Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

VLEN: Një flamur, një histori. Gëzuar 28 Nëntorin!

28 Nëntor, 2026

Mjegull e dendur në aksin Kumanovë–Stracin, dukshmëria vetëm 100 metra

28 Nëntor, 2026

Sot ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari dhe dalja e parë publike e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

114 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë

28 Nëntor, 2026

Dimitrievski: Qëndrimi i ZNAM-it për provimin e jurisprudencës nuk ka është ndryshuar

28 Nëntor, 2026

ASH sfidon Mickoskin: Cili nen i Kushtetutës e ndalon universitetin në shqip?

28 Nëntor, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

28 Nëntor, 2026

Ante Markoviq – kryeministri i fundit i Jugosllavisë, që ofronte prosperitet në kohën kur nacionalizmi po e çonte vendin drejt luftës

28 Nëntor, 2026

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2030!

27 Nëntor, 2026

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

27 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 28 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

DAP tani kërkon edhe nga studentët të paguajnë tatim për të ardhurat nga “Work and Travel” në Gjermani

Suad AvdiuBy Suad Avdiu31 Mars, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Studentët që kanë punuar në Gjermani përmes programit “Work and Travel” po marrin këto ditë njoftime nga DAP se duhet të paguajnë tatim, raportoi “Studentaria”, ndërsa lajmin e transmetoi edhe Тelma.

Sipas informacioneve, studentëve u kërkohet të dorëzojnë deklaratë elektronike tatimore (E-PDD) dhe të raportojnë të ardhurat e tyre, edhe pse ato tashmë janë tatimuar në Gjermani.

Për më tepër, atyre u kërkohet të paguajnë rreth 10% tatim mbi shumën e kthyer të tatimit që kanë marrë nga Gjermania, pasi kjo shumë është transferuar në një llogari valutore në Maqedoni. Studentët tregojnë se njoftimet u kanë ardhur si me postë, ashtu edhe elektronikisht, dhe më së shumti po preken ata që kanë bërë kthimin e tatimit nga Gjermania në një llogari në Maqedoni.

Në Gjermani, punëdhënësit mbajnë automatikisht tatimin nga paga, ndërsa punëtorët kanë të drejtë të kërkojnë kthimin e një pjese ose të gjithë shumës pas përfundimit të punës. Megjithëse RMV dhe Gjermania kanë marrëveshje për shmangien e tatimit të dyfishtë, dilema lind te trajtimi i kthimit të tatimit.

DAP e konsideron këtë kthim si “të ardhur”, edhe pse në thelb është para që janë mbajtur më parë. Nga “Studentaria” thonë se nuk është ende e qartë mbi çfarë baze po dërgohen këto kërkesa dhe pse ka interpretime të ndryshme nëpër zyrat e ndryshme të UJP-së.

Ata kanë kërkuar sqarime zyrtare nga institucioni. Sipas informacioneve aktuale, këto njoftime i kanë marrë vetëm studentët që e kanë pranuar kthimin e tatimit nga Gjermania në një llogari në Maqedoni.

Afati për dorëzimin e deklaratave tatimore është 31 mars. Ndërkohë, studentët po reagojnë me paqartësi dhe pakënaqësi, duke theksuar mungesën e udhëzimeve të qarta dhe informacionet kontradiktore nga institucionet, gjë që e bën situatën edhe më të vështirë.

Lexuar: 40

Lajme te ngjashme

VLEN: Një flamur, një histori. Gëzuar 28 Nëntorin!

Mjegull e dendur në aksin Kumanovë–Stracin, dukshmëria vetëm 100 metra

Sot ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari dhe dalja e parë publike e UÇK-së

114 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë

Dimitrievski: Qëndrimi i ZNAM-it për provimin e jurisprudencës nuk ka është ndryshuar

ASH sfidon Mickoskin: Cili nen i Kushtetutës e ndalon universitetin në shqip?

Lajmet e fundit

VLEN: Një flamur, një histori. Gëzuar 28 Nëntorin!

28 Nëntor, 2026

Mjegull e dendur në aksin Kumanovë–Stracin, dukshmëria vetëm 100 metra

28 Nëntor, 2026

Sot ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari dhe dalja e parë publike e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

114 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë

28 Nëntor, 2026

Dimitrievski: Qëndrimi i ZNAM-it për provimin e jurisprudencës nuk ka është ndryshuar

28 Nëntor, 2026

ASH sfidon Mickoskin: Cili nen i Kushtetutës e ndalon universitetin në shqip?

28 Nëntor, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

28 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.