Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Rusia mund të ketë humbur 700 mijë ushtarë në Ukrainë

23 Nëntor, 2026

Shqipëria e përfshirë në sulmin kundër anijes ruse në Libi? Reagon Ministria e Jashtme

23 Nëntor, 2026

Vuçiq: Nëse tentojnë të më arrestojnë, do të hyjë në grevë urie – në sekondë një milion njerëz dalin në rrugë

23 Nëntor, 2026

Endrit Azemi dërgohet në qeli për një muaj, zbulohet dosja e Prokurorisë për mashtrimin

23 Nëntor, 2026

Policët në Bllacë, dyshohet se morën ryshfet për të lejuar hyrjen e 2 shtetasve turq

23 Nëntor, 2026

Themelohet Komitetit Kombëtar për Mbrojtjen e Gazetarëve, kërkohet siguri dhe liri në ushtrimin e profesionit

23 Nëntor, 2026

Nga mesnata ulen çmimet e naftës dhe benzinës

23 Nëntor, 2026

Mbretëria e Bashkuar në krah të reformave në drejtësi: Shasivari dhe ambasadorja Sivagnanam me zotim për sundim më të fortë të ligjit

23 Nëntor, 2026

5 vjet nga tragjedia në Bullgari, 45 jetë njerëzish u shuan, dënimi 20 muaj burg dhe 13 mijë euro gjobë!

23 Nëntor, 2026

Me 2,12 promilë alkool në gjak, shkakton dy aksidente dhe ikën nga vendngjarja

23 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 23 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Jurisprudenca vetëm në maqedonisht, Bashkim Selmani: Ministrat kanë qenë shqiptarë, dikush nuk i ka kryer obligimet

Suad AvdiuBy Suad Avdiu3 Shkurt, 2026 Maqedoni Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut u është mohuar e drejta kushtetuese që provimin e jurisprudencës ta mbajnë në gjuhën shqipe. Kështu tha për Portalb.mk profesori universitar i juridikut, Bashkim Selmani përmes një bisede sqaroi dobësitë e sistemit të cilat kanë bërë që sot 385 studentë të kërkojnë përmes peticionit që ky provim të mbahet në gjuhën shqipe.

Selmani thotë se gjuha shqipe është kategori kushtetuese dhe Ligji për përdorimin e gjuhëve e mundësojnë që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në gjuhën shqipe.

“Fatkeqësisht kjo e drejtë u është mohuar studentëve shqiptarë pa të drejtë për arsye se gjuha shqipe është zyrtare gjithë aty ku flitet dhe komunikohet në gjuhën shqipe dhe shteti është i detyruar t’i përshtatet të drejtës ligjore”, tha Selmani.

Ai thotë se ky diskriminim është bërë në bazë gjuhësore dhe është cenim i barazisë para ligjit.

Megjithatë ai kritikon se ka pasur neglizhencë të ekspertëve gjuhësorë dhe subjeketeve, pasi me sjelljen e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, i njëjti ligj për gjuhën shqipe duhej të përfshihej edhe në ligjet tjera.

Për arsye, ai thotë se ligji i gjuhëve nuk përfshi edhe në sistemin gjyqësor dhe kjo e ka vështirësuar ushtrimin e të drejtës gjuhësore.

Ai thotë se ministrat e drejtësisë kanë qenë shqiptarë, dhe se nuk e kanë kryer këtë detyrim ashtu siç e parasheh kushtetuta dhe ligji.

“Institucionet, në këtë rast Ministria e Drejtësisë mban një përgjegjësi jashtëzakonisht të lartë dhe janë të detyruara tu mundësojnë dhënien e provimit në gjuhën shqipe, të harmonizohen aktet nënligjore me kushtetutë dhe ligjin për gjuhë dhe të garantohet barazi reale dhe jo formale në sistemin e drejtësisë. Drejtësia nuk matet vetëm me ligje, por me barazi dhe qasje reale. Pa gjuhën shqipe në provimin e gjyqësorit nuk ka drejtësi gjithëpërfshirëse dhe as shtet multietnik”, tha Selmani.

Ai thotë se mos ofrimi i provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe ndikon direkt edhe në Akademinë për Prokurorë dhe Gjykatës.

“Nëse merret për bazë dëmi që është shkaktuar do të shohim në emërimet e fundit prej 120 studentëve maqedonas 1 ose 2 janë shqiptarë, për sa i përket emërimeve është 19 me 1, sa u përket bashkëpunëtorëve profesionalë është 19 me 1, sa u përket praktikantëve e kështu me radhë, pra shqiptarët nuk kanë qasje në sistemin gjyqësor”, tha Selmani.

Ai thotë se pasi gjuha shqipe të zbatohet në proceset e lartpërmendura, faza e dytë është edhe mbajtja e seancave gjyqësore në shqip.

