Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor, 2026

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

28 Nëntor, 2026

Shiroka-Pula e Kurti krah Begajt e Ramës në ceremoninë solemne të ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë

28 Nëntor, 2026

Venera Azizi: 20 vite Skënderbeu krenar në Shkup, vendim me peshë historike i Izet Mexhitit

28 Nëntor, 2026

Alarmante: Në Maqedoni, edhe vajza nën 15 vjeç bëhen nëna – 15 raste vetëm gjatë vitit të kaluar!

28 Nëntor, 2026

VLEN: Një flamur, një histori. Gëzuar 28 Nëntorin!

28 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 28 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

BDI: Ligji është i qartë, çdo “zgjidhje” tjetër është mashtrim

Suad AvdiuBy Suad Avdiu29 Mars, 2026 Maqedoni Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër ndaj iniciativave të fundit që, sipas tyre, synojnë të anashkalojnë zbatimin e drejtpërdrejtë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në provimet për kandidatët juristë, duke i cilësuar këto përpjekje si “mashtrim” dhe shmangie të obligimeve ligjore. Në reagimin e tyre, nga BDI theksojnë se çështja e përdorimit të gjuhës shqipe në provimet e jurisprudencës nuk kërkon zgjidhje të reja, por vetëm respektim të ligjit ekzistues.
“Çfarëdo iniciative e re që synon të anashkalojë zbatimin e drejtpërdrejtë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në provimet për kandidatët juristë përbën një mashtrim të madh dhe një përpjekje për të shmangur obligimet që burojnë nga ligji”, thuhet në reagim. Sipas tyre, çdo tentativë për të hapur debate të reja apo për të kërkuar interpretime shtesë përbën në thelb një devijim nga detyrimet ligjore dhe një degradim të statusit të gjuhës shqipe.
“Çështja e përdorimit të gjuhës shqipe në këto provime nuk është çështje që kërkon zgjidhje të reja, iniciativa të reja apo interpretime të reja, por kërkon vetëm zbatim të ligjit ekzistues”, vlerësojnë nga kjo parti.
BDI nënvizon se Ligji për Përdorimin e Gjuhëve është lex specialis, që do të thotë se ai zbatohet drejtpërdrejt dhe ka përparësi ndaj ligjeve të tjera.
“Ky ligj është i qartë, preciz dhe i plotë në situatat që i parasheh, përfshirë edhe përdorimin e gjuhëve për provimin e jurisprudencës, noterisë dhe përmbarimit. Për këtë arsye, çdo iniciativë për harmonizim të ligjeve të tjera… përbën shkelje të rendit juridik dhe relativizim të një të drejte të garantuar me ligj”, thuhet më tej në reagim. Në këtë kontekst, partia kundërshton drejtpërdrejt qëndrimet se përdorimi i gjuhës shqipe duhet të kushtëzohet me harmonizim të ligjeve përkatëse.
“Qëndrimi se problemi zgjidhet përmes harmonizimit të ligjeve për provimin e jurisprudencës, noterisë dhe përmbarimit është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve… dhe nuk lë asnjë hapësirë që kjo e drejtë të kushtëzohet me harmonizim të ligjeve apo me kërkesë nga kandidati”, theksohet në reagim.
Sipas BDI-së, e drejta për përdorimin e gjuhës nuk mund të trajtohet si privilegj apo favor, por si e drejtë e garantuar që nuk mund të varet nga procedura shtesë apo interpretime të gabuara.
“E drejta e përdorimit të gjuhës nuk është favor, por e drejtë e garantuar dhe nuk mund të varet nga procedura shtesë administrative apo interpretime të gabuara”, thuhet në deklaratë.Partia vlerëson se problemi thelbësor nuk qëndron te mospërputhja e ligjeve, por te mungesa e vullnetit politik për zbatimin e tyre.
“Problemi real nuk është mungesa e harmonizimit të ligjeve, por mungesa e vullnetit për të zbatuar Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve”, theksojnë nga BDI.Në reagim nuk mungojnë as kritikat ndaj propozimeve të fundit, përfshirë ato të Avokatit të Popullit, të cilat sipas tyre përfaqësojnë ulje të standardit të të drejtave gjuhësore.
“Propozime të tilla… në thelb përfaqësojnë ulje të standardit të të drejtave gjuhësore, kurse ‘eksperti’ që i del në mbrojtje këtij qëndrimi s’është asgjë tjetër përpos mercenar për të shkaktuar konfuzion”, thuhet në reagim.
BDI ngre edhe një pyetje thelbësore mbi pasojat e një qasjeje të tillë juridike.
“Nëse pranohet logjika se e drejta varet nga harmonizimi i ligjeve, atëherë me të drejtë shtrohet pyetja: çfarë ndodh nëse ligjet nuk harmonizohen? A do të thotë kjo se qytetarët dhe studentët nuk kanë të drejtë të përdorin gjuhën e tyre?”, pyesin nga kjo parti. Sipas tyre, një interpretim i tillë është i papranueshëm dhe bie ndesh me thelbin e të drejtave të garantuara me ligj dhe me Kushtetutë.
Në fund, BDI rithekson qëndrimin e saj se kjo çështje nuk kërkon procese të reja institucionale, por zbatim të drejtpërdrejtë të ligjit ekzistues.
“Kjo çështje nuk zgjidhet me iniciativa të reja, as me komisione, as me harmonizime të pafundme, por zgjidhet vetëm në një mënyrë: duke zbatuar drejtpërdrejt Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve”, përfundon reagimi.

Lexuar: 65

Lajme te ngjashme

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

Venera Azizi: 20 vite Skënderbeu krenar në Shkup, vendim me peshë historike i Izet Mexhitit

Alarmante: Në Maqedoni, edhe vajza nën 15 vjeç bëhen nëna – 15 raste vetëm gjatë vitit të kaluar!

Lajmet e fundit

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor, 2026

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

28 Nëntor, 2026

Shiroka-Pula e Kurti krah Begajt e Ramës në ceremoninë solemne të ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë

28 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.