Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor, 2026

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

28 Nëntor, 2026

Shiroka-Pula e Kurti krah Begajt e Ramës në ceremoninë solemne të ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë

28 Nëntor, 2026

Venera Azizi: 20 vite Skënderbeu krenar në Shkup, vendim me peshë historike i Izet Mexhitit

28 Nëntor, 2026

Alarmante: Në Maqedoni, edhe vajza nën 15 vjeç bëhen nëna – 15 raste vetëm gjatë vitit të kaluar!

28 Nëntor, 2026

VLEN: Një flamur, një histori. Gëzuar 28 Nëntorin!

28 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 28 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Robelli akuzon BE-në për standarde të dyfishta: Po hesht për përjashtimin e shqipes në Maqedoni

Suad AvdiuBy Suad Avdiu14 Mars, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Gazetari dhe publicisti Enver Robelli ka kritikuar atë që e cilëson si standard të dyfishtë të Bashkimit Evropian në trajtimin e çështjeve që lidhen me të drejtat e komuniteteve në Ballkanin Perëndimor. Sipas tij, diplomacia evropiane është treguar shumë aktive në mbrojtjen e të drejtave të komunitetit serb në Kosovë, por nuk ka reaguar për tendencat që, sipas tij, synojnë përjashtimin e gjuhës shqipe nga përdorimi institucional në Maqedoninë e Veriut.

Në një shkrim në Facebook të shtunën, Robelli vlerësoi angazhimin e përfaqësuesve evropianë për të drejtat e serbëve në Kosovë, duke theksuar se është “shumë mirë që ndërmjetësi i BE-së, Peter Sorensen, është angazhuar që jeta e qytetarëve serbë të Kosovës të lehtësohet sa më shumë që të jetë e mundur”, duke aluduar te vizita e sotme e diplomatit danez te kryeministri Albin Kurti, ku u dakorduan për të krijuar lehtësira për komunitetin serb në Ligjin për të Huajt.

Ai përmendi gjithashtu reagimet e ambasadorëve të vendeve të mëdha evropiane, duke thënë se është pozitive që diplomacia evropiane po tregon kujdes për të drejtat e pakicës serbe në Kosovë dhe se edhe kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, është treguar e vëmendshme për këtë çështje.

Megjithatë, Robelli theksoi se ekziston “një dallim i madh me heshtjen e BE-së” kur bëhet fjalë për përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet e Maqedonisë së Veriut. Sipas tij, në këtë shtet rreth 30 për qind e popullsisë janë shqiptarë, ndërsa së fundmi është përmendur mundësia që gjobat e trafikut të lëshuara nga policia të jenë vetëm në maqedonisht dhe anglisht, “jo në shqip”.

Së fundmi, Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut refuzoi përdorimin e shqipes në mesazhet për gjoba në trafik.

Robelli thekson se për rreth 3 për qind serbë në Kosovë ka një mobilizim të madh të diplomacisë evropiane, ndërsa për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut mungon reagimi nga qendrat kryesore evropiane.

“Për 3 për qind serbë në Kosovë kemi një mobilizim të madh të krejt diplomacisë evropiane… Por për 30 për qind shqiptarë në Maqedoninë e Veriut a flet ndokush nga Brukseli, Berlini, Parisi apo Shkupi?”, shtron ai pyetjen.

Robelli përmend edhe mungesën e reagimit nga zyrtarë dhe institucione të ndryshme evropiane, duke përfshirë shefen e diplomacisë së BE-së, ambasadorë të vendeve kryesore në Shkup, institucionet e BE-së, por edhe qeveritë në Kosovë e Shqipëri.

“BE mund të jetë kredibile vetëm nëse angazhohet pa dallime për të drejtat e të gjitha komuniteteve joshumicë në Ballkan. Nëse bën përjashtime, atëherë besueshmëria i afrohet zeros”, ka shkruar në fund Robelli.

Lexuar: 47

Lajme te ngjashme

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

Venera Azizi: 20 vite Skënderbeu krenar në Shkup, vendim me peshë historike i Izet Mexhitit

Alarmante: Në Maqedoni, edhe vajza nën 15 vjeç bëhen nëna – 15 raste vetëm gjatë vitit të kaluar!

Lajmet e fundit

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor, 2026

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

28 Nëntor, 2026

Shiroka-Pula e Kurti krah Begajt e Ramës në ceremoninë solemne të ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë

28 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.