Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

“Wizz Air” e zgjeron bazën në Shkup me aeroplanin e 7-të

21 Korrik, 2026

Qeveria shpall gjendje krize 30-ditore në Komunën e Gostivarit për shkak të problemit me ujin e pijshëm

21 Korrik, 2026

Nis aksioni për rrënimin e 11 vilave në pronën e Ibër-Lepencit në Ujman

21 Korrik, 2026

Asnjëri nga liderët shqiptarë nuk u duk në Gostivar

21 Korrik, 2026

Ali Ahmeti ngushëllon familjen nga Tërnava që humbën 3 anëtarë në aksidentin tragjik

21 Korrik, 2026

Presidentja e Indisë për vizitë në Maqedoni! Siljanovska-Davkova: Diskutuam për partneritetin ekonomik

21 Korrik, 2026

Abazoviqi merret në pyetje për dhënien e shtetësisë së nderit biznesmenit kosovar

21 Korrik, 2026

MPB demanton: Askush nuk e ka përndjekur makinën e rastit tragjik

21 Korrik, 2026

Gjendja me ujin në Gostivar, Zafirovska: Ka filluar të ulet numri i të personave që kërkojnë ndihmë mjekësore

21 Korrik, 2026

Edhe Greqia ofron shtetësi greke për shtetasit maqedonas me origjinë greke

21 Korrik, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 22 Korrik
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

SPAK jep pretencën, kërkon 10 vite burg për Ervis Berberin, nga 1 vit burg për Gjylin dhe Elezin

TV NewsBy TV News17 Prill, 2026 Rajoni Pa Komente5 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka shpallur pretencën për ish-drejtorët e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ervis Berberi dhe Gentian Gjyli, si dhe për 20 të pandehur të tjerë.

Çështja është shqyrtuar me procedurë të gjykimit të shkurtuar për shumicën e të pandehurve.

Për ish-drejtorin e ARRSH, Ervis Berberi, SPAK kërkon dënimin me 10 vite burg pasi akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Me aplikimin e gjykimit të shkurtuar, dënimi pritet të ulet në rreth 6.8 vite. Po ashtu, kërkohet ndalimi i ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite.

Për ish-drejtorin tjetër të ARRSH, Gentian Gjyli, kërkohet dënimi me 1 vit e 6 muaj burg për shkelje të barazisë në tendera, i cili ulet me 1/3, si dhe heqja e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 3 vite.

Ndërsa për ish-drejtorin e KESH, Erald Elezi, SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg për shkelje të barazisë në tendera, me ulje 1/3 dhe ndalim të funksioneve publike për 3 vite.

Për të pandehurit janë kërkuar këto dënime:

Adela Kiça

Akuzohet për shkelje të barazisë në tendera – 1 vit burgim.

Kërkohet ulje e dënimit me 1/3, pezullim dhe zëvendësim me punë në interes publik, si dhe heqje e të drejtës për funksione publike për 3 vite.

Adja Strazimiri

Shkelje e barazisë në tendera – 1 vit e 6 muaj burg.

Me ulje 1/3, pezullim dhe punë në interes publik, si dhe ndalim i funksioneve publike për 3 vite.

Adrian Kroi

Shkelje e barazisë në tendera – 1 vit e 6 muaj burg.

Pas uljes 1/3, kërkohet pezullim dhe vendosje në shërbim prove për 4 vite, si dhe heqje e të drejtës për funksione publike për 3 vite.

Altin Marko

Shkelje e barazisë – 1 vit burg.

Me ulje 1/3, pezullim dhe shërbim prove për 4 vite, si dhe ndalim funksionesh publike për 3 vite.

Artan Leskoviku

1 vit burg për shkelje të barazisë.

Pas uljes 1/3, pezullim dhe shërbim prove për 4 vite, si dhe ndalim funksionesh publike për 3 vite.

Bledar Aliaj

Shkelje e barazisë – 1 vit, falsifikim dokumentesh – 9 muaj, shpërdorim detyre – 1 vit.

Në bashkim dënimesh: 1 vit e 6 muaj.

Me ulje 1/3, pezullim dhe shërbim prove për 4 vite, si dhe ndalim funksionesh publike për 3 vite.

Blerta Musabelli

Shkelje e barazisë – 1 vit, falsifikim dokumentesh (më shumë se një herë) – 9 muaj, shpërdorim detyre – 1 vit.

Në total: 2 vite burg.

Me ulje 1/3, pezullim dhe punë në interes publik, si dhe ndalim funksionesh publike për 3 vite.

Brunilda Luli

Korrupsion aktiv në bashkëpunim – 1 vit, pastrim i produkteve të veprës penale – 7 vite.

Në total: 7 vite e 6 muaj burg.

Me ulje 1/3, kërkohet pezullim dhe shërbim prove për 4 vite.