“Ne kemi raste kur i gjithë trupi gjykues janë shqiptarë ndërsa procedurat mbahen në gjuhën maqedonase. Detyrimisht duhet aty ku është 20% i paraparë në bazë të aspektit ligjor, të gjitha seancat dhe zhvillimet kanë të drejtë të zhvillohen në gjuhën shqipe”, tha Selmani.

Profesori thotë se sistemi i drejtësisë është baza me të cilën funksionojnë të gjitha të drejtat dhe detyrimet, dhe nëse neglizhohet ajo pse vendi të pretendojë Bashkimin Evropian.

“Janë disa procese me të cilat detyrimisht duhet të ndërhyhet dhe të mundësohet që studentët të japin provimin e gjyqësorit në gjuhën shqipe, provimin e përmbaruesit dhe provimin e noterëve, sepse është kategori kushtetuese”, përfundoi Selmani.

Kujtojmë se së fundmi 385 studentë shqiptarë nga tre fakultete të juridikut (UT, UEJL, UNT) në Maqedoninë e Veriut përmes një peticioni kërkojnë nga institucionet që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në gjuhën shqipe, në gjuhën në të cilën i kryejnë studimet, pasi siç thonë, u takon me ligj. Megjithatë, deri tani institucionet nuk janë prononcuar për këtë çështje.

Propozim-ligj i cili do të mundësonte dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe ishte gati në vitin 2024, por me ndryshimin e përbërjes parlamentare dhe qeverisë së re, e njëjta u hoq nga agjenda e kuvendit dhe s’u përmend fare nga qeveria aktuale.

Në Ligjin për Provimin e Jurisprudencës nuk ekziston dispozitë ligjore në të cilin thuhet se ky provim mund të mbahet vetëm në gjuhë maqedonase.

Ndërkaq, neni 2 i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve thotë se “institucionet e qeverisjes shtetërore duhet të mundësojnë përdorim të gjuhëve tjera zyrtare të cilat fliten nga më së paku 20% e qytetarëve”, që është gjuha shqipe.

Neni 2 dhe neni 5 i këtij ligji thotë se “institucionet janë të obliguara të mundësojnë përdorim të gjuhës shqipe në të gjitha procedurat para gjykatave dhe organeve tjera shtetërore”. Kjo do të thotë se në qoftë se ligji për provimin e jurisprudencës nuk e kufizon dhënien e këtij provimi vetëm në gjuhën maqedone, duhet të mundësohet edhe në gjuhën shqipe.

Ligji për Zbatimin e Gjuhëve ka hyrë në fuqi në vitin 2019, nga atëherë janë ndërruar katër ministra të drejtësisë, edhe atë Bojan Mariçiq, Nikolla Tupançevski, Krenar Lloga dhe aktualisht është Igor Filkov. Në vitet paraprake edhe kur s’ka pasur ministër shqiptar, zëvendësi ka qenë i përkatësisë shqiptare.

Lexuar: 76

Lajme te ngjashme

Policët në Bllacë, dyshohet se morën ryshfet për të lejuar hyrjen e 2 shtetasve turq

Themelohet Komitetit Kombëtar për Mbrojtjen e Gazetarëve, kërkohet siguri dhe liri në ushtrimin e profesionit

Nga mesnata ulen çmimet e naftës dhe benzinës

Mbretëria e Bashkuar në krah të reformave në drejtësi: Shasivari dhe ambasadorja Sivagnanam me zotim për sundim më të fortë të ligjit

5 vjet nga tragjedia në Bullgari, 45 jetë njerëzish u shuan, dënimi 20 muaj burg dhe 13 mijë euro gjobë!

Me 2,12 promilë alkool në gjak, shkakton dy aksidente dhe ikën nga vendngjarja

Lajmet e fundit

Rusia mund të ketë humbur 700 mijë ushtarë në Ukrainë

23 Nëntor, 2026

Shqipëria e përfshirë në sulmin kundër anijes ruse në Libi? Reagon Ministria e Jashtme

23 Nëntor, 2026

Vuçiq: Nëse tentojnë të më arrestojnë, do të hyjë në grevë urie – në sekondë një milion njerëz dalin në rrugë

23 Nëntor, 2026

Endrit Azemi dërgohet në qeli për një muaj, zbulohet dosja e Prokurorisë për mashtrimin

23 Nëntor, 2026

Policët në Bllacë, dyshohet se morën ryshfet për të lejuar hyrjen e 2 shtetasve turq

23 Nëntor, 2026

Themelohet Komitetit Kombëtar për Mbrojtjen e Gazetarëve, kërkohet siguri dhe liri në ushtrimin e profesionit

23 Nëntor, 2026

Nga mesnata ulen çmimet e naftës dhe benzinës

23 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.