Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ali Ahmeti: Të rinjtë që përfunduan Akademinë Politike të BDI-së janë garanci për të ardhmen

28 Qershor, 2026

Rikonstruimi i qeverisë! VLEN merr Drejtësinë, Kulturën dhe Marrëdhëniet Ndërmjet Bashkësive, lëshon Shëndetësinë dhe Politikën Sociale

28 Qershor, 2026

Mexhiti: Për 24 muaj ndryshimi nuk është më slogan, është realitet

28 Qershor, 2026

Lidhja Shqiptare: Për dy vite VMRO realizoi gjitha premtimet, “Maqedonia sërish e jona”, VLEN-i ka vetëm rolin e vazalit

28 Qershor, 2026

Tragjedia në Venezuelë, gjenden të vdekur gruaja dhe dy fëmijët e futbollistit Lucas Trejo

28 Qershor, 2026

Osmani kritikon VLEN-in: Shqiptarët kanë humbur peshën e tyre politike

28 Qershor, 2026

1.600 euro vetëm për lulet, Xhezair Shaqiri me akuza të forta ndaj Ali Ahmetit

28 Qershor, 2026

Trishtim i madh!: I mbushën rrugët me kamera “sigurie”, kurse kamionët e veturat lëvizin në drejtim të kundërt në autostradë

28 Qershor, 2026

ALARM / Kujdes nëpër Serbi: Pensionistët shqiptarë nga Zvicra cak i kontrolleve të rrepta dhe konfiskimeve!

28 Qershor, 2026

BDI i kujton VLEN-it premtimet kryesore: Dy vjet mashtrim, dy vjet dështim, dy vjet zhgënjim

28 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 29 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Këshilli Bashkiak, Anuela Ristani: 230 familje përfitojnë ndihmë ekonomike, shtohen fondet për studentët dhe pensionistët

TV NewsBy TV News30 Mars, 2026 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, u miratuan një sërë vendimesh që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve, përmes mbështetjes sociale dhe investimeve në shkolla, rrugë, transport publik e hapësira publike.

Në fjalën e saj kryetarja e komanduar e bashkisë, Anuela Ristani u shpreh se 230 familje do të përfitojnë ndihmë ekonomike kurse 18 familje do të përfitojnë subvencion qiraje. “Projektvendimi “Për miratimin e familjeve aplikuese që përfitojnë nga programi i bllok-ndihmës ekonomike deri në 6%, nga fondi i kushtëzuar dhe nga buxheti i bashkisë tiranë, për  periudhën 1-28 Shkurt, 2026. Projektvendimi propozon miratimin për periudhën 1-28 shkurt 2026. Për këtë periudhë, Njësitë Administrative kanë përzgjedhur 230 familje: 142 familje do të trajtohen me fonde të buxhetit vendor; dhe 88 familje nga fondi i kushtëzuar deri në 6%”, u shpreh Ristani.

Më tej, jo ajo njoftoi edhe vendimmarrjen për trajtimin me subvencionin e qirasë të disa familjeve në nevojë, që nuk mund të përballojnë qiranë e tregut të lirë. “Janë depozituar 21 aplikime; Në përfundim të shqyrtimit, komisioni ka vlerësuar se prej tyre janë 18 familje përfituese me dokumentacion të rregullt, të ndarë në: 6 Familje, kryefamiljar/nëna kryefamiljare me fëmijën në ngarkim ku përfshihen edhe vajzat/nëna; 3 Familje/ individë të moshuar që kanë mbushur moshën e pensionit; 4 Familje me anëtarë me aftësi të kufizuar (PAK + KMCAP) dhe pension invaliditeti; 2 Familje në ndihmë ekonomike; 3 Familje në vështirësi ekonomike”, shtoi ajo.