Denis Xhoxhi

Shkelje e barazisë – 1 vit burg.

Me ulje 1/3, pezullim dhe punë në interes publik, si dhe ndalim funksionesh publike për 3 vite.

Ela Goxhaj

Shkelje e barazisë – 1 vit e 6 muaj burg.

Me ulje 1/3, pezullim dhe 150 orë punë në interes publik, si dhe ndalim funksionesh publike për 3 vite.

Erald Elezi

Shkelje e barazisë – 1 vit e 6 muaj burg.

Me ulje 1/3 dhe heqje e të drejtës për funksione publike për 3 vite.

Ervis Lami

Korrupsion aktiv (në disa episode) dhe pastrim i produkteve të veprës penale – 7 vite.

Në total: 7 vite e 6 muaj burg.

Me ulje 1/3, kërkohet pezullim i pjesës së mbetur dhe shërbim prove për 4 vite.

Evis Berberi

Shkelje e barazisë në tendera në disa raste dhe korrupsion pasiv në disa episode, si dhe pastrim parash.

Në bashkim dënimesh: 10 vite burg.

Me ulje 1/3, si dhe dënim plotësues: ndalim i ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite.

Genti  Raça

Shkelje e barazisë – 1 vit e 6 muaj burg.

Me ulje 1/3, pezullim dhe shërbim prove, si dhe ndalim funksionesh publike për 3 vite.

Gentjan Gjyli

1 vit e 6 muaj burg.

Me ulje 1/3 dhe heqje e të drejtës për funksione publike për 3 vite.

Gëzim Noni

Shkelje e barazisë – 1 vit e 6 muaj burg.

Me ulje 1/3, pezullim dhe shërbim prove për 4 vite, si dhe ndalim funksionesh publike për 3 vite.

Jetmira Dervishi

Shkelje e barazisë – 1 vit e 6 muaj burg.

Me ulje 1/3, pezullim dhe punë në interes publik, si dhe ndalim funksionesh publike për 3 vite.

Kamelia Tafaj

Shkelje e barazisë – 1 vit, falsifikim – 9 muaj, shpërdorim detyre – 1 vit.

Në total: 2 vite burg.

Me ulje 1/3, pezullim dhe punë në interes publik, si dhe ndalim funksionesh publike për 3 vite.

Orjon  Islamaj

Shkelje e barazisë – 1 vit burg.

Me ulje 1/3, pezullim dhe shërbim prove për 4 vite, si dhe ndalim funksionesh publike për 3 vite.

Shkëlqim Lusha

Shkelje e barazisë – 1 vit e 6 muaj burg.

Me ulje 1/3, pezullim dhe shërbim prove për 4 vite, si dhe ndalim funksionesh publike për 3 vite.

Valbona Pepa

Shkelje e barazisë – 1 vit e 6 muaj burg.

Me ulje 1/3, pezullim dhe punë në interes publik, si dhe ndalim funksionesh publike për 3 vite.

Valter Begaj

Ndaj tij vijon gjykimi i zakonshëm.

/vizionplus.tv

Lexuar: 9

Lajme te ngjashme

Nis aksioni për rrënimin e 11 vilave në pronën e Ibër-Lepencit në Ujman

Abazoviqi merret në pyetje për dhënien e shtetësisë së nderit biznesmenit kosovar

287 refuzime nuk e ndalën: Historia e Qëndresës që pushtoi politikën në Zvicër

Mehazi: Mali i Zi me 600 mijë banorë shtet i pavarur, ndërsa 600 mijë shqiptarë të jenë pakicë në Maqedoni

Tre kosovarë janë zhdukur në Shkup, kërkohet ndihmë për gjetjen e tyre! Shpërndajeni!

Drama para finales së Botërorit: Ish-kampioni i botës nuk lejohet të hyjë në SHBA, i kërkon ndihmë Trumpit

Lajmet e fundit

“Wizz Air” e zgjeron bazën në Shkup me aeroplanin e 7-të

21 Korrik, 2026

Qeveria shpall gjendje krize 30-ditore në Komunën e Gostivarit për shkak të problemit me ujin e pijshëm

21 Korrik, 2026

Nis aksioni për rrënimin e 11 vilave në pronën e Ibër-Lepencit në Ujman

21 Korrik, 2026

Asnjëri nga liderët shqiptarë nuk u duk në Gostivar

21 Korrik, 2026

Ali Ahmeti ngushëllon familjen nga Tërnava që humbën 3 anëtarë në aksidentin tragjik

21 Korrik, 2026

Presidentja e Indisë për vizitë në Maqedoni! Siljanovska-Davkova: Diskutuam për partneritetin ekonomik

21 Korrik, 2026

Abazoviqi merret në pyetje për dhënien e shtetësisë së nderit biznesmenit kosovar

21 Korrik, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.