Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

MPB me njoftim të rëndësishëm për qytetarët e dënuar nga “Safe City”

23 Prill, 2026

Skandaloze: Profesori nga Rahoveci demonstron në klasë mbrojtjen dhe sulmin me thikë

22 Prill, 2026

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama: Hetimet u ngritën mbi një raport fantazish, ja çfarë bisedova me Donald Trump

22 Prill, 2026

Ishte në kërkim nga Interpoli, burri nga Kosova arrestohet në Bllacë

22 Prill, 2026

Taksisti i zhvat zviceranit 130€ për një rrugë të shkurtër brenda Shkupit

22 Prill, 2026

Vizita e Ramës në Athinë, Dule: Takimi me Mitsotakis i vonuar, marrëdhëniet Shqipëri-Greqi në “apatinë” e viteve të fundit

22 Prill, 2026

VLEN: Qëndrimi i BDI-së kundër shfuqizimit të qeverisë teknike është përpjekje për të shtrembëruar realitetin politik

22 Prill, 2026

Rama sqaron “ngërçin” me pronat: Nuk lidhet me pakicën greke, është problem shqiptar

22 Prill, 2026

Hoxha-Totschnig: Përvojat austriake në mbrojtjen e natyrës dhe menaxhimin e ujërave janë modele që mund të zbatohen dhe në RMV

22 Prill, 2026

Rama: Integrimi në BE për të ardhmen e fëmijëve, siguria ushqimore nuk negociohet, ndikon në shëndetin e qytetarëve

22 Prill, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 23 Prill
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Vizita e Ramës në Athinë, Dule: Takimi me Mitsotakis i vonuar, marrëdhëniet Shqipëri-Greqi në “apatinë” e viteve të fundit

TV NewsBy TV News22 Prill, 2026 Rajoni Pa Komente5 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Vangjel Dule, deputet i opozitës, kryetar i partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka komentuar takimin e zhvilluar këtë të mërkurë në Athinë mes kryeministrave të Shqipërisë dhe Greqisë, duke e cilësuar atë si të mirëpritur, por të vonuar.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus me moderator Aleksandër Furxhi, Dule u shpreh se takime të tilla duhet të sjellin rezultate konkrete dhe t’i japin një dinamikë të re marrëdhënieve mes dy vendeve, të cilat sipas tij kanë qenë në një fazë apatie vitet e fundit.

 Megjithatë, Dule shprehu edhe skepticizëm lidhur me qëndrimin e kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se në të kaluarën takime të ngjashme nuk kanë prodhuar rezultate pozitive.

Sa i përket çështjeve të hapura mes dy vendeve, kryetari i partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut përmendi kufirin detar, të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri dhe ligjin e luftës, duke theksuar se të gjitha këto kanë zgjidhje sipas praktikave ndërkombëtare.

Duke folur për ecurinë e marrëdhënieve në vite, Dule u shpreh se ato kanë pasur periudha pozitive në fillim të viteve ’90 dhe gjatë viteve 2001-2009, ndërsa në 13-14 vitet e fundit, sipas tij, janë karakterizuar nga tensione të panevojshme dhe të qëllimshme.

INTERVISTA E PLOTË:

 Një opinion i juaj për takimin e sotëm në Athinë?

Vangjel Dule: Më lejoni që në radhë të parë të shpreh vlerësimin se gjithmonë një takim i tillë midis dy kryeministrave të vendeve fqinje, mike, partnere strategjike është i mirëpritur dhe në rastin tonë konkret do të theksoja se është i vonuar. Së dyti, dëshiroj që të shpreh urimin që këto takime të jenë takime rezultative, të cilat do të nxjerrin marrëdhëniet midis dy vendeve nga apatia e viteve të fundit dhe do t’u japin atyre dinamikën që kërkon interesi i të dyja vendeve, prosperiteti dhe stabiliteti në rajonin e Europës Juglindore dhe gjithashtu perspektiva integruese e vendit tonë në Bashkimin Europian. Më lejoni së treti të shpreh edhe një skepticizëm. Skepticizëm që lidhet me qëndrimet joajale të kryeministrit Rama. Takime të tilla janë bërë edhe në të kaluarën, por në vend që të shënonin hapa përpara, janë shënuar hapa mbrapa, diçka e papranueshme dhe jo e dëshirueshme. Prandaj do të dëshiroja që t’i qëndroja urimit që ky takim të shënojë realisht një faqe të re në marrëdhëniet midis dy vendeve.

Në raportet mes dy vendeve, mes Shqipërisë dhe Greqisë e dimë të gjithë, ka të paktën në mënyrë të përmbledhur tre çështje që janë pezull: Kufiri detar, të drejtat e minoritetit e pakicës greke në Shqipëri të cilat shihen dhe interpretohen në mënyra të ndryshme nga palët, si dhe çështja e ligjit të luftës që, siç e dimë, është praktikisht një çështje e zgjidhur por juridikisht e pambyllur. Cila prej tyre mendoni ju se është edhe më e rëndësishme, por edhe më e vështirë për t’u zgjidhur?

