Një gjest i veçantë humanizmi dhe përkushtimi është realizuar në fshatin Opajë nga Burhan Arifi, i cili ka ndërtuar një kabinë pritjeje për udhëtarët, si sadaka rrjedhëse në emër të nënës së tij të ndjerë.
Kjo hapësirë shërben si strehë për të gjithë ata që presin autobusë, taksi apo mjete të tjera transporti, duke u ofruar mbrojtje nga kushtet atmosferike dhe një vend të përshtatshëm për pritje.
Banorët e zonës e kanë mirëpritur këtë iniciativë, duke e vlerësuar si një kontribut të çmuar për komunitetin dhe një shembull frymëzues për të tjerët.
Vepra të tilla jo vetëm që lehtësojnë jetën e përditshme të qytetarëve, por edhe mbartin vlera të larta shpirtërore dhe njerëzore.
Allahu e shpërbleftë për këtë vepër të mirë!/ Fshati Opaje

