Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ali Ahmeti: Të rinjtë që përfunduan Akademinë Politike të BDI-së janë garanci për të ardhmen

28 Qershor, 2026

Rikonstruimi i qeverisë! VLEN merr Drejtësinë, Kulturën dhe Marrëdhëniet Ndërmjet Bashkësive, lëshon Shëndetësinë dhe Politikën Sociale

28 Qershor, 2026

Mexhiti: Për 24 muaj ndryshimi nuk është më slogan, është realitet

28 Qershor, 2026

Lidhja Shqiptare: Për dy vite VMRO realizoi gjitha premtimet, “Maqedonia sërish e jona”, VLEN-i ka vetëm rolin e vazalit

28 Qershor, 2026

Tragjedia në Venezuelë, gjenden të vdekur gruaja dhe dy fëmijët e futbollistit Lucas Trejo

28 Qershor, 2026

Osmani kritikon VLEN-in: Shqiptarët kanë humbur peshën e tyre politike

28 Qershor, 2026

1.600 euro vetëm për lulet, Xhezair Shaqiri me akuza të forta ndaj Ali Ahmetit

28 Qershor, 2026

Trishtim i madh!: I mbushën rrugët me kamera “sigurie”, kurse kamionët e veturat lëvizin në drejtim të kundërt në autostradë

28 Qershor, 2026

ALARM / Kujdes nëpër Serbi: Pensionistët shqiptarë nga Zvicra cak i kontrolleve të rrepta dhe konfiskimeve!

28 Qershor, 2026

BDI i kujton VLEN-it premtimet kryesore: Dy vjet mashtrim, dy vjet dështim, dy vjet zhgënjim

28 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 29 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Shqipëria drejt BE-së, Rama: Proces historik, transformon shtetin dhe siguron luftën kundër korrupsonit

TV NewsBy TV News31 Mars, 2026 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Këtë të hënë është zhvilluar në ambientet e kryeministrisë konferenca e radhës ku po diskutohet lidhur me negociatat me Bashkimin Europian.

Kryeministri Edi Rama theksoi se procesi i negociatave me Bashkimin Europian shkon përtej miratimit të reformave. Ai u shpreh se negociatat forcojnë kapacitetet e institucioneve dhe u japin atyre fuqi të pazëvendësueshme për të vepruar. Sipas Ramës, ky proces është historik për vendin tonë.

Rama: Çfarë flitet në publik është shumë e reduktuar në gjëra ose shumë bazike ose tërësisht pa lidhje me këtë proces. Sigurisht që procesi ka shumë ngarkesë dhe realisht është për t’u përgëzuar e gjithë skuadra e negociatorëve, ashtu sikundër është për t’u përgëzuar edhe puna e ministrave që janë më pranë këtij procesi. Ajo që vlen më shumë se të gjitha në këtë proces, përtej realizimit të një mase apo kalimi të një reforme dhe pastaj miratimit të masës ose reformës në Bruksel, është që ky proces rrit kapacitetet insitucionale të vendit. Procesi ka një dobi të jashtëzakonshme dhe është i pazëvendësueshëm me asgjë tjetër. Ky proces është historik për faktin se transformon shtetin shqiptar dhe për faktin se i jep institucioneve të shtetit një fuqi edhe një kapacitet për të vepruar që nuk e kemi pasur kurrë në historinë tonë.

Kreu i qeverisë theksoi se ky proces konsolidon institucioent e drejtësisë, të cilat tanimë kanë kaluar në një fazë tjetër pasi kanë pavarësinë që sipas tij nuk e kanë pasur kurrë.

Rama: Ky proces siguron luftën kundër korrupsonit jo thjesht si një luftë që zhvillohet në frontin midis drejtësisë dhe korrupsionit por  si një luftë që zhvillohet në frontin e modernizmit të transformimit insititucional dhe realizimit të një kapaciteti të gjithë shtetit për ta parandaluar korrupsionin, për të parandaluar veprimtari që zhvillohen në hapësira gri. Dy gjëra më bien në sy në prezantimin që u bë. E para është domosdoshmëria për të kalaur nga një progres i kufizuar në raport me standardet e BE-së, për të kaluar nga drita e kuqe te drita jeshile te prokurimi publik ku ne kemi bërë në progres të madh por nuk jemi ende në kornizën e progresit të mirë, që do të thotë plotësim i këtij aspekti si pjesë e kushteve. Është vendimtare që puna e nisur për moderinizimin e mëtejshëm të prokurimit publik duhet të vazhdojë. Një gjë tjetër që më bëri përshtypje është kontrolli financiar ku edhe aty progresi është i kufizuar. Reforma për kontrollin financiar është e domosdoshme dhe kemi nisur një punë paraprake.  Sfida e sfidave është siguria ushqimore. Prandaj reforma e inspektimit duhet të vazhdojë.

Lexuar: 168

Lajme te ngjashme

Tragjedia në Venezuelë, gjenden të vdekur gruaja dhe dy fëmijët e futbollistit Lucas Trejo

Taulant Balla: Jam me Tetovën dhe shqiptarët e Maqedonisë

Igballe Huduti në protestat në Shqipëri, Edi Rama ia publikon fotografinë me Ahmadinexhadin e Iranit

Vajza e Tahir Sinanit i reagon Taulant Ballës: Sot ma vrave babën për së dyti

Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss

Kush është Dritan Goxhaj, ish-ushtari i UÇK-së që Rama dhe Balla e quajnë “zëdhënës të Iranit”

Lajmet e fundit

Ali Ahmeti: Të rinjtë që përfunduan Akademinë Politike të BDI-së janë garanci për të ardhmen

28 Qershor, 2026

Rikonstruimi i qeverisë! VLEN merr Drejtësinë, Kulturën dhe Marrëdhëniet Ndërmjet Bashkësive, lëshon Shëndetësinë dhe Politikën Sociale

28 Qershor, 2026

Mexhiti: Për 24 muaj ndryshimi nuk është më slogan, është realitet

28 Qershor, 2026

Lidhja Shqiptare: Për dy vite VMRO realizoi gjitha premtimet, “Maqedonia sërish e jona”, VLEN-i ka vetëm rolin e vazalit

28 Qershor, 2026

Tragjedia në Venezuelë, gjenden të vdekur gruaja dhe dy fëmijët e futbollistit Lucas Trejo

28 Qershor, 2026

Osmani kritikon VLEN-in: Shqiptarët kanë humbur peshën e tyre politike

28 Qershor, 2026

1.600 euro vetëm për lulet, Xhezair Shaqiri me akuza të forta ndaj Ali Ahmetit

28 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.