Duke nënvizuar prioritetin që infrastruktura lidhëse me Unazën e Madhe të vazhdojë, Ristani deklaroi se vijon mbështetja për familjet e prekura. “Sot, ende pa përfunduar projektet, vlera e pronës aty është shumëfishuar, por kur të përfudojë, ajo do të rritet akoma edhe më shumë, pavarësisht kundërshtimeve apo dëshirës së disave. Deri atëherë ne do të vijojmë me mbështetjen e familjeve që nuk zotërojnë asnjë banesë tjetër, pasuritë e të cilëve përjashtohen nga procesi i legalizimit. Deri më tani janë përcjellë në total 159 aplikime nga Njësitë Administrative Nr. 1,3,4,11.Prej tyre, 137 janë miratuar si përfitues nga Këshilli Bashkiak”, u shpreh ajo.

Ndërsa 8 familje do të ndihmohen financiarisht pas dëmeve nga zjarret dhe përmbytjet. “Është përgatitur lista me 8 (tetë) familje që përfitojnë ndihmë financiare për shkak të dëmeve ndërtimore dhe në orendi/pajisje elektroshtëpiake, si pasojë e fatkeqësisë natyrore”, tha më tej Kryetarja e Komanduar e Bashkisë së Tiranës.  Një tjetër pikë e rëndësishme që u miratua ishin investimet e shtuara për shkolla, rrugë, transport publik dhe hapësira publike.

“Bashkia e Tiranës do të vijojë zbatimin e politikave që synojnë përmirësimin e hapësirave urbane dhe mjedisit, forcimin e infrastrukturës arsimore dhe rritjen e aksesueshmërisë për grupet e pafavorizuara, rritjen e sigurisë rrugore dhe në shkolla, si dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik, punësimit, zhvillimit rural dhe turizmit. Paralelisht, do të investohet në përmirësimin e rrjetit rrugor, transportit publik dhe kapaciteteve të parkimit, për një qytet më funksional dhe të qëndrueshëm”, deklaroi Ristani.  Gjithashtu, do të shtohen fondet për kompensimin e aboneve për 395 studentë dhe 1,005 pensionistë, si dhe për strehimin social dhe banesat sociale.

Lexuar: 134

Lajme te ngjashme

Tragjedia në Venezuelë, gjenden të vdekur gruaja dhe dy fëmijët e futbollistit Lucas Trejo

Taulant Balla: Jam me Tetovën dhe shqiptarët e Maqedonisë

Igballe Huduti në protestat në Shqipëri, Edi Rama ia publikon fotografinë me Ahmadinexhadin e Iranit

Vajza e Tahir Sinanit i reagon Taulant Ballës: Sot ma vrave babën për së dyti

Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss

Kush është Dritan Goxhaj, ish-ushtari i UÇK-së që Rama dhe Balla e quajnë “zëdhënës të Iranit”

Lajmet e fundit

Ali Ahmeti: Të rinjtë që përfunduan Akademinë Politike të BDI-së janë garanci për të ardhmen

28 Qershor, 2026

Rikonstruimi i qeverisë! VLEN merr Drejtësinë, Kulturën dhe Marrëdhëniet Ndërmjet Bashkësive, lëshon Shëndetësinë dhe Politikën Sociale

28 Qershor, 2026

Mexhiti: Për 24 muaj ndryshimi nuk është më slogan, është realitet

28 Qershor, 2026

Lidhja Shqiptare: Për dy vite VMRO realizoi gjitha premtimet, “Maqedonia sërish e jona”, VLEN-i ka vetëm rolin e vazalit

28 Qershor, 2026

Tragjedia në Venezuelë, gjenden të vdekur gruaja dhe dy fëmijët e futbollistit Lucas Trejo

28 Qershor, 2026

Osmani kritikon VLEN-in: Shqiptarët kanë humbur peshën e tyre politike

28 Qershor, 2026

1.600 euro vetëm për lulet, Xhezair Shaqiri me akuza të forta ndaj Ali Ahmetit

28 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.