Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Mexhiti: Për 24 muaj ndryshimi nuk është më slogan, është realitet

28 Qershor, 2026

Lidhja Shqiptare: Për dy vite VMRO realizoi gjitha premtimet, “Maqedonia sërish e jona”, VLEN-i ka vetëm rolin e vazalit

28 Qershor, 2026

Tragjedia në Venezuelë, gjenden të vdekur gruaja dhe dy fëmijët e futbollistit Lucas Trejo

28 Qershor, 2026

Osmani kritikon VLEN-in: Shqiptarët kanë humbur peshën e tyre politike

28 Qershor, 2026

1.600 euro vetëm për lulet, Xhezair Shaqiri me akuza të forta ndaj Ali Ahmetit

28 Qershor, 2026

Trishtim i madh!: I mbushën rrugët me kamera “sigurie”, kurse kamionët e veturat lëvizin në drejtim të kundërt në autostradë

28 Qershor, 2026

ALARM / Kujdes nëpër Serbi: Pensionistët shqiptarë nga Zvicra cak i kontrolleve të rrepta dhe konfiskimeve!

28 Qershor, 2026

BDI i kujton VLEN-it premtimet kryesore: Dy vjet mashtrim, dy vjet dështim, dy vjet zhgënjim

28 Qershor, 2026

Taulant Balla: Jam me Tetovën dhe shqiptarët e Maqedonisë

28 Qershor, 2026

Arrestohet një shtetas serb në autostradën Shkup – Gjevgjeli, Voziste 221 km/h

28 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 28 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Përplasje PS-PD për Integrimin, Mërtiri: Varet nga Bashkimi Evropian, jo nga fushatat politike

TV NewsBy TV News10 Prill, 2026 Rajoni Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Analisti Ergys Mërtiri ka vënë në pikëpyetje realizueshmërinë e premtimit të kryeministrit Edi Rama për anëtarësimin e Shqipëria në Bashkimi Evropian deri në vitin 2030, duke e cilësuar atë më shumë si pjesë të retorikës elektorale sesa një objektiv konkret të bazuar në realitetin politik.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus me moderator Roland Zilin, ai tha se procesi i integrimit nuk varet drejtpërdrejt nga qeveria shqiptare, por nga vullneti politik i BE-së, i cili, sipas tij, është ndikuar nga zhvillimet gjeopolitike dhe kërcënimet që vijnë nga Vladimir Putin.

Mërtiri thekson se, nëse Shqipëria do të anëtarësohet në BE, kjo mund të ndodhë më shumë për shkak të interesave strategjike të Europës sesa për arritjet e brendshme të qeverisë.

Megjithatë, analisti paralajmëron se një nga pengesat kryesore mbetet situata e drejtësisë në vend.

INTERVISTA E PLOTË:

Ditët e fundit zoti Rama ka nënvizuar premtimin e qeverisë, ose angazhimin e saj të plotë sipas tij, për të anëtarësuar vendin në BE brenda vitit 2030. Sa realist e shikoni këtë qëndrim të zotit Rama?

Ergys Mërtiri: Këto janë fjalë të cilat nuk janë as realiste, as jorealiste, janë thjesht pjesë e fushatës që zoti Rama bën në kushtet kur ka nevojë të largojë vëmendjen nga skandalet për ta çuar atë te sukseset. Procesi i integrimit mund të realizohet edhe në atë datë, por kjo nuk varet shumë nga Rama, por nga vullneti i BE-së për ta përfshirë Shqipërinë. Prej kohësh, politika europiane ka kaluar te një vullnet për zgjerim për shkak të kërcënimit që vjen nga Rusia. Pra, nëse do të futemi në BE, nuk do të jetë për meritë të Ramës, por ironikisht për “meritë” të Putinit, i cili kërcënon Europën. Megjithatë, ekziston një problem që mund ta vonojë procesin, qëndrimi i qeverisë ndaj pavarësisë së drejtësisë. Reagimet e fundit të BE-së kanë qenë kundër faktit që zoti Rama po pengon hetimet, si në rastin e zonjës Balluku, gjë që përbën një hap prapa në procesin e integrimit.

