Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor, 2026

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

28 Nëntor, 2026

Shiroka-Pula e Kurti krah Begajt e Ramës në ceremoninë solemne të ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë

28 Nëntor, 2026

Venera Azizi: 20 vite Skënderbeu krenar në Shkup, vendim me peshë historike i Izet Mexhitit

28 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 28 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Kamerat do të kapin edhe shoferët që hedhin bishta cigaresh

Suad AvdiuBy Suad Avdiu22 Dhjetor, 2025 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Iniciativa qytetare “Për një Maqedoni më të pastër” ka nisur një nismë për vendosjen e detektimit dhe ndëshkimit automatik të hedhjes së bishtave të cigareve dhe mbeturinave nga automjetet, përmes sistemit “Qytet i Sigurt”, me qëllim uljen e ndotjes dhe rritjen e ndërgjegjësimit ekologjik publik.
Nga iniciativa theksojnë se hedhja e bishtave të cigareve dhe mbeturinave nga automjetet prej vitesh paraqet një problem serioz në vend, si nga aspekti i ndotjes ashtu edhe nga ai i sigurisë publike. Sipas tyre, vendosja e sanksioneve automatike do të çojë në një ndryshim të shpejtë të zakoneve të qytetarëve, gjë që konfirmohet edhe nga studime të shumta ndërkombëtare.
INICIATIVA “PËR NJË MAQEDONI MË TË PASTËR”
“Ky është një ndryshim i vogël sistemik, por me përfitime të mëdha. Kur shkeljet detektohen dhe ndëshkohen automatikisht, qytetarët shumë më shpejt e ndryshojnë sjelljen”.
Sipas tyre, teknologjikisht është e mundur që sistemi të përmirësohet me një algoritëm për njohjen e hedhjes së objekteve nga automjetet, praktikë që tashmë aplikohet në disa qytete evropiane. Nga iniciativa “Për një Maqedoni më të pastër” sqarojnë se bishtat e cigareve janë lloji më i shpeshtë i mbeturinave në rrugë, trotuare dhe përgjatë rrugëve. Një bisht cigareje përmban substanca toksike si nikotina, plumbi dhe arseniku, ndërsa për t’u dekompozuar plotësisht nevojiten deri në 10 vjet. Për më tepër, fijet mikroplastike nga filtrat përfundojnë në tokë dhe ujëra, duke shkaktuar ndotje afatgjatë.
INICIATIVA “PËR NJË MAQEDONI MË TË PASTËR”
“Hedhja e bishtave të cigareve nga automjetet, sidomos gjatë lëvizjes, mund të shkaktojë zjarre serioze pyjore, të cilat çdo vit shkaktojnë dëme të mëdha në natyrë, pronë dhe në sigurinë e qytetarëve”.
Iniciativa “Për një Maqedoni më të pastër” thekson se vendosja e detektimit dhe ndëshkimit automatik do të kontribuojë në uljen e ndotjes, zvogëlimin e numrit të zjarreve, rritjen e disiplinës në komunikacion dhe zhvillimin e një shoqërie më të përgjegjshme dhe moderne. /SHENJA/
Lexuar: 44

Lajme te ngjashme

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

Lajmet e fundit

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.