Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor, 2026

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

28 Nëntor, 2026

Shiroka-Pula e Kurti krah Begajt e Ramës në ceremoninë solemne të ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë

28 Nëntor, 2026

Venera Azizi: 20 vite Skënderbeu krenar në Shkup, vendim me peshë historike i Izet Mexhitit

28 Nëntor, 2026

Alarmante: Në Maqedoni, edhe vajza nën 15 vjeç bëhen nëna – 15 raste vetëm gjatë vitit të kaluar!

28 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 28 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

BDI: Derisa “VLEN” po flen, Kostadinovski i Gjykatës Kushtetueses po e thellon bashkëpunimin me Serbinë në Beograd

Suad AvdiuBy Suad Avdiu22 Mars, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar për zhvillimet e fundit në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku në vend të mbrojtjes së rendit kushtetues dhe të drejtave të qytetarëve, sipas tyre, po dëshmojmë një devijim serioz nga misioni i saj themelor.

“Derisa “Vlen” flen dhe hesht përballë këtyre zhvillimeve, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, po thellon bashkëpunimin me Serbinë në një moment tejet të ndjeshëm politik dhe institucional.

Sipas njoftimeve zyrtare, delegacioni i Gjykatës Kushtetuese, i përfaqësuar nga kryetari Kostadinovski dhe gjykatësja Ana Pavllovska-Daneva, në Beograd, ka realizuar një takim pune me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, Vlladan Petrov, si dhe me gjykatësit Dobrosav Millovanoviq dhe Natasha Pllavshiq. Në këtë takim është theksuar gatishmëria për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm në funksion të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Madje, sipas palës serbe, kjo vizitë ka edhe simbolikë të veçantë, pasi Kostadinovski është kryetari i parë i një Gjykate Kushtetuese që viziton institucionin homolog në Serbi që nga zgjedhja e Petrovit në këtë detyrë. Në takim janë diskutuar kompetencat gjykatave, mënyrat e vendimmarrjes dhe sfidat aktuale, duke u theksuar nevoja për bashkëpunim më intensiv në rajon, edhe në kontekst të proceseve integruese evropiane.

Megjithatë, për BDI-në është e papranueshme që në kohën kur Gjykata Kushtetuese në vend po merr vendime të njëanshme dhe jokushtetuese që prekin drejtpërdrejt të drejtat e komuniteteve, drejtuesit e saj të fokusohen në ndërtimin e partneriteteve që ngjallin shqetësim dhe dilema serioze në opinionin publik. Në vend që të jetë garant i Kushtetutës, kjo gjykatë po shndërrohet në levë të pushtetit, duke kontribuar në reduktimin e standardeve demokratike dhe të barazisë ndëretnike.

BDI vlerëson se këto veprime përbëjnë një precedent të rrezikshëm për funksionimin e shtetit të së drejtës dhe për rrugën evropiane të vendit. Institucionet e drejtësisë duhet të jenë të pavarura, të paanshme dhe në shërbim të qytetarëve, e jo të instrumentalizuara për agjenda politike që cenojnë kohezionin shoqëror dhe stabilitetin institucional.I bëjmë thirrje të gjitha institucioneve relevante, partnerëve ndërkombëtarë dhe opinionit publik që të ndjekin me vëmendje këto zhvillime dhe të reagojnë ndaj çdo përpjekjeje për të minuar rendin kushtetues dhe të drejtat e fituara. Republika e Maqedonisë së Veriut meriton institucione që punojnë në frymën e vlerave evropiane, jo devijime që e largojnë vendin nga ky orientim strategjik”, tnuhet në reagimin e BDI-së.

Lexuar: 47

Lajme te ngjashme

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

Venera Azizi: 20 vite Skënderbeu krenar në Shkup, vendim me peshë historike i Izet Mexhitit

Lajmet e fundit

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor, 2026

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

28 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.