Dy gra nga Kumanova janë lënduar në një aksident trafiku, ndërsa janë dëmtuar edhe tre automjete të parkuara. Njëra prej tyre ka marrë lëndime më të rënda, pasi mbrëmë janë përplasur në rrugën “Tode Dumba”.
Gjatë përplasjes janë dëmtuar edhe tre automjete të parkuara.
– Më 08.03.2026 rreth orës 23:50 në SPB Kumanovë është raportuar se në rrugën “Tode Dumba” në Kumanovë ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti të pasagjerëve “Volkswagen” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga 28-vjeçarja K.P., dhe një automjeti të pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga 29-vjeçarja A.N. nga Kumanova, ndërsa gjatë aksidentit janë goditur edhe tre automjete të tjera të parkuara, informojnë nga Sektori për Punë të Brendshme.
Sipas policisë, në aksident K.P. ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa A.N. ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës.
– Është kryer këqyrje nga ekipi hetimor i SPB Kumanovë, thuhet në njoftim./Kumanovski Muhabeti

