Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor, 2026

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

28 Nëntor, 2026

Shiroka-Pula e Kurti krah Begajt e Ramës në ceremoninë solemne të ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë

28 Nëntor, 2026

Venera Azizi: 20 vite Skënderbeu krenar në Shkup, vendim me peshë historike i Izet Mexhitit

28 Nëntor, 2026

Alarmante: Në Maqedoni, edhe vajza nën 15 vjeç bëhen nëna – 15 raste vetëm gjatë vitit të kaluar!

28 Nëntor, 2026

VLEN: Një flamur, një histori. Gëzuar 28 Nëntorin!

28 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 28 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Arben Fetahu: VLEN-i më ka shumë borxh, pa ASH-në nuk do të ekzistonte

Suad AvdiuBy Suad Avdiu17 Mars, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Zëvendëskryeministri dhe përfaqësuesi i Aleanca për Shqiptarët, Arben Fetahu, ka reaguar ndaj raportimeve të Alsat për gjoja mosmarrëveshje mes tij dhe koalicionit VLEN, duke i cilësuar ato si insinuata dhe duke sfiduar publikisht median që të paraqesë fakte konkrete.

Ja reagimi i plotë:

Në lidhje me lajmin e Alsat për gjoja mosmarrëveshje mes meje dhe koalicionit VLEN, sfidoj publikisht mediumin dhe burimet e tij që të dalin me fakte konkrete dhe t’i shtjellojnë këto insinuata. Le të del e vërteta në shesh e le t’i sqarohet publikut se çfarë “mosmarrëveshjesh” paska këtu.

Nëse me “mosmarrëveshje” nënkuptohet kundërshtimi im ndaj modelit të udhëheqjes së VLEN-it me dy kryetarë, atëherë po, kemi dallime thelbësore.

Ky qëndrim nuk ishte i imi si Arben, por vendim kolektiv dhe unanim i ASH-së, përfshirë deputeten Musa dhe ministrin Aliu. Të dy ata, në mbledhjet e Këshillit Drejtues të ASH-së dhe madje edhe publikisht në media, e kanë quajtur këtë model të papranueshëm për ASH-në dhe kanë thënë se as që meriton të diskutohet propozimi. Se çfarë i ka motivuar ata që brenda nate të pranojnë këtë model, pa debat dhe pa vendim të ri në Këshillin Drejtues të ASH-së nga ku kanë ikur, këtë duhet sqaruar vetë ata.

Unë gjithmonë jam udhëhequr dhe do të vazhdoj të udhëhiqem nga bindjet e mija dhe dhe nga parimet, jo nga interesat e momentit apo kalkulimet e ulëta politike.

Këtë e kam dëshmuar gjatë 10 viteve angazhim në ASH:
Kur u distancova nga hyrja e ASH-së në qeverinë SDSM-BDI nën diktatin e Selës;
Kur si shef i kabinetit të Taravarit bëra çmos që ASH të jetë themeluese e koalicionit VLEN;
Kur, si kryetar i Kuvendit të ASH-së dhe zëvendës-Kryeministër, me zemër të thyer ndava rrugët me mikun tim të ngushtë Taravarin, sepse ai zgjodhi të koalicionojë me BDI-në, duke shpëtuar kështu edhe VLEN-in edhe qeverinë.

Po ky jam edhe sot kur kërkoj që bashkimi i VLEN-it të ndërtohet jo mbi emra të përveçëm, por mbi një vizion të qartë, mbi vlera, parime dhe rregulla të përcaktuara mirë, pa imponim, pa nxitim dhe pa tradhti.

VLEN-i më ka shumë borxh personalisht, por mbi të gjitha, i ka borxh çdo aktivisti dhe çdo votuesi të ASH-së. Pa angazhimin tonë, sot nuk do të ekzistonte VLEN-i. Pa ne, BDI-ja, pa më të voglën dilemë, do të ishte kthyer në pushtet përmes skenarit për zgjedhje të dyfishta. VLEN duhet të jete mirënjohës për këtë.

E vërteta del vetëm me fakte, jo me insinuata. Jam i hapur për çdo debat të bazuar në argumente. Le të pyetën Izet Mexhiti, Bilall Kasami, Bekim Sali dhe Bekim Qoku se çfarë mosmarrëveshje kanë patur ndonjëherë apo kanë sot me mua. Të tjerët që shpikin “mosmarrëveshje” janë thjesht mercenarë dhe tradhtarë.(INA)

Lexuar: 46

Lajme te ngjashme

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

Venera Azizi: 20 vite Skënderbeu krenar në Shkup, vendim me peshë historike i Izet Mexhitit

Alarmante: Në Maqedoni, edhe vajza nën 15 vjeç bëhen nëna – 15 raste vetëm gjatë vitit të kaluar!

Lajmet e fundit

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor, 2026

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

28 Nëntor, 2026

Shiroka-Pula e Kurti krah Begajt e Ramës në ceremoninë solemne të ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë

28 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.