Vangjel Dule: Nuk besoj se ka vështirësi. Janë çështje të cilat janë të trajtuara gjerësisht dhe zgjidhjet i kanë dhënë praktikat më të mira ndërkombëtare. Le ta nisim me ligjin e luftës. Unë kam dëgjuar nga gojët më zyrtare të mundshme të Republikës së Greqisë se nuk ekziston një gjendje e tillë midis dy vendeve, por është theksuar se në qoftë se Shqipëria mendon se kërkohet një formulim i cili do të shuajë edhe çdo keqkuptim ekzistues, atëherë bashkarisht mund ta formulojmë atë. Ky është një qëndrim që e kam dëgjuar prej vitesh dhe në vazhdimësi. Së dyti, kemi të drejtat e pjesëtarëve të minoritetit etnik grek. Nuk kemi pse të ndjekim si macja bishtin e vetë. Këto janë të sanksionuara, ka konventa, ka më të detajuar raportet dhe opinionet e Këshillit të Europës, të cilat çdo pesë vjet nxjerrin një vlerësim për situatën e të drejtave të minoritetit etnik grek. Në qoftë se marrim opinionin e fundit dhe e implementojmë atë, këtë e kemi zgjidhur pa asnjë diskutim as me Greqinë, as me Bashkimin Europian, thjesht duke dhënë zgjidhjet institucionale që kërkohen. Së treti, marrëveshja e delimitimit të zonave detare midis të dyja vendeve. Për vlerësimin tonë ka pasur një marrëveshje e cila ka qenë konform parametrave që kërkon e drejta ndërkombëtare. U krijuan ato apelime nga ana e Republikës së Shqipërisë. Unë do dëshiroja të theksoja një realitet praktik, sepse kjo është një çështje e ngarkuar emocionalisht; çdo qytetar mendon se Republika fqinje e Greqisë ka dashur që t’i bjerë në hak Republikës së Shqipërisë. Ne kemi si Republikë e Shqipërisë një marrëveshje me Republikën e Italisë. Republika e Greqisë ka një marrëveshje me Republikën e Italisë. Atëherë, a nuk mund të pranojmë që të njëjtat kritere që janë implementuar në marrëveshjen midis Italisë dhe Greqisë, të njëjtat parime mbi të cilat është zbatuar marrëveshja midis Republikës së Shqipërisë dhe Italisë, të zbatohen edhe midis Republikës së Shqipërisë dhe Greqisë?

Ju thatë që marrëdhëniet mes të dy vendeve kanë qenë në një fazë apatie. Sipas jush, në këto 30 vjet, kur kanë qenë më të mira marrëdhëniet?.

Vangjel Dule: Marrëdhëniet kanë nisur me një dinamizëm në vitin 1991-92 dhe gjithashtu kanë pasur momente lulëzimi në vitet 2001-2005, por edhe në vitin 2005-2009. Ajo që është për t’u vërejtur nga ana jonë është se gjatë 13-14 viteve të fundit të qeverisjes Rama, ato kanë qenë në një tension të panevojshëm, artificial dhe, për mendimin tonë, qëllimisht të kultivuar nga ana e kryeministrit Rama.

/vizionplus.tv

Lexuar: 41

Lajme te ngjashme

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama: Hetimet u ngritën mbi një raport fantazish, ja çfarë bisedova me Donald Trump

Rama sqaron “ngërçin” me pronat: Nuk lidhet me pakicën greke, është problem shqiptar

Rama: Integrimi në BE për të ardhmen e fëmijëve, siguria ushqimore nuk negociohet, ndikon në shëndetin e qytetarëve

“Stop kontrolleve të befasishme”, Rama: Janë një shëmti e vërtetë, si duhet të inspektohen bizneset

“Përfitove nga mbështetja e saj” – Ish-këshilltarja e Vjosa Osmanit i reagon Albin Kurtit

“Karçanaj, 200 mijë euro rryshfet”, SPAK: Paratë ishin futur në kuti vere. Rrjet korruptiv me tenderat e AKSHI-t

Lajmet e fundit

MPB me njoftim të rëndësishëm për qytetarët e dënuar nga “Safe City”

23 Prill, 2026

Skandaloze: Profesori nga Rahoveci demonstron në klasë mbrojtjen dhe sulmin me thikë

22 Prill, 2026

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama: Hetimet u ngritën mbi një raport fantazish, ja çfarë bisedova me Donald Trump

22 Prill, 2026

Ishte në kërkim nga Interpoli, burri nga Kosova arrestohet në Bllacë

22 Prill, 2026

Taksisti i zhvat zviceranit 130€ për një rrugë të shkurtër brenda Shkupit

22 Prill, 2026

Vizita e Ramës në Athinë, Dule: Takimi me Mitsotakis i vonuar, marrëdhëniet Shqipëri-Greqi në “apatinë” e viteve të fundit

22 Prill, 2026

VLEN: Qëndrimi i BDI-së kundër shfuqizimit të qeverisë teknike është përpjekje për të shtrembëruar realitetin politik

22 Prill, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.