Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor, 2026

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

28 Nëntor, 2026

Shiroka-Pula e Kurti krah Begajt e Ramës në ceremoninë solemne të ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë

28 Nëntor, 2026

Venera Azizi: 20 vite Skënderbeu krenar në Shkup, vendim me peshë historike i Izet Mexhitit

28 Nëntor, 2026

Alarmante: Në Maqedoni, edhe vajza nën 15 vjeç bëhen nëna – 15 raste vetëm gjatë vitit të kaluar!

28 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 28 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Bashkimi Demokratik për Integrim: Qeveria në heshtje për rritjen e çmimeve, kërkohen masa urgjente për mbrojtjen e qytetarëve

Suad AvdiuBy Suad Avdiu13 Mars, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj rritjes së vazhdueshme të çmimeve të produkteve bazë dhe derivateve të naftës, duke kritikuar institucionet për mungesë reagimi dhe masash konkrete informon Tetovasot

Sipas kumtesës së BDI-së, prej një jave qytetarët po përballen me një rritje të vazhdueshme të çmimeve, ndërsa Ministria e Ekonomisë dhe qeveria kanë qëndruar në heshtje pa ndërmarrë hapa për të zbutur presionin mbi buxhetet familjare.

Nga kjo parti thonë se nga e hëna pritet edhe një rritje e re e çmimeve të derivateve të naftës, e cila pritet të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e kostos së transportit, ushqimit dhe shërbimeve.

“Në një situatë të tillë roli i institucioneve është të veprojnë. Deri tani nuk kemi parë as plan, as masa për stabilizimin e tregut dhe mbrojtjen e fuqisë blerëse të qytetarëve”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Nga kjo parti theksojnë se ekzistojnë disa masa të menjëhershme që mund të ndërmerren për të përballuar situatën ekonomike:

Rritje lineare e pagave prej 3500 denarësh duke filluar nga paga e muajit mars.

Ngrirje e përkohshme e çmimeve për produktet bazë ushqimore.

Aktivizim i rezervave shtetërore të naftës për të amortizuar goditjen e tregut.

Vauçer prej 3000 denarësh për punonjësit që punojnë jashtë vendbanimit të tyre, për të kompensuar rritjen e kostos së transportit.

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim theksojnë se këto janë masa të realizueshme që mund të ndërmerren menjëherë nëse ekziston vullnet institucional.

“Qytetarët kanë nevojë për reagim të shpejtë dhe politika ekonomike që i mbrojnë në kohë krize. Heshtja institucionale nuk është përgjigje për rritjen e çmimeve”, thuhet në fund të kumtesës.

Reagimi i plote:

Prej një jave qytetarët përballen me një rritje të vazhdueshme të çmimeve të produkteve bazë dhe të derivateve të naftës. Në këtë periudhë, Ministria e Ekonomisë dhe Qeveria ka qëndruar në heshtje, pa asnjë masë konkrete për të zbutur presionin mbi buxhetet familjare.

Nga e hëna pritet një rritje e re e çmimeve të derivateve. Kjo do të ketë efekt të drejtpërdrejtë në çmimet e transportit, të ushqimit dhe të shërbimeve, duke e rritur më tej koston e jetesës për qytetarët dhe për bizneset.

Në një situatë të tillë, roli i institucioneve është të veprojnë. Deri tani nuk kemi parë as plan, as masa për stabilizimin e tregut dhe mbrojtjen e fuqisë blerëse të qytetarëve.

Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron se ekzistojnë hapa të menjëhershëm që mund të ndërmerren:

– Rritje lineare e pagave prej 3500 denarë, duke filluar me pagat e muajit mars.
– Ngrirje e përkohshme e çmimeve për produktet bazë ushqimore.
– Aktivizim i rezervave shtetërore të naftës, të cilat janë blerë me çmim më të ulët se 70 denarë për litër, për të amortizuar goditjen e tregut.
– Vauçer prej 3000 denarësh për punonjësit që punojnë jashtë vendbanimit të tyre, për të kompensuar rritjen e kostos së transportit.

Këto janë masa të realizueshme që mund të ndërmerren menjëherë nëse ekziston vullnet institucional.

Qytetarët kanë nevojë për reagim të shpejtë dhe politika ekonomike që i mbrojnë në kohë krize. Heshtja institucionale nuk është përgjigje për rritjen e çmimeve

Lexuar: 46

Lajme te ngjashme

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

Venera Azizi: 20 vite Skënderbeu krenar në Shkup, vendim me peshë historike i Izet Mexhitit

Lajmet e fundit

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor, 2026

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

28 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.