Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Tragjike: 11-vjeçarja shqiptare gjendet e vdekur në Itali

29 Prill, 2026

A do të pranojnë ftesën për në Qeveri? Ja çka thonë nga ASH-Sela!

29 Prill, 2026

UNT nderoi me çmim profesorin dhe pishtarin e arsimit Etem Xheladini

29 Prill, 2026

Ndahet nga jeta veterani i arsimit, mësuesi Izaim Arifi nga fshati Sllupçan Redaksia e Televizionit News shpreh ngushëllimet më të sinqerta

29 Prill, 2026

BDI braktisë seancën e Parlamentit, pasi që nuk arriti bllokimin e heqjen e Qeverisë teknike

29 Prill, 2026

Gashi-Parmelin: Zvicra në vazhdimësi ka mbështetur procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut

29 Prill, 2026

Azir Aliu: Punësime të reja në shëndetësi sipas nevojave të institucioneve

29 Prill, 2026

Siljanovska për iniciativën e Frontit Europian: Nuk shoh se ka mundësi të ketë sukses

29 Prill, 2026

KQZ propozon 7 qershorin për zgjedhjet e parakohshme

29 Prill, 2026

Një maqedonase që e dashuron shqipen: gjuha si urë, jo si pengesë

29 Prill, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 30 Prill
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Dita Ndërkombëtare e Romëve – 8 Prilli

Suad AvdiuBy Suad Avdiu8 Prill, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Dita Ndërkombëtare e Romëve është një kremtim i historisë, traditave dhe kulturës rome, ashtu si edhe thirrje për përfshirje sociale.

Kjo ditë synon gjithashtu të rrisë ndërgjegjësimin mbi sfidat me të cilat përballet komuniteti rom në të gjithë botën.

Kjo ditë është deklaruar zyrtarisht në vitin 1990 në Poloni, gjatë Kongresit të katërt të Unionit Ndërkombëtar Rom, në nderim të takimit të parë ndërkombëtar të përfaqësuesve romë, i mbajtur në prill të vitit 1971.

Romët kanë zhvilluar traditat e tyre në muzikë, poezi, kërcim dhe pikturë. Muzika tradicionale rome është ndoshta pjesa më e njohur e kulturës rome. Ajo ka influencuar kompozitorët e muzikës klasike të tillë si Franz Liszt dhe Johannes Brahams. Violina, kitara dhe klarineta janë instrumentet e preferuara të muzikantëve romë.

Kërcimi tradicional është një tjetër element i rëndësishëm i kulturës rome, ka ruajtur elemente nga India, ashtu siç edhe ka përfshirë elemente nga kultura e vendeve në të cilat romët kanë jetuar. Kërcimi Flamengo përfaqëson shembullin më të dukshëm të kontributit të romëve në stilin e përgjithshëm të kërcimeve.

 

Gjuha rome është ruajtur mirë dhe flitet në të gjithë botën në dialekte të ndryshme. Vitet e fundit shumë studiues kanë punuar për ta standardizuar gjuhën rome duke prodhuar abetare dhe fjalorë.

 

Analizat gjuhësore kanë treguar se ajo është shumë e ngjashme me gjuhët e folura në Indinë qendrore dhe veriore, dhe kjo lidhje gjuhësore besohet se dëshmon origjinën gjeografike të romëve.

 

Romët kanë shkëlqyer edhe në punimet artizanale si në punimin e metalit, qëndisjen dhe gdhendjen e bizhuterive. Shportat e kashtës të punuara me dorë janë një tjetër produkt tipik i romëve.

 

Romët kanë flamurin. Ai është krijuar nga Unioni i Përgjithshëm i Romëve në Rumani në vitin 1933 dhe u miratua nga përfaqësuesit ndërkombëtar romë në vitin 1971.

 

Ngjyra blu simbolizon qiellin, ndërkaq jeshilja përfaqëson tokën dhe të korrat. Flamuri mban gjithashtu një rrotë të kuqe (chakra) në kujtim të origjinës indiane të romëve, e cila simbolizon zjarrin, lëvizjen dhe progresin.

Lexuar: 110

Lajme te ngjashme

A do të pranojnë ftesën për në Qeveri? Ja çka thonë nga ASH-Sela!

UNT nderoi me çmim profesorin dhe pishtarin e arsimit Etem Xheladini

Ndahet nga jeta veterani i arsimit, mësuesi Izaim Arifi nga fshati Sllupçan Redaksia e Televizionit News shpreh ngushëllimet më të sinqerta

BDI braktisë seancën e Parlamentit, pasi që nuk arriti bllokimin e heqjen e Qeverisë teknike

Gashi-Parmelin: Zvicra në vazhdimësi ka mbështetur procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut

Azir Aliu: Punësime të reja në shëndetësi sipas nevojave të institucioneve

Lajmet e fundit

Tragjike: 11-vjeçarja shqiptare gjendet e vdekur në Itali

29 Prill, 2026

A do të pranojnë ftesën për në Qeveri? Ja çka thonë nga ASH-Sela!

29 Prill, 2026

UNT nderoi me çmim profesorin dhe pishtarin e arsimit Etem Xheladini

29 Prill, 2026

Ndahet nga jeta veterani i arsimit, mësuesi Izaim Arifi nga fshati Sllupçan Redaksia e Televizionit News shpreh ngushëllimet më të sinqerta

29 Prill, 2026

BDI braktisë seancën e Parlamentit, pasi që nuk arriti bllokimin e heqjen e Qeverisë teknike

29 Prill, 2026

Gashi-Parmelin: Zvicra në vazhdimësi ka mbështetur procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut

29 Prill, 2026

Azir Aliu: Punësime të reja në shëndetësi sipas nevojave të institucioneve

29 Prill, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.