Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Sulm me armë zjarri në Gjermani, të paktën 5 viktima

29 Qershor, 2026

Bekim Sali zhvillon takim bilateral me ministrin e Jashtëm të Lituanisë, në fokus integrimi evropian dhe bashkëpunimi në NATO

29 Qershor, 2026

BDI akuzoi VLEN-in për dështim në eurointegrime! Imeri-Stafai i kundërpërgjigjet Osmanit

29 Qershor, 2026

Zv/drejtori i burgut të Kumanovës, Ylber Limani, takoi ambasadorin e Turqisë në Shkup

29 Qershor, 2026

Gashi: Samiti i Ankarasë duhet të dërgojë mesazh se NATO-ja është e bashkuar

29 Qershor, 2026

Nga akuzat për largime nga puna te afërsia me Beogradin: Mbaron mandati i Stoilkoviqit

29 Qershor, 2026

E rrëmbeu nga puna, e mbyti dhe ia fshehu trupin

29 Qershor, 2026

Çmime të reja të derivateve të naftës

29 Qershor, 2026

Fatmir Limani: Kur lashë BDI-në thanë se mbarova, por unë rilinda

29 Qershor, 2026

Ali Ahmeti: Të rinjtë që përfunduan Akademinë Politike të BDI-së janë garanci për të ardhmen

28 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 29 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Kryeministri Edi Rama inspekton punimet në kantierin e “Lungomare 4”

TV NewsBy TV News13 Prill, 2026 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Shëtitorja bregdetare “Lungomare 4”, është një tjetër kantier, ku puna po vijon pandërprerje për të përmirësuar cilësinë e hapësirave publike në zonat me potencialin më të lartë turistik të qytetit, e frekuentuar nga vizitorë vendas e të huaj, të cilët nuk po vijnë në Shqipëri vetëm për pushime sezonale, por edhe për të investuar e për të blerë apartamente.

Kryeministri Rama ndodhet sot në Vlorë, ku e nisi ditën me insektimin e ecurisë së punimeve në këtë kantier, i shoqëruar nga Kryetarja e Bashkisë Brunilda Mersini dhe Drejtori i Përgjithshëm i Fondit Shqiptar të Zhvillimit Dritan Agolli.

Në prezantimin e detajeve të projektit, Drejtori i FShZh Agolli shpegoi se “Lungomare 4” është vazhdimi i shëtitores ekzistuese në krahun perëndimor, me një gjatësi fillestare prej rreth 500 metrash linear. Projekti parashikon ndërtimin e një promenade me gjerësi rreth 7 metra, si dhe një piste biçikletash prej 2 metrash, duke krijuar një hapësirë funksionale dhe të integruar për këmbësorët dhe përdoruesit e biçikletave.

Ai tha se punimet nëntokësore janë drejt përfundimit, përfshirë betonimin dhe sistemet e vaditjes, ndërsa ndriçimi publik do të realizohet në fazën përmbyllëse. Synimi është që kjo pjesë e shëtitores të përfundojë brenda mesit të muajit maj, në mënyrë që të jetë e gatshme për sezonin turistik dhe në funksion të plotë për qytetarët dhe vizitorët.

“Këtu jemi në kantierin e Lungomares 4, që është vazhdimi në krahun perëndimor të Lungomares. Është një projekt fillestar me një gjatësi  rreth 500 m linear, i cili parashikon shëtitore me gjerësi rreth 7 metra, ashtu si edhe një pistë për biçikleta prej 2 metra.

Projekti gjithashtu parashikon edhe sisteminin e rërës. Janë bërë të gjitha punimet nëntokësore, punimet e betonit dhe sistemet e vaditjes. Sistemi i ndriçimit vihet më pas. Synimi është që në 15 maj kjo pjesë e shëtitores të jetë mbyllur e sistemuar në mënyrë që për sezonin turistik të jetë e gatshme për t’u shfrytëzuar nga qytetarët e Vlorës dhe nga turistët gjithashtu. Kjo është edhe një fazë e katërt le të themi, që do vazhdojë dhe në vijim, duke bërë praktikisht, gjithë Lungomarën që lidhet me pjesën tjetër.” – shpjegoi Drejtori i FShZh Agolli.

Projekti përfshin gjithashtu elementë inovativë në organizimin e hapësirës publike, si një shkallare multifunksionale që mund të përdoret si zonë plazhi gjatë paradites dhe si hapësirë rekreative në formë amfiteatri gjatë pasdites dhe mbrëmjes, duke krijuar një ambient tërheqës për pushim dhe aktivitete sociale. Po ashtu, është parashikuar një pistë me asfalt të kuq për biçikleta dhe rreth 250 vende parkimi, ndërkohë që po punohet paralelisht edhe për zgjerimin e kapaciteteve të parkimit në të gjithë zonën e Lungomares.

“Kjo është shkallare e gjitha që mund të shfrytëzohet edhe gjatë orëve të paradites, që është pjesë e plazhit, por mund të përdoret edhe gjatë pasdites edhe gjatë darkës, duke u kthyer praktikisht edhe në një pistë amfiteatri për qytetarët qe të pushojnë ose të shijojnë perëndimin e diellit. Pista do jetë me asfalt të kuq. Ka 250 poste parkimi. Ndërkohë që po mbyllim procedurën edhe për parkimin tjetër në Lungomare.  Praktikisht janë dy parkime të fuqishme për pjesën e Vlorës dhe pjesën e  fluksit turistik.” – detajoi më tej Agolli.

Nga ana e tij, Kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e këtij investimi për zhvillimin turistik të qytetit, duke nënvizuar se përmirësimi i infrastrukturës duhet të shoqërohet me zgjerimin e hapësirave të parkimit, për t’iu përgjigjur rritjes së fluksit të vizitorëve.

Shëtitorja “Lungomare 4” është pjesë e një strategjie më të gjerë për transformimin urban të Vlorës, duke synuar rritjen e cilësisë së jetës, përmirësimin e aksesueshmërisë dhe forcimin e potencialit turistik të qytetit.

Lexuar: 131

Lajme te ngjashme

Sulm me armë zjarri në Gjermani, të paktën 5 viktima

Tragjedia në Venezuelë, gjenden të vdekur gruaja dhe dy fëmijët e futbollistit Lucas Trejo

Taulant Balla: Jam me Tetovën dhe shqiptarët e Maqedonisë

Igballe Huduti në protestat në Shqipëri, Edi Rama ia publikon fotografinë me Ahmadinexhadin e Iranit

Vajza e Tahir Sinanit i reagon Taulant Ballës: Sot ma vrave babën për së dyti

Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss

Lajmet e fundit

Sulm me armë zjarri në Gjermani, të paktën 5 viktima

29 Qershor, 2026

Bekim Sali zhvillon takim bilateral me ministrin e Jashtëm të Lituanisë, në fokus integrimi evropian dhe bashkëpunimi në NATO

29 Qershor, 2026

BDI akuzoi VLEN-in për dështim në eurointegrime! Imeri-Stafai i kundërpërgjigjet Osmanit

29 Qershor, 2026

Zv/drejtori i burgut të Kumanovës, Ylber Limani, takoi ambasadorin e Turqisë në Shkup

29 Qershor, 2026

Gashi: Samiti i Ankarasë duhet të dërgojë mesazh se NATO-ja është e bashkuar

29 Qershor, 2026

Nga akuzat për largime nga puna te afërsia me Beogradin: Mbaron mandati i Stoilkoviqit

29 Qershor, 2026

E rrëmbeu nga puna, e mbyti dhe ia fshehu trupin

29 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.