Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

ASH sfidon Mickoskin: Cili nen i Kushtetutës e ndalon universitetin në shqip?

28 Nëntor, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

28 Nëntor, 2026

Ante Markoviq – kryeministri i fundit i Jugosllavisë, që ofronte prosperitet në kohën kur nacionalizmi po e çonte vendin drejt luftës

28 Nëntor, 2026

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2030!

27 Nëntor, 2026

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

27 Nëntor, 2026

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

27 Nëntor, 2026

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

27 Nëntor, 2026

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

27 Nëntor, 2026

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

27 Nëntor, 2026

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 28 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Protesta e studentëve shqiptarë në RMV, Kim Mehmeti: Të shesësh gjuhën, është si të bësh tregti me shpirtin kombëtar

Suad AvdiuBy Suad Avdiu5 Prill, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Shkrimtari i njohur, Kim Mehmeti, i ka dalë në mbrojtje studentëve shqiptarë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët pritet të protestojnë nesër pasi kërkojnë që Provimin e Jurispodencës ta mbajnë në gjuhën shqipe.

“Të shesësh gjuhën, është sit ë bësh tregti me shpirtin kombëtar”, nis reagimin Mehmeti, ndërsa thotë se studentët do të protestojnë edhe kundër prindërve të tyre, të cilët gjatë tri dekadave të shkuara nuk ia dolën ta mbrojnë gjuhën shqipe, gjuhën pa të cilën nuk do mund të mbijetonin si popull dhe do të tjetërsoheshim”.

“Dhe për tri dekada me radhë, çdo katër vjet, BDI-ja e “zyrtarizonte” gjuhën shqipe, por pa mundur që popullit të vet t’ia rikthente as të drejtat e trashëguara nga dekadat socialiste, siç ishte, për shembull, përmendja e shqiptarëve në pjesën normative të Kushtetutës së Maqedonisë si popull shtetformues.

Ndërkohë, prej vitesh, funksionarët e VLEN-it dhe lloj-lloj këshilltarët të dalë nga qeveritë e shkuara antishqiptare nuk po arrijnë t’ua mbrojnë shqiptarëve as pozitën që kishin gjatë qeverisjes së BDI-së, duke u arsyetuar me paaftësinë e paraardhësve të tyre.

Pra, VLEN-i, që flet shqip e mendon maqedonisht, e mbulon veten duke e sharë BDI-në për gabimet e saj, ndërsa BDI-ja, e cila synon të rikthehet sërish në qeveri, e sulmon VLEN-in për mosveprim.

Shqiptarët, pra, e shajnë njëri-tjetrin, sepse nuk guxojnë të thonë asgjë kundër sunduesit maqedonas: ata në opozitë shpresojnë se këta do t’i marrin në qeveri, ndërsa këta të VLEN-it kanë frikë mos dëbohen nga kabinetet ministrore. Të ndodhur mes vasalëve të djeshëm që nuk bënë gjë dhe klithjeve të sotme që nuk premtojnë asgjë, shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut u mbetet të shpresojnë se studentët që do të protestojnë nesër nuk janë pa kurriz si prindërit e tyre, të cilët gjithçka që kishin shqiptarët e lanë në duart e politikanëve pa kurajë dhe pa dinjitet”-shton Mehmeti.

Lexuar: 45

Lajme te ngjashme

ASH sfidon Mickoskin: Cili nen i Kushtetutës e ndalon universitetin në shqip?

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

Lajmet e fundit

ASH sfidon Mickoskin: Cili nen i Kushtetutës e ndalon universitetin në shqip?

28 Nëntor, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

28 Nëntor, 2026

Ante Markoviq – kryeministri i fundit i Jugosllavisë, që ofronte prosperitet në kohën kur nacionalizmi po e çonte vendin drejt luftës

28 Nëntor, 2026

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2030!

27 Nëntor, 2026

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

27 Nëntor, 2026

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

27 Nëntor, 2026

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

27 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.