Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Haradinaj mbështet protestën për gjuhën shqipe: Asnjë kompromis me të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

4 Qershor, 2026

Kryepolici Toshkovski “lavdërohet” me rezultatet e kamerave (Safe City)

4 Qershor, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

4 Qershor, 2026

Gashi: VLEN nuk e ka ka problem edhe të dalë nga qeveria, por a ka garanci se do ndodhin ndryshimet kushtetuese?!

3 Qershor, 2026

Pasuria e 60 funksionarëve nën “vëzhgim” në Maqedoninë e Veriut

3 Qershor, 2026

PSE PO FLASIM PËR GREKËT DHE JO PËR TOKAT QË PO HUMBASIM?

3 Qershor, 2026

Mexhiti në Bruksel takim me eurodeputetin shqiptar, Dibrani: Diskutim vëllazëror…

3 Qershor, 2026

Katër të rinj nga Kosova u morën nga dallgët në Shëngjin, dy humbin jetën

3 Qershor, 2026

Rrihet 16 vjeçarja pas një sherri mes nxënëseve në Tetovë

3 Qershor, 2026

Mickoski: Askush s’do të më detyroj të futem në procesin e ndryshimeve kushtetuese

3 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 4 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Prokurorja zbërthen krimin: Nga dëshmia rrëqethëse e fëmijës te hematoma që rrëzoi versionin e Naim Murselit

TV NewsBy TV News17 Prill, 2026 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në seancën e sotme ku po jepet fjala përfundimtare për vrasjen e Liridona Ademajt, prokurorja, Javorka Perlinçeviq ka paraqitur argumente të rënda që rëndojnë pozitën e Naim Murselit dhe të akuzuarve të tjerë, shkruan Insajderi.

Përmes dëshmive të reja dhe raporteve të mjekësisë ligjore, prokuroria pretendon se vrasja ishte një skenar i përgatitur deri në detaje.

Një nga momentet më prekëse të seancës ishte leximi i dëshmisë së fëmijëve të çiftit, të cilët pas ngjarjes ishin dërguar në Suedi.

Sipas dëshmisë së paraqitur, djali i madh kishte rrëfyer tmerrin që kishte parë në prani të psikologut.

“Gjatë një vizite të fëmijëve në Suedi, djali i madh në prani të psikologut ka thënë: ‘Hajni e futi dorën dhe i bëri mamit bam’.

Gjithashtu, Leonardi ka dëshmuar se fëmijët e kanë sqaruar qartë çështjen; ata nuk dëshirojnë të komunikojnë me babanë e tyre dhe i refuzojnë të gjitha thirrjet telefonike të cilat ua ka mundësuar Qendra për Punë Sociale në Suedi“, citohet të ketë thënë fëmija, duke konfirmuar se të vegjlit kanë qenë dëshmitarë të momentit tragjik.

Prokuroria ka përdorur dëshminë e ekspertit të mjekësisë ligjore për të rrëzuar versionin e “grabitjes së thjeshtë”.

Eksperti ka vërtetuar se në trupin e të ndjerës është gjetur një hematomë, e cila përputhet me kohën pak para vrasjes.

“Në anën e majtë të shpatullës ka pasur një hematomë, koha e shkaktimit të së cilës përshtatet me periudhën jo më tepër se një orë para kryerjes së vrasjes.

Ekziston mundësia që ajo nxirje të jetë shkaktuar nga gishtat e dorës”, thuhet në dëshminë e ekspertit që mbështet dyshimin se Naim Murseli e ka mbajtur me forcë viktimën.

Një tjetër pikë kyçe e prokurores ishte vërtetimi i komunikimit dhe bashkëpunimit mes të akuzuarve.

Edhe pse fillimisht u tentua të fshihej lidhja, dëshmitë e reja dhe pranimi i të akuzuarve treguan se Naim Murseli kishte shoqëruar Granit Plavën me veturën e tij “Range Rover” në momentin kur ishte marrë vetura “Seat” e përdorur në krim.

“Sa u përket dëshmitarëve të tjerë, të gjithë i kanë përsëritur deklaratat e dhëna në procedurën paraprake.

Megjithatë, është e rëndësishme të ceket dëshmitari Aurel Pajaziti. Gjatë dëshmisë, ai u pyet nga trupi gjykues nëse kishte ndonjë person tjetër me Granit Plavën në momentin e dhënies së veturës; ai nuk e kishte njohur personin që shoqëronte Granitin.

Mirëpo, gjatë dhënies së mbrojtjes, të akuzuarit e kanë pranuar se gjatë huazimit të veturës së llojit ‘Seat’ – të cilën ditën kritike e ka shfrytëzuar Granit Plava – me të ka qenë edhe i akuzuari i parë, Naim Murseli. Ata kishin shkuar aty me veturën ‘Range Rover’, që ishte në pronësi të Naimit”, tha prokurorja, përcjell Insajderi.

Lexuar: 157

Lajme te ngjashme

Haradinaj mbështet protestën për gjuhën shqipe: Asnjë kompromis me të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Katër të rinj nga Kosova u morën nga dallgët në Shëngjin, dy humbin jetën

Serwer: Vuçiq po pret mundësinë për të marrë veriun e Kosovës, Shqipëria të vendosë më shumë trupa

Pakoja e Ahtisarit kishte 120 ditë afat për ndryshim

“Do të anulojmë çdo fluturim”, aeroporti i Brukselit bllokohet papritur, ja arsyeja

Aqua Park Milenium në Ferizaj ka filluar zyrtarisht sezonin veror

Lajmet e fundit

Haradinaj mbështet protestën për gjuhën shqipe: Asnjë kompromis me të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

4 Qershor, 2026

Kryepolici Toshkovski “lavdërohet” me rezultatet e kamerave (Safe City)

4 Qershor, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

4 Qershor, 2026

Gashi: VLEN nuk e ka ka problem edhe të dalë nga qeveria, por a ka garanci se do ndodhin ndryshimet kushtetuese?!

3 Qershor, 2026

Pasuria e 60 funksionarëve nën “vëzhgim” në Maqedoninë e Veriut

3 Qershor, 2026

PSE PO FLASIM PËR GREKËT DHE JO PËR TOKAT QË PO HUMBASIM?

3 Qershor, 2026

Mexhiti në Bruksel takim me eurodeputetin shqiptar, Dibrani: Diskutim vëllazëror…

3 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.