Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ante Markoviq – kryeministri i fundit i Jugosllavisë, që ofronte prosperitet në kohën kur nacionalizmi po e çonte vendin drejt luftës

28 Nëntor, 2026

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2030!

27 Nëntor, 2026

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

27 Nëntor, 2026

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

27 Nëntor, 2026

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

27 Nëntor, 2026

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

27 Nëntor, 2026

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

27 Nëntor, 2026

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

27 Nëntor, 2026

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë, hajdutët erdhën nga Shkupi përmes rrugës së vjetër

27 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 28 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

BDI kërkon dorëheqjen e Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin për gabimet personale

Suad AvdiuBy Suad Avdiu20 Prill, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kryetarit të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, duke e akuzuar për përgjegjësi politike dhe morale në një situatë që e cilëson si “të paprecedentë” në skenën politike dhe juridike në vend. Në reagimin e saj, BDI shpreh “shqetësim të thellë dhe indinjatë qytetare ndaj situatës së paprecedentë politike dhe juridike që po ndodh”, ndërsa pretendon se ekzistojnë “burime kredibile” që dëshmojnë për një dosje gjyqësore voluminoze ndaj Mexhitit.

Sipas partisë, “kryeministri Hristijan Mickoski e mban Izet Mexhitin nën kontroll të plotë përmes një dosjeje gjyqësore prej 320 faqesh”, e cila, siç thuhet, “dokumenton shkelje flagrante të ligjit në fushën e ndërtimtarisë ilegale në Çair”. BDI pretendon se këto shkelje kanë shkaktuar “dëm të drejtpërdrejtë në buxhetin komunal në vlerë prej 72 milionë eurove”.

Reagimi i plotë i BDI-së:

BDI kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Izet Mexhitit Të mos e mbajë peng popullin shqiptar për gabimet e tij personale

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), shpreh shqetësim të thellë dhe indinjatë qytetare ndaj situatës së paprecedentë politike dhe juridike që po ndodh në skenën politike.

Burime kredibile konfirmojnë se kryeministri Hristijan Mickovski e mban Izet Mexhitin nën kontroll të plotë përmes një dosjeje gjyqësore prej 320 faqesh, e cila dokumenton shkeljet flagrante të ligjit në fushën e ndërtimtarisë ilegale në Çair, shkelje që kanë shkaktuar dëm të drejtpërdrejtë në buxhetin komunal në vlerë prej 72 milionë eurove.

Kjo situatë nuk është vetëm skandal juridik,është skandal politik i rendit të parë.

Faktet tregojnë qartë se dosja e prokurorisë nuk po përdoret si mjet drejtësie, por si levë presioni mbi kreun e komunës Çair.

Mexhiti, i rrethuar nga kjo shpatë e Damokleut, vazhdon të qëndrojë në pozitën e tij, duke e vendosur interesin personal mbi interesin e popullit shqiptar dhe qytetarëve të Çairit.

BDI thekson se 72 milionë euro dëm ndaj buxhetit komunal nuk janë shifër abstrakte, janë spitale të pakrijuara, rrugë të paasfaltuara, kopshte dhe shkolla që nuk janë ndërtuar, dhe qytetarë të varfëruar nga një menaxhim i papërgjegjshëm dhe i dyshimtë.

Çdo ditë që Mexhiti qëndron në post, është edhe një ditë më shumë që populli shqiptar në Çair mban peshën e gabimeve të tij.

Ne refuzojmë të pranojmë idenë se një individ dhe çështjet e tij personale juridike mund të mbajnë peng të gjithë çështjen shqiptare.

Mexhiti nuk ka të drejtë t’i ekspozojë qytetarët e Çairit ndaj pasojave politike të manipulimeve të tij.

Ai ka pasur mundësi të mbrojë veten por jo duke u fshehur pas mandatit të tij dhe pas komunitetit tonë.

Për këto arsye, BDI dega Çair kërkon qëmenjëherë: Izet Mexhiti të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të komunës Çair, dhe të ballafaqohet individualisht me akuzat juridike ndaj tij, siç kërkon çdo standard elementar i demokracisë dhe i qeverisjes së ndershme.

Drejtësia nuk është e negociueshme.

Populli shqiptar në Çair meriton udhëheqës që i shërbejnë komunitetit me integritet, jo individë që e përdorin mandatin si mburojë personale ndaj ligjit.

BDI do të vazhdojë të qëndrojë pranë qytetarëve dhe do të luftojë për llogaridhënie të plotë për çdo euro të dëmtuar të buxhetit të Çairit.

BDI u bën thirrje të gjitha forcave politike, institucioneve dhe opinionit publik të ngrihen bashkë në mbrojtje të interesit të qytetarëve dhe të drejtësisë.

Heshtja dhe mosveprimi janë bashkëfajësi.

Lexuar: 41

Lajme te ngjashme

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë, hajdutët erdhën nga Shkupi përmes rrugës së vjetër

VLEN: Edhe Tirana e konfirmoi se gjuha shqipe po avancon, propaganda e BDI-së mbetet pa treg

Lajmet e fundit

Ante Markoviq – kryeministri i fundit i Jugosllavisë, që ofronte prosperitet në kohën kur nacionalizmi po e çonte vendin drejt luftës

28 Nëntor, 2026

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2030!

27 Nëntor, 2026

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

27 Nëntor, 2026

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

27 Nëntor, 2026

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

27 Nëntor, 2026

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

27 Nëntor, 2026

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

27 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.