hava”

22 Gusht, 2026

84 ditë revoltë! Shqiptarët nuk heqin dorë, edhe sot para Kryeministrisë

22 Gusht, 2026

Ministri Hoxha takon drejtuesit e institucioneve dhe të zgjedhurit shqiptarë të Luginës së Preshevës

22 Gusht, 2026

Edhe një rast vdekjeje nga ethet e Nilin Perëndimor, gjithsej pesë të vdekur deri më tani

22 Gusht, 2026

VLEN: BDI-ja dy dekada ishte në pushtet, por nuk ia ka haberin ligjeve

22 Gusht, 2026

Hekurudhat në degradim, rrugët në letër! Zekolli: Me Kosovën për katër vite lidhemi me autostradë

22 Gusht, 2026

“Ka me t’ju q* gjuhën e nënës”-Arian Agushi përplaset me komentuesin për shkak të Hashim Thaçit

22 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.