Një figurë e rëndësishme në fushën e mjekësisë pediatrike, Dr. Spec. Skender Bajrami, mbetet ndër emrat që kanë lënë gjurmë të veçanta në shërbimin shëndetësor në vend.
Me prejardhje nga Gllazhnja e Komunës së Likovës, ai njihet si pediatri i parë nga kjo zonë dhe njëkohësisht ndër të paktët mjekë shqiptarë të kësaj fushe që kanë ushtruar profesionin në Shkup.
Gjatë karrierës së tij shumëvjeçare, Dr. Bajrami ka kontribuar në kujdesin dhe shëndetin e brezave të tërë të fëmijëve, duke fituar respektin e pacientëve dhe kolegëve.
Pas një angazhimi të gjatë profesional, ai sot gëzon pensionimin, duke mbetur një shembull i përkushtimit dhe profesionalizmit në mjekësi. (Fotografia i përket viteve ’80-ta.)/ Televizioni News / Gllaznj fb

