Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ukraina synon sisteme antibalistike me kredinë prej 90 miliardë eurosh të BE-së

22 Gusht, 2026

Shtrenjtohen cigaret, çmimi i Marlboros në “hava”

22 Gusht, 2026

84 ditë revoltë! Shqiptarët nuk heqin dorë, edhe sot para Kryeministrisë

22 Gusht, 2026

Ministri Hoxha takon drejtuesit e institucioneve dhe të zgjedhurit shqiptarë të Luginës së Preshevës

22 Gusht, 2026

Edhe një rast vdekjeje nga ethet e Nilin Perëndimor, gjithsej pesë të vdekur deri më tani

22 Gusht, 2026

VLEN: BDI-ja dy dekada ishte në pushtet, por nuk ia ka haberin ligjeve

22 Gusht, 2026

Hekurudhat në degradim, rrugët në letër! Zekolli: Me Kosovën për katër vite lidhemi me autostradë

22 Gusht, 2026

“Ka me t’ju q* gjuhën e nënës”-Arian Agushi përplaset me komentuesin për shkak të Hashim Thaçit

22 Gusht, 2026

Heroi Ibrahim Çela u drejtohet shqiptarëve: Më duhet ndihma juaj, më pret operimi i katërt!

22 Gusht, 2026

Masa për mbështetjen fiskale në funksion të rritjes së konsumit

22 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 22 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Milo: Vlerësoj punën e SPAK dhe GJKKO, ja politikanët që më ka ardhur keq

TV NewsBy TV News22 Prill, 2026 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Politikani Paskal Milo, i ftuar në “Quo Vadis” këtë të martë, ka analizuar edhe punën e bërë nga drejtësia e re.

Milo tha se ajo ka bërë një punë të mirë dhe se ndryshimet nuk duhen pritur menjëherë.

Megjithatë, Milo kishte edhe rezerva për mënyrën se si u shoqëruan Ilir Meta dhe Erion Veliaj.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Një vlerësim në raport me drejtësinë e re?

Milo: E kam parë si një proces pozitiv. Duhet që të gjithë ta shohim pozitivisht atë që ka ndodhur me reformën në drejtësi. Pse? A mund të prisnim rezultate spektakolare nga një drejtësi që në Shqipëri ka qenë për faqe të zezë? Nuk mund të prisnim, sepse do kohën e vet. Procesi i rimëkëmbjes kërkon kohë, sepse edhe ata janë njerëz, kanë interesa, kanë kundërshti, kanë armiq. Janë një sërë faktorësh që ndikojnë. Nuk duhet parë sikur u morën disa dekrete dhe kaq; dekretet i bëjnë njerëzit, reformën e bëjnë njerëzit. Sot ata janë njerëz me nivel kulturor dhe profesional, por kanë edhe interesat e tyre. Aty ndërthuren një numër faktorësh dhe influencash që nuk e lejojnë këtë mekanizëm të komplikuar të funksionojë në mënyrë normale, që ne nga jashtë të gjykojmë efektivitetin e tij. Është një proces që nuk mund të kryhet as për 10 vjet. Për shkak të vështirësive, unë e kam vlerësuar; mund të mos ketë arritur objektivat optimale, por ka bërë progres.

Borakaj: A keni ndier keqardhje për ndonjë politikan që ka përfunduar në dyert e drejtësisë?

Milo: Po. Nuk duhet të fshihemi si struci për ngjarjet që kanë tronditur politikën shqiptare, aq më tepër që i kam njohur në rrethana të tjera. Në radhë të parë kam ndier keqardhje për një kategori politikanësh, qofshin të majtë apo të djathtë, që kanë përfunduar në paraburgim apo në burg. Sepse i kam njohur në kohë të tjera, në pozita të tjera, dhe njeriu për nga natyra shpreh keqardhje për fatkeqësi të tilla. Por, përtej ndjenjës njerëzore, kur ballafaqohesh me fakte dhe kur ato vërtetohen nga gjykatat, atëherë ke një lloj ngushëllimi për keqardhjen tënde, pasi institucioni përkatës ka gjykuar me drejtësi.

Por dua të them se nuk jam pajtuar, përkundrazi jam revoltuar për akte skandaloze në trajtimin e politikanëve, me arrestime brutale që u janë bërë, në mënyrë të veçantë ish-Presidentit të Republikës, ish-kryetarit të Kuvendit dhe ish-kryeministrit Ilir Meta. Ka qenë e jashtëzakonshme ndjesia që kam provuar kur kam parë që të trajtohej në atë mënyrë një ish-kryetar shteti. Më ka lënë vragë në shpirt. Kishte forma dhe mënyra të tjera për ta kryer atë ndalim, jo vetëm për Ilir Metën, por për çdo qytetar. Po kështu edhe për Erion Veliajn; ishte pak më e zbutur, por pak a shumë e njëjta qasje.

Lexuar: 19

Lajme te ngjashme

84 ditë revoltë! Shqiptarët nuk heqin dorë, edhe sot para Kryeministrisë

Ministri Hoxha takon drejtuesit e institucioneve dhe të zgjedhurit shqiptarë të Luginës së Preshevës

Heroi Ibrahim Çela u drejtohet shqiptarëve: Më duhet ndihma juaj, më pret operimi i katërt!

Incidenti me himnin, Meta: Nuk ka lidhje me Mickoskin, për ne Pusteci është prioritet

Arrestohen tre persona në Leposaviq Vodhën 12 mijë euro, 40 mijë dinarë dhe dy zinxhirë ari

Një fitore që shkruan histori!

Lajmet e fundit

Ukraina synon sisteme antibalistike me kredinë prej 90 miliardë eurosh të BE-së

22 Gusht, 2026

Shtrenjtohen cigaret, çmimi i Marlboros në “hava”

22 Gusht, 2026

84 ditë revoltë! Shqiptarët nuk heqin dorë, edhe sot para Kryeministrisë

22 Gusht, 2026

Ministri Hoxha takon drejtuesit e institucioneve dhe të zgjedhurit shqiptarë të Luginës së Preshevës

22 Gusht, 2026

Edhe një rast vdekjeje nga ethet e Nilin Perëndimor, gjithsej pesë të vdekur deri më tani

22 Gusht, 2026

VLEN: BDI-ja dy dekada ishte në pushtet, por nuk ia ka haberin ligjeve

22 Gusht, 2026

Hekurudhat në degradim, rrugët në letër! Zekolli: Me Kosovën për katër vite lidhemi me autostradë

22 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.