Në kuadër të bashkëbisedimeve për Punët e Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama ka zhilluar një takim me pensionistë të Njësisë nr. 2 ku foli për rritjen ekonomike dhe politikat sociale, si dhe reformën e pensioneve me bonuset e përvitshme dhe rritjen që do të vijojë sipas kategorive për tu 5-fishuar deri me 2030-ën.
Rama: Ne e kemi pasur shumë problem faktin që nuk arrinim dot t’i rrisnim pensionet. E vetmja gjë që kemi bërë për vite të tëra ka qenë indeksimi i pensioneve, por indeksimi nuk është rritje në kuptimin e vërtetë të fjalës. Ajo që unë kam thënë dhe përsëritur në të gjitha rastet, ishte që e vërteta na pengonte të shkonim te pensionet, sepse ekonomia nuk ishte në gjendje të na mbështeste një plan real rritjeje. Erdhi momenti kur ekonomia na e krijoni këtë mundësi. Duke filluar nga janari i këtij viti ju merrni pensione më të larta. Nga çdo janar pensioni do të rritet për çdo muaj dhe janarin e ardhshëm rritja do të jetë dyfishi i këtij janari për të arritur në 2030 në rritje me 5-fish.
Ne kemi diskutuar edhe për të tjera ndryshime që do të bëjmë në skemën e pensioneve për të thelluar reformën e pensioneve. Do të rishikojmë skemën aktuale për pensionistët e vetëpunësuar dhe për ata që vazhdojnë të punojnë pasi ka dhe aty hapësirë për të bërë disa rregullime që shkojnë në favor të pensionistëve. Kemi disktuar edhe mbështejen për invalidët të cilët kanë të drejtë të kërkojnë që të trajtohen në mënyrë të barabartë. Thelbi i gjithë këtyre që po them është ekonomia, ndryshimi domethënës i ekonomisë që na i jep këto mundësi.

