Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Gruaja bie nga ballkoni dhe pëson lëndime të rënda – ngrihet aktakuzë ndaj bashkëshortit të saj kosovar në Zvicër

1 Maj, 2026

Beqiri paralajmëron ndërtimin e “Sheshit të Dëshmorëve” në Haraçinë, fton qytetarët në debat publik

1 Maj, 2026

Gruaja e rrahu një burrë në Shkup dhe ia mori çantën me para

1 Maj, 2026

Për 24 orë, rreth 14 mijë udhëtarë kanë kaluar vetëm nga njëri kalim kufitar

1 Maj, 2026

MPB: Shtatë shoferë të ndaluar për drejtim të pakujdesshëm, pesë pa leje drejtimi

1 Maj, 2026

Diaspora dhe Evropa kthejnë sytë nga Likova

1 Maj, 2026

Nis lëvizja e lirë Kosovë-Shqipëri: Hiqen kontrollet në kufi deri në tetor

1 Maj, 2026

Ahmeti: Deklaratat e Kurtit për gjuhën shqipe u përdorën nga antishqiptarët, më gërryente në shpirt

1 Maj, 2026

Mërgimtari 30 vjeçar në Gjermani ndërroi jetë në vendin e punës

1 Maj, 2026

Arrestohet një i dyshuar për mashtrim prej mbi 88.000 euro, premtonte rrejshëm trajtim jashtë shtetit

1 Maj, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 2 Maj
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

BDI edhe me një ‘non-paper’ drejtuar ndërkombëtarëve: Gjykata Kushtetuese po e destabilizon vendin

Suad AvdiuBy Suad Avdiu13 Mars, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ali Ahmeti e aktivizon alarmin tek faktori ndërkombëtar! Përmes një non-paperi të dërguar ambasadave në vend, ai paralajmëron se, sipas dokumentit të cilin e ka siguruar TV24, Gjykata Kushtetuese mund të destabilizojë marrëdhëniet ndëretnike në vend.

Nga BDI në dokument akuzohet se, duke hapur çështje të mbyllura lidhur me të drejtat e shqiptarëve, Gjykata Kushtetuese është shndërruar në një institucion parapolitik, i cili përmes mbivotimit sipas vijave etnike merr vendime me karakter etnik.

Lideri i integristëve, Ahmeti u kërkon përfaqësuesve ndërkombëtarë mbështetje për vendosjen e parimit të Badenterit në votimin e Gjykatës Kushtetuese.

Vendimi i fundit për “Safe City”, shfuqizimi i “balancuesit”, procedura për gjuhën shqipe, si dhe, siç rendit BDI në dokument, rrezikimi i rasteve të Hagës, nga Reçica e Vogël paraqiten si argumente para faktorit ndërkombëtar përse duhet të vendoset Badenteri në Gjykatën Kushtetuese.

Në non-paperin e BDI-së thuhet: “Në shumicën e rasteve votimi zhvillohet sipas vijave etnike, me mungesë të theksuar të argumentimit profesional. Kjo e përforcon bindjen se Gjykata Kushtetuese po shndërrohet në një institucion parapolitik, duke rihapur çështje që prej kohësh janë zgjidhur dhe duke vënë në pikëpyetje vendime dhe ligje të miratuara me shumicë të dyfishtë, pa argumentim profesional dhe pa bazë. Hapja e këtyre çështjeve, pa bazë dhe argumentim profesional, e madje edhe sipas vijave etnike, mund të shkaktojë polarizim të mëtejshëm dhe destabilizim politik e shoqëror”.

BDI tashmë ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, për hedhjen poshtë të iniciativave lidhur me “Safe City”, ndërsa në lojë është edhe një kallëzim penal ndaj Kostadinovskit për rrëzim të rendit kushtetues.

Nga BDI thonë se destabilizimi ndëretnik lidhet edhe me qeverinë e Hristijan Mickoskit, e cila sipas tyre, përmes presionit të fortë, po përgatit shfuqizimin e një numri të madh dispozitash të Ligjit për gjuhën shqipe.

Në dokumentin e BDI-së thuhet gjithashtu: “Për shkak të reagimeve të forta publike, protestave dhe tensioneve të rritura në opinion, seanca u shty me arsyetimin se duhet të mbahet një seancë përgatitore, e cila deri më tani nuk është mbajtur. Në të njëjtin kontekst problematik, Gjykata Kushtetuese ka hapur dhe është marrë edhe me çështje të tjera shumë të ndjeshme, si iniciativa lidhur me ‘rastet e Hagës’, e paraqitur nga Pavle Trajanov. Për ‘rastet e Hagës’ procesi është në vijim dhe pritet që kjo çështje të gjenerojë interes të gjerë publik, pasi ndikon drejtpërdrejt në Ligjin për Amnisti”.

Sipas BDI-së, Gjykata Kushtetuese është shndërruar në një mjet të VMRO-DPMNE-së, gjë që sipas tyre, dëshmohet edhe nga zgjedhja e këshilltarit të kryeministrit, Goce Naumovski, për gjykatës kushtetues.

Përmes këtij non-paperi, Ali Ahmeti thekson se qëllimi i BDI-së mbetet ruajtja e karakterit unitar të shtetit me respektimin e Marrëveshjes së Ohrit. Sipas tij, për këtë është e domosdoshme: zgjedhja e një qeverie me parimin e Badenterit, shumicë e dyfishtë në vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese, decentralizimi, si dhe procesi i vettingut.

Lexuar: 120

Lajme te ngjashme

Beqiri paralajmëron ndërtimin e “Sheshit të Dëshmorëve” në Haraçinë, fton qytetarët në debat publik

Gruaja e rrahu një burrë në Shkup dhe ia mori çantën me para

Për 24 orë, rreth 14 mijë udhëtarë kanë kaluar vetëm nga njëri kalim kufitar

MPB: Shtatë shoferë të ndaluar për drejtim të pakujdesshëm, pesë pa leje drejtimi

Diaspora dhe Evropa kthejnë sytë nga Likova

Ahmeti: Deklaratat e Kurtit për gjuhën shqipe u përdorën nga antishqiptarët, më gërryente në shpirt

Lajmet e fundit

Gruaja bie nga ballkoni dhe pëson lëndime të rënda – ngrihet aktakuzë ndaj bashkëshortit të saj kosovar në Zvicër

1 Maj, 2026

Beqiri paralajmëron ndërtimin e “Sheshit të Dëshmorëve” në Haraçinë, fton qytetarët në debat publik

1 Maj, 2026

Gruaja e rrahu një burrë në Shkup dhe ia mori çantën me para

1 Maj, 2026

Për 24 orë, rreth 14 mijë udhëtarë kanë kaluar vetëm nga njëri kalim kufitar

1 Maj, 2026

MPB: Shtatë shoferë të ndaluar për drejtim të pakujdesshëm, pesë pa leje drejtimi

1 Maj, 2026

Diaspora dhe Evropa kthejnë sytë nga Likova

1 Maj, 2026

Nis lëvizja e lirë Kosovë-Shqipëri: Hiqen kontrollet në kufi deri në tetor

1 Maj, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.