Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Haradinaj mbështet protestën për gjuhën shqipe: Asnjë kompromis me të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

4 Qershor, 2026

Kryepolici Toshkovski “lavdërohet” me rezultatet e kamerave (Safe City)

4 Qershor, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

4 Qershor, 2026

Gashi: VLEN nuk e ka ka problem edhe të dalë nga qeveria, por a ka garanci se do ndodhin ndryshimet kushtetuese?!

3 Qershor, 2026

Pasuria e 60 funksionarëve nën “vëzhgim” në Maqedoninë e Veriut

3 Qershor, 2026

PSE PO FLASIM PËR GREKËT DHE JO PËR TOKAT QË PO HUMBASIM?

3 Qershor, 2026

Mexhiti në Bruksel takim me eurodeputetin shqiptar, Dibrani: Diskutim vëllazëror…

3 Qershor, 2026

Katër të rinj nga Kosova u morën nga dallgët në Shëngjin, dy humbin jetën

3 Qershor, 2026

Rrihet 16 vjeçarja pas një sherri mes nxënëseve në Tetovë

3 Qershor, 2026

Mickoski: Askush s’do të më detyroj të futem në procesin e ndryshimeve kushtetuese

3 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 4 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Avokati i familjes Ademaj: Pamjet e hotelit fundosin Kushtrim Kokallën, pagoi dhomën me deng parash dhe fshehu Naim Murselin

TV NewsBy TV News17 Prill, 2026 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Gjatë seancës së sotme për vrasjen e Liridona Ademajt, avokati i familjes së viktimës, Leutrim Syla, ka hedhur dritë mbi veprimet e të akuzuarve pas krimit, shkruan Insajderi.

Sipas tij, video-incizimet nga hoteli “Swiss Diamond” në Prishtinë vërtetojnë rolin kyç të Kushtrim Kokallës në fshehjen e bashkëshortit të Liridonës, Naim Murselit.

Avokati Syla tha se, ndonëse mbrojtja e Kokallës ka mohuar përfshirjen e tij, pamjet filmike tregojnë një realitet tjetër.

Sipas avokatit, pas vrasjes, Naim Murseli ishte strehuar në hotelin në qendër të Prishtinës, i ndihmuar në çdo hap nga Kushtrim Kokalla.

“Vërtetohet saktë që Naim Murseli hyn në hotelin ‘Swiss’ duke mbuluar fytyrën e tij. Në atë gjendje, i duhet dikush për ta ndihmuar e mbajtur për krahu, dhe ai është kush tjetër veçse Kushtrim Kokalla.

Ai i ka qëndruar afër qysh para vrasjes dhe pas saj për t’ia mbuluar krimin, duke qenë një pjesëtar i FSK-së për të manovruar më lehtë”, deklaroi Syla.

Një pikë tjetër e fortë e argumentimit të avokatit ishte momenti i pagesës në recepsionin e hotelit.

Ai rrëzoi pretendimet e Kokallës se nuk kishte mjete financiare për të paguar qëndrimin në hotel.

“Mbrojtja e Kushtrim Kokallës ka mohuar në vazhdimësi pagesën. Mirëpo, nga video-incizimet shihet qartazi bankënota të cilën e dorëzon Kokalla.

Madje, ai deklaron se nuk ka mundur të paguajë sepse nuk ka të ardhura të tilla, ndërsa në pamje Kushtrim Kokalla nxjerr një deng parash dhe i duhet kohë për të gjetur një bankënotë, pasi të tjerat ishin shumë më të mëdha”, shtoi avokati.

Avokati Syla u shpreh i bindur se Kokalla ka qenë njeriu që ka koordinuar veprimet e fundit pasi Naim Murseli kreu porosinë e vrasjes.

“Kushtrim Kokalla i ka kryer të gjitha punët pas vrasjes pasi e ka kuptuar që Naimi e paska kryer, edhe pse nuk është se i është dashur shumë sepse e ka thirrur Granit Plava dhe e ka njoftuar”, tha ai.

Lexuar: 108

Lajme te ngjashme

Haradinaj mbështet protestën për gjuhën shqipe: Asnjë kompromis me të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Katër të rinj nga Kosova u morën nga dallgët në Shëngjin, dy humbin jetën

Serwer: Vuçiq po pret mundësinë për të marrë veriun e Kosovës, Shqipëria të vendosë më shumë trupa

Pakoja e Ahtisarit kishte 120 ditë afat për ndryshim

“Do të anulojmë çdo fluturim”, aeroporti i Brukselit bllokohet papritur, ja arsyeja

Aqua Park Milenium në Ferizaj ka filluar zyrtarisht sezonin veror

Lajmet e fundit

Haradinaj mbështet protestën për gjuhën shqipe: Asnjë kompromis me të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

4 Qershor, 2026

Kryepolici Toshkovski “lavdërohet” me rezultatet e kamerave (Safe City)

4 Qershor, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

4 Qershor, 2026

Gashi: VLEN nuk e ka ka problem edhe të dalë nga qeveria, por a ka garanci se do ndodhin ndryshimet kushtetuese?!

3 Qershor, 2026

Pasuria e 60 funksionarëve nën “vëzhgim” në Maqedoninë e Veriut

3 Qershor, 2026

PSE PO FLASIM PËR GREKËT DHE JO PËR TOKAT QË PO HUMBASIM?

3 Qershor, 2026

Mexhiti në Bruksel takim me eurodeputetin shqiptar, Dibrani: Diskutim vëllazëror…

3 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.