Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Edhe kufiri në Dibër tani e tutje do të kalohet vetëm me një kontroll

27 Qershor, 2026

Arbër Ademi i përgjigjet ashpër Jeton Shasivarit: “Kërmilli politik që zvarritet pas pushtetit”

27 Qershor, 2026

Iseni: Edhe kufiri në Dibër tani e tutje do të kalohet vetëm me një kontroll

27 Qershor, 2026

Ndërroi jetë profesoresha nga Kumanova

27 Qershor, 2026

120 mijë shkelje në 5 muaj nga “Safe City”, bie 40% numri i aksidenteve

27 Qershor, 2026

Mexhiti: Pas rikonstruimit të qeverisë, VLEN do të dalë më i fuqishëm politikisht

27 Qershor, 2026

Dauti: BDI dështoi në protestën kundër dështimeve të veta, VLEN po sjell zgjidhje konkrete

27 Qershor, 2026

Mbi 250 rrugë në Kumanovë, vetëm dy apo tri në gjuhën shqipe

27 Qershor, 2026

Dy vetura të reja për Postën e Dibrës

27 Qershor, 2026

REISUL ULEMA H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI SHPALLET “DOCTOR HONORIS CAUSA”

27 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 27 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

“Nuk mendoj se vdes pa asnjë mëkat”, publikohet letra që Rexhep Qosja e la amanet për nipin Valjetin

TV NewsBy TV News23 Prill, 2026 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Akademiku, shkrimtari dhe kritiku letrar shqiptar, Rexhep Qosja ndërroi jetë këtë të enjte, dy muaj para se të mbushte 90 vjeç.

Nipi i tij shkroi në rrjetet sociale, se Qosja u varros në të njëjtën ditë që vdiq, në një ceremoni private familjare, ashtu siç e kishte lënë amanet.

Në llogarinë zyrtare të shkrimtarit tashmë të ndjerë, është publikuar letra që ai kishte shkruar në vitin 2016, e ku i kishte lënë amanetet e tij për nipin, Valjetin.

Qosja në fillim të letrës së tij ka shkruar se dëshiron të varroset pa ceremoni fetare dhe pa prani zyrtare.

“Meqenëse kam jetuar duke besuar në mendimin shkencor, në ngritjen shpirtërore e në përparimin shoqëror, që e bën të mundshëm ai, dua të jam i varrosur pa ritual fetar. Meqenëse kam jetuar dhe kam menduar, në pjesën më të madhe të kohës, duke shprehur pikëpamje kritike ndaj sundimtarëve pushteteve të tyre, dua të jam i varrosur pa kurrfarë pranie zyrtare”, thuhet aty.

Letra e plotë:

NIPIT TIM VALJETIT
I CILI U KUJDES PËR JETËN TIME DHE PREJ TË CILIT KËRKOJ TË KUJDESET DHE PËR VARROSJEN TIME

Meqenëse kam jetuar duke besuar në mendimin shkencor, në ngritjen shpirtërore e në përparimin shoqëror, që e bën të mundshëm ai, dua të jam i varrosur pa ritual fetar.

Meqenëse kam jetuar dhe kam menduar, në pjesën më të madhe të kohës, duke shprehur pikëpamje kritike ndaj sundimtarëve pushteteve të tyre, dua të jam i varrosur pa kurrfarë pranie zyrtare.

Varrimin tim dua ta bëjnë vetëm familjarët e mi.

Meqenëse jam kujdesur të jetoj thjesht, ashtu thjesht dua të jam edhe i varrosur: pa fjalime, pa medie, pa lule, afër varrit të gruas sime Shpresës.

Vdes i qetë.

Meqenëse jetën, krijimtarinë mendore dhe veprimtarinë politike ia kam kushtuar lirisë, bashkimit dhe mirëqenies demokratike të popullit shqiptar mund të them se as Shqipërisë shtetërore e as Kosovës, të sotmes e ardhmërisë së tyre, nuk u kam mbetur borxh. Në qoftë se Kosova më ka mbetur borxh mua – këtë do të mund ta thonë historianët e ardhshëm të letërsisë, të kulturës e të mendimit politik shqiptar.

Nuk mendoj se vdes pa asnjë mëkat.

Meqenëse jam rritur, kam jetuar e kam punuar në kushte politike e shoqërore, që edhe pas çlirimit të Kosovës e të krijimit të shtetit të saj, ishin shumë të vrazhda, nuk mund të them se mosqpajtimet e mia të shprehura ishin gjithnjë të liruara prej disa gjykimeve e vlerësimeve më të ashpra se ç’do të duhej. Megjithatë varrosjen e pres i bindur se kam jetuar, krijuar e vepruar duke bërë mirë, duke predikuar të mirën e duke përhapur njerëzillëkun.

Prishtinë, 30.4.2016

Këto mendime
i shkrova duke qenë i vetëdijshëm dhe mendjeqartë

Gjyshi yt, Valjet
Rexhep QOSJA

Lexuar: 87

Lajme te ngjashme

Igballe Huduti në protestat në Shqipëri, Edi Rama ia publikon fotografinë me Ahmadinexhadin e Iranit

Vajza e Tahir Sinanit i reagon Taulant Ballës: Sot ma vrave babën për së dyti

Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss

Kush është Dritan Goxhaj, ish-ushtari i UÇK-së që Rama dhe Balla e quajnë “zëdhënës të Iranit”

Rama: S’e di pse kam lënë përshtypjen që mund të jap dorëheqjen

Gazetari nga Bujanoci i reagon Blerim Latifit: Kosova s’mund t’u dalë kurrë borxhit shqiptarëve të Maqedonisë

Lajmet e fundit

Edhe kufiri në Dibër tani e tutje do të kalohet vetëm me një kontroll

27 Qershor, 2026

Arbër Ademi i përgjigjet ashpër Jeton Shasivarit: “Kërmilli politik që zvarritet pas pushtetit”

27 Qershor, 2026

Iseni: Edhe kufiri në Dibër tani e tutje do të kalohet vetëm me një kontroll

27 Qershor, 2026

Ndërroi jetë profesoresha nga Kumanova

27 Qershor, 2026

120 mijë shkelje në 5 muaj nga “Safe City”, bie 40% numri i aksidenteve

27 Qershor, 2026

Mexhiti: Pas rikonstruimit të qeverisë, VLEN do të dalë më i fuqishëm politikisht

27 Qershor, 2026

Dauti: BDI dështoi në protestën kundër dështimeve të veta, VLEN po sjell zgjidhje konkrete

27 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.