Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Debat për integrimin në Parlament, opozita akuzon qeverinë se ka bllokuar procesin me çështjen Balluku

23 Prill, 2026

Drejtoresha e DAP-it: Nuk ka tatim të dyfishtë për askënd

23 Prill, 2026

Ahmeti: Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Akademikut Rexhep Qosja!

23 Prill, 2026

Radiotelevizioni i Maqedonisë zgjodhi drejtorin e ri

23 Prill, 2026

Raporti për integrimin në Kuvend, qeveria dorëzon dokumentin mbi ecurinë e procesit drejt antarësimit

23 Prill, 2026

Ulet çmimi i gazit për 5 denarë

23 Prill, 2026

Ata që paguajnë gjobat nga “Qyteti i Sigurt” nuk kanë nevojë të shkojnë në polici, njofton Ministria e Brendshme

23 Prill, 2026

Shuarja e akademikut Qosja, Rama mesazh ngushëllimi: Lamtumirë shqiptar i mirë!

23 Prill, 2026

Nikolloski: Në Korridorin 8 po realizojmë projekte serioze infrastrukturore, pres të njëjtin përkushtim edhe nga Bullgaria dhe Shqipëria

23 Prill, 2026

Vdes Rexhep Qosja

23 Prill, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 23 Prill
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Policia e Kosovës parandalon kontrabandë, arrestohet shtetasi i Maqedonisë së Veriut

Suad AvdiuBy Suad Avdiu23 Prill, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra në zonën kufitare me Maqedonia e Veriut, përcjell TV21. Sipas njoftimit, rasti është zbuluar në zonën malore mes fshatit Radushë dhe rrugës që lidh Gorancën me Hanin e Elezit, ku është ndaluar një automjet që po lëvizte në mënyrë ilegale nga Maqedonia e Veriut drejt Kosovës. Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar, ndërsa gjatë kontrollit janë sekuestruar mallra pa dokumentacion, me vlerë prej dhjetëra mijëra eurosh. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa automjeti dhe mallrat janë konfiskuar si prova materiale.

“Policia e Kosovës, respektivisht Policia Kufitare nga Drejtoria Rajonale Kufitare Jugu, gjatë realizimit të detyrave operative në kuadër të planit “Mburoja e hekurt”, ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra në zonën kufitare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Rasti ka ndodhur në zonën malore në mes të fshatit Radush (RMV) dhe rrugës që lidh fshatin Goranc me Hanin e Elezit. Njësitet policore, gjatë vëzhgimit në terren, kanë identifikuar një automjet që lëvizte në rrugë ilegale malore nga territori i Maqedonisë së Veriut në drejtim të Republikës së Kosovës, drejtuesi i të cilit ka tentuar të largohet nga njësia policore së bashku me një pasagjer, mirëpo automjeti është arritur të ndalohet nga zyrtarët policorë, me ç’rast është arrestuar njëri nga të dyshuarit shtetas i Maqedonisë së Veriut. Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur dhe janë sekuestruar mallra të ndryshme, vlera e të cilave sipas vlerësimeve fillestare tejkalon dhjetëra mijëra euro, për të cilat i dyshuari nuk posedonte dokumentacion përkatës mbi prejardhjen. Pas konsultimit me prokurorin kompetent, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa malli dhe automjeti janë konfiskuar si dëshmi materiale në procedurë penale”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Lexuar: 72

Lajme te ngjashme

Drejtoresha e DAP-it: Nuk ka tatim të dyfishtë për askënd

Ahmeti: Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Akademikut Rexhep Qosja!

Radiotelevizioni i Maqedonisë zgjodhi drejtorin e ri

Ulet çmimi i gazit për 5 denarë

Ata që paguajnë gjobat nga “Qyteti i Sigurt” nuk kanë nevojë të shkojnë në polici, njofton Ministria e Brendshme

Nikolloski: Në Korridorin 8 po realizojmë projekte serioze infrastrukturore, pres të njëjtin përkushtim edhe nga Bullgaria dhe Shqipëria

Lajmet e fundit

Debat për integrimin në Parlament, opozita akuzon qeverinë se ka bllokuar procesin me çështjen Balluku

23 Prill, 2026

Drejtoresha e DAP-it: Nuk ka tatim të dyfishtë për askënd

23 Prill, 2026

Ahmeti: Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Akademikut Rexhep Qosja!

23 Prill, 2026

Radiotelevizioni i Maqedonisë zgjodhi drejtorin e ri

23 Prill, 2026

Raporti për integrimin në Kuvend, qeveria dorëzon dokumentin mbi ecurinë e procesit drejt antarësimit

23 Prill, 2026

Ulet çmimi i gazit për 5 denarë

23 Prill, 2026

Ata që paguajnë gjobat nga “Qyteti i Sigurt” nuk kanë nevojë të shkojnë në polici, njofton Ministria e Brendshme

23 Prill, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.