Zoti Rama deklaroi sot pasdite që nuk është e vërtetë që nëntë vende, siç pretendon opozita kanë vendosur veto ose kanë shprehur kundërshtim zyrtar për bllokimin e negociatave.

Ergys Mërtiri: Unë nuk po them se negociatat janë bllokuar, por Europa ka qenë shumë kritike dhe e ashpër me veprimet e Ramës. BE-ja ka promovuar gjithmonë reformën në drejtësi si suksesin kryesor dhe ndoshta të vetëm real të Shqipërisë, nëse Rama e zhbën këtë, ai po i heq Europës arsyet për të gjetur diçka të mirë te ky vend. Ndarja e pushteteve tregon nivelin e demokracisë dhe është kusht për anëtarësim. Edi Rama, me sulmet ndaj gjyqësorit dhe projektligjet që pengojnë hetimet, po krijon pengesa për arritjen e standardeve të nevojshme.

Natyrshëm, opozita dhe shumica duhet të ishin bashkëpunuese kur bëhet fjalë për një hap historik si anëtarësimi në BE. Megjithatë, në Parlament shohim debate dhe akuza. Opozita, sipas PS-së, nuk ka votuar asnjë nga ligjet e fundit të BE-së. Si e shikoni këtë mungesë dëshire për bashkëpunim?

Ergys Mërtiri: Unë nuk besoj se palët janë kaq të përkushtuara për BE-në. Madje, mendoj se as opozita dhe as pozita nuk e duan vërtet BE-në, sepse anëtarësimi vendos kushte që u ulin atyre kontrollin mbi sistemin politik dhe kërkojnë pavarësi gjyqësore. Reforma në drejtësi i kërcënon ata me burgosje, ndaj në thelb, janë pikërisht këta aktorë që e pengojnë integrimin. Edhe pse në retorikë shfaqen sikur janë gati të sakrifikojnë gjithçka, veprimet e tyre nuk çojnë drejt arritjes së standardeve të kërkuara nga BE-ja. Shqipëria ishte ndër vendet e para pas viteve ’90 në Ballkanin Perëndimor që nisi këtë rrugë, por sot kemi mbetur ndër të fundit pikërisht për shkak të kësaj politike.

/vizionplus.tv

 

Lexuar: 176

Lajme te ngjashme

Tragjedia në Venezuelë, gjenden të vdekur gruaja dhe dy fëmijët e futbollistit Lucas Trejo

Taulant Balla: Jam me Tetovën dhe shqiptarët e Maqedonisë

Igballe Huduti në protestat në Shqipëri, Edi Rama ia publikon fotografinë me Ahmadinexhadin e Iranit

Vajza e Tahir Sinanit i reagon Taulant Ballës: Sot ma vrave babën për së dyti

Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss

Kush është Dritan Goxhaj, ish-ushtari i UÇK-së që Rama dhe Balla e quajnë “zëdhënës të Iranit”

Lajmet e fundit

Mexhiti: Për 24 muaj ndryshimi nuk është më slogan, është realitet

28 Qershor, 2026

Lidhja Shqiptare: Për dy vite VMRO realizoi gjitha premtimet, “Maqedonia sërish e jona”, VLEN-i ka vetëm rolin e vazalit

28 Qershor, 2026

Tragjedia në Venezuelë, gjenden të vdekur gruaja dhe dy fëmijët e futbollistit Lucas Trejo

28 Qershor, 2026

Osmani kritikon VLEN-in: Shqiptarët kanë humbur peshën e tyre politike

28 Qershor, 2026

1.600 euro vetëm për lulet, Xhezair Shaqiri me akuza të forta ndaj Ali Ahmetit

28 Qershor, 2026

Trishtim i madh!: I mbushën rrugët me kamera “sigurie”, kurse kamionët e veturat lëvizin në drejtim të kundërt në autostradë

28 Qershor, 2026

ALARM / Kujdes nëpër Serbi: Pensionistët shqiptarë nga Zvicra cak i kontrolleve të rrepta dhe konfiskimeve!

28